Për hir të kohëve të vjetra kur ende e konsideronte motër Çiçekun, Ryja pranon të bëhet avòkatja e saj dhe nxiton për të shkuar në kòmisariat. Para Ryjasë, Çiçeku duhet të rrëfejë çdo detaj dhe ndodhi të natës kur u vrà Bylenti, dhe ajo pranon, por nuk pranon t’i hedhin fàjin Iskenderit, për të shpëtuar veten. Çiçeku shpreh zhgènjim nga Ryja që po kërkon diçka të tillë dhe i thotë asaj me bindje të plotë se ajo nuk do e trajtonte situatën njësoj, nëse jetën do ia kishte shpëtuar dikush tjetër dhe jo Iskenderi.
Sipas Çiçekut, Ryja do e trajtonte si hèro dikë tjetër që do kishte vràrè vetëm për t’a shpëtuar atë, ndërsa Iskenderin po e trajton vetëm si vràsès që duhet dènuar sa më gjatë. E ndjerë në fàj, Ryja pranon që t’a zgjidhin situatën pa e rènduar më tepër Iskenderin. Hylja, nëna e tij, është e dètyruar të pranojë një bashkëpunim mes tyre, që t’i përcjellë Iskenderit një deklaratë të sàjuar, se si ai duhet t’a bëjë rrëfimin, në mënyrë që rrëfimi tij dhe i Çiçekut të jetë i njëjtë, në një version jo të vërtetë, që ato të mos akùzohen.
Çiçeku dhe Iskenderi e kryjnë me sukses rrëfimin e tyre dhe Çiçeku lihet e lìrë menjëherë, pa pasur arsye të mbahet në kòmisariat, ndryshe nga Iskenderi, që vazhdon të mbahet aty. Pas asaj dite të lodhshme, Ryja ka nevojë të kthehet në shtëpi dhe në atë rrugë e shoqëron Serkani, i cili do gjejë rastin t’i shprehë asaj dashurinë që ndjen për të, pa pritur gjë në këmbim. Serkani kërkon vetëm të mirën e saj, ndaj dhe i sugjeron që t’a pranojë ofertën e punës për në qytetin tjetër, për në Izmir.
Ryja e pranon dhe këtë ia thotë edhe Omerit, por Omeri sërish nuk reagon aspak për t’a ndaluar. Paralèlisht, shoqja saj e sapolìruar, Çiçeku, kthehet në shtëpi bashkë me Tomrisin, ku i pret Atlasi, mëse i lumtur. Tomrisi dëgjon një bisedë mes tyre, teksa Çiçeku i premton Atlasit se do e vizitojnë sëbashku Iskenderin, ndaj dhe i del kùndër. Ajo i sqaron se nuk do t’a rrisë nipin me vràsèsin e vajzës së saj, por Çiçeku provon të kùndërshtojë. Tomrisi nuk e lejon të kùndërshtojë, por vetëm shpreh mirëkuptim për mirënjohjen që ajo ndjen ndaj Iskenderit.