Tomris shkon pranë Xhemresë, duke iu betuar se Çelebiu nuk di asgjë që ajo ndodhet aty dhe duke i kërkuar që t’i tregojë nga e para fytyrën e vërtetë të tij. Çdo fjalë të Xhemresë, Tomrisi e beson dhe kujton se dy dekada më parë, Çelebiu i ka shkuar asaj në spítal me të dashurën që ka pasur asokohe, sepse gjòja ajo kishte rënë nga një kat i lartë. Ajo alùdon se pikërisht ai mund të jetë rasti për t’a zènë gàbim atë, nëse ai e ka gènjyer dhe nëse asaj vajze i ka ushtruar të njëjtën dhùnë mànjakërie, njësoj si Xhemresë.
Ato entuziasmohen nga idea se mund t’a kàpin diku Çelebiun, ndaj dhe largohen menjëherë për të bërë kërkimet e duhura. Teksa shoferi dhe krahu i djathtë i Çelebiut, Adnani ndodhet në lagjen e tyre, Tomrisi largohet me Omerin dhe Ryjanë. Ai i shikon, lajmëron Çelebiun dhe vazhdon kërkimet për Xhemrenë. Në ato momente, Xhemreja telefonon prònaren e saj për t’i treguar si qëndron e vërteta që nuk ka shkuar dot në punë. Ajo e mirëkupton dhe kur Adnani e pyet me fotografi në dorë nëse e ka parë Xhemrenë, ajo e mohon.
Në ato momente, Çelebiu ndodhet në shtëpi me vajzën e tij, Gyneshin, e cila i tregon përrallën që po lexon, mbi një kangur të bràktisur. Edhe pse thjesht një përrallë, Çelebiu ndikohet shumë kèq, ia ndalon Gyneshit të lexojë të tilla gjëra dhe del fare nga shtëpia sepse nuk mbushet dot me frymë. Teksa ndodhet në kompani, atë e telefonon Bylenti, i cili e bind për një takim. Çelebiu nuk ndikohet nga fjalët e Bylentit në takim, gjòja se Shimali po e tràdhton me Aliun, por e konfuzon mjaftueshëm sa ai të bëjë kërkime për atë detaj.
Sakaq, Aliu rrèmbèhet në mënyrë të paprítur nga Iskenderi, pa e parë askush, edhe pse në mes të rrugës. Paralèlisht, Tomrisi që po bën kërkime në spìtal, gjen dòsjen e të dashurës së dikurshme të Çelebiut, që quhet Esen. Me këshillimin e një tjetër dòktoreshe, ato bien dakord se pacíentja nuk mund të jetë lénduar vetë me ato traùma në kokë e trup, por dikush i ka ushtruar dhùnë. Tomrisi kthehet në shtëpi me dósjen e Esinit në dorë, në një kohë që Xhemreja me Ozanin zbulojnë se lígjërisht, Esini është gruaja e Adnanit. Në shtëpi, Tomrisi në mënyrë shòkuese përballet me Çelebiun.