Ryjaja vazhdon të kërkojë punë, derisa merr një telefonatë nga një kompani, që e pranon për të dhënë intervistën. Ajo çuditet por edhe gëzohet kur shikon se në krye të asaj kompanie është një mik i saj nga universiteti. Ai quhet Serkan dhe e merr në punë, që atë ditë. Ndërkohë, Xhemreja po kërkon një shtëpi me qera ku do jetojë bashkë me Ryjanë. Ajo pàndeh të ketë gjetur idealen, që e përballon dhe ka mjaft kushte të mira, por dètyrohet të mos e nènshkruajë kontratën dhe të largohet, pasi Çiçeku e lajmëron për arrèstimin e Tomrisit.
Tomrisi mëson se është arrèstuar për faktin që ka gènjyer duke vàrrosur vajzën e saj në një vàrr, guri i të cilit mbante emrin e Çiçekut që gjatë asaj kohe ka jetuar me Tomrisin. Ajo e kupton se kësaj rradhe e ka të vèshtirë të shpëtojë, prandaj thërret menjëherë avòkatin. Gjëja e parë që bën në praninë e avòkatit, është firmosja e të gjithë dokumentave që i ka kërkuar të përgatisë, ndërmjet të cilave do vërtetohet se e gjithë pasuria dhe pronat e Tomrisit, do kalojnë në emër të Çiçekut. Kjo e fundit, shòkohet kur e mëson se çfarë ka bërë Tomrisi.
Ajo i kujton se Aliu dëshiron të kthehen në Antàlja dhe ka plane me të, ndërsa Tomrisi i thekson se ato mund të jetojnë si të duan në shtëpinë e saj, që gjithashtu po e kalon në emër të Çiçekut, mjafton që të kujdeset për Atlasin, të cilin ia lë amanet. Pavàrësisht situatës me plot kushte që ofron Tomrisi, Aliu ngulmon se kjo nuk është jeta tyre dhe duhet të largohen. Madje ai e lèndon Çiçekun, duke i thënë se asaj i është kthyer në fìksim Atlasi, sepse mendon që nuk do ketë dot vetë fëmijë. Në fund të asaj bisede të ashpèr, ai vendos kushtin e tij.
Me dy biletat për largimin e menjëhershëm në Antàlja, ai i kërkon të zgjedhë mes tij dhe Atlasit. Ashtu si Çiçeku, atë natë do shòkohet edhe Xhemreja, por në një formë më të rèndë. Ajo dëgjon Zonjën që i tregon Gyneshit se ka pasur dikur një vajzë si ajo, dhe pas atij rrëfimi para Gyneshit, Zonja i tregon Xhemresë historinë e llàhtarshme të jetës së saj. Ish bashkëshorti nuk e pranonte që ajo të divòrcohej prej tij por pasi ajo tregoi vendosmëri dhe e divòrcoi, ai e lèndoi duke vràrè pikërisht vajzën e tyre.