Çelebiu humbet torùan kur mëson nga Iskenderi se Xhemreja ka arritur t’a marrë Gyneshin e të largohet me të. Për atë natë, Iskenderi e ndalon Çelebiun që të mos i shkojë Xhemresë në shtëpi por mëngjesin e të nesërmes, nuk e ndalon dot. Ai mbin në shtëpinë e tyre me fúri të madhe, duke bástisur vendin e duke ushtruar dhùnë mbi Xhemrenë, para syve të Gyneshit që trónditet e tëra. Për fat, ardhjen e Çelebiut e shikon úshtári i vogël i lagjes, i cili lajmëron menjëherë Omerin dhe Ryjanë.
Gjatë kohës që Ryjaja dhe Omeri nxitojnë për tek Xhemreja, Çelebiu ka hequr dorë nga dhùna që po ushtronte, sepse Gyneshi nuk pranoi të rikthehej në shtëpinë e tij. Për të mos u bërë i kèq me të bijën, ai nuk e dètyron Gyneshin për t’u rikthyer por del nga shtëpia Xhemresë duke iu betuar asaj se nuk do arrijë të kujdeset dot për vajzën e tyre. Sapo mbërrin Omeri me Ryjanë, Çelebiu i betohet kësaj të fundit se do e bëjë të pàguajë për gjithçka që i ka shkaktuar, bashkë me Tomrisin, Çiçekun dhe Xhemrenë.
Omeri nxiton t’a largojë Gyneshin nga shtëpia, për shkak të gjendjes së Xhemresë, ndërsa Ryjaja qàn bashkë me Xhemrenë, duke iu betuar se kjo ishte hera e fundit që ai arrin t’a prekë me dorë. Ozani gjithashtu mëson mbi ngjarjen e bùjshme të atij mëngjesi por nuk bën dot gjë për Xhemrenë, veçse gjen një mace për të lumturuar sadopak Gyneshin. Paralèlisht, ai mëngjes do jetë i bùjshëm edhe për Iskenderin, i cili kërkon një shpjegim nga nëna e tij por ajo vazhdon si të mos kishte ndodhur asgjë.
I ndjerë mëse i trádhtuar që nuk i kanë treguar asgjë për bírësimin e Çelebiut, Iskenderi pyet se kur e kishin menduar t’i tregonin atij të vërtetën por Hylja pa próblem përgjigjet duke thënë ‘asnjëherë’. Teksa flasin për Çelebiun, ai merr një ofertë për t’u rikthyer në kándidaturën e tij si kryebàshkiak por e refuzon, duke thënë se nuk dëshiron të duket sikur e ka rrëfyer historinë e tij për të përfítuar. Gjatë asaj kohe, gruaja e tij ende lígjore, Xhemreja, kupton se nuk e dërgon dot në shkollë të bijën, pasi ende nuk është paguar semestri i dytë, që ka një çmim marràmendës.