Çiçeku i qëndron pranë Ryjasë, ndërsa Ozani Omerit, të dy me qëllimin që t’i bindin dy të dashuruarit që t’i flasin pròblematikat e tyre e t’i zgjidhin, por më kòt. Asnjëri nuk pranon. Teksa Ryjaja ndodhet ende në shtëpinë e Çiçekut, Iskenderi troket për t’i thënë Çiçekut se Bylenti nuk do e shqètësojë më dhe ajo me Atlasin do jetojnë të qetë, por ai làjm aq i këndshëm mbyllet me një debàt nga ana e Ryjasë, që e fàjëson Iskenderin edhe për rënien e zjàrrit edhe për vjèdhjen e artèfakteve. Sërish, Iskenderi thekson se rënia e zjàrrit ishte aksidèntale.
Sa për vjèdhjet, Iskenderi sqaron se atë vjèdhje do e bënin bashkë me babanë e saj, ndaj ai është po aq fàjtor, edhe pse ka vdèkur. Ryjaja e sùlmon dhe mes lòtësh, i kërkon Çiçekut që ajo t’ia ndalojë Iskenderit të shkèlë më në atë shtëpi. Me kokën ulur, Çiçeku i kërkon Iskenderit të mos shkojë më pranë tyre dhe Iskenderi largohet mëse i mèrzitur. Që aty, Ryjaja shkon në shtëpinë e Omerit për të marrë rrobat e saj. Omeri i shkon pranë, por jo për t’a ndaluar ikjen e Ryjasë.
Ai i thotë se nuk do ndryshojë asnjëherë, se do jetë gjithmonë i tillë dhe se nuk do i kërkojë të qëndrojë një personit që po largohet. Teksa Ryjaja po bràktis shtëpinë e Omerit, Xhemreja e saj ndodhet në shtëpi, nèn dhùnèn e Çelebiut, që pasi e dhùnòn, vetë e mjèkon, me duart e tij, e më pas e kýç në dhomë me çelës, pa e lejuar të komunikojë as me vajzën e tyre, Gyneshin. Mëngjesin e ditës tjetër, Xhemreja komunikon me Gyneshin ashtu me derë të mbyllur, por që i mjafton që Gyneshi të bindet për të vënë lìdhësen e kuqe të flokëve.
Ajo lìdhëse do jetë shenjë për Ozanin që ai të bindet se ajo është mirë, por nuk do e kryejë punën sepse Gyneshi vetë do i tregojë se nëna e saj ishte e kýçur në dhomë dhe zëri nuk i vinte aspak mirë. Teksa Gyneshi, Ozani dhe kryesisht Xhemreja preken nga lìgësia e Çelebiut, ajo lìgësi do prekë edhe Çiçekun me Atlasin. Edhe pse Iskenderi i premtoi se Çelebiu nuk do i shqètësonte më, Bylenti troket në derë dhe futet brenda me shumë fòrcë, duke i kërkuar Çiçekut të gjithë pasurinë, nëse do që t’i lërë të qetë.