Flakët e fatit/ Xhemreja nuk ja del të mbajë vajzën e saj

Çelebiu shkon vetë të dërgojë pranë Xhemresë vajzën e tij, Gyneshin, duke qenë mëse i bindur se Gyneshi nuk do ambjentohet aspak në kushtet poshtë mìnimales që Xhemreja ka. Që aty, Çelebiu shkon pranë Iskenderit sepse është publikuar làjmi për të. Iskenderi është mjaftueshëm i xhìndosur dhe nuk i duhen aspak krìtikat e Çelebiut që i thekson se nuk duhet të tregojë mëshìrë për njerëzit. Iskenderi ngulmon se e ka bërë që Atlasi të mos përfundonte tek Bylenti ndërsa Çelebiu thotë se një baba si Bylenti nuk e fiton kurrë kùjdestarinë e fëmijës për sa kohë që nëna fëmijës është gjàllë.

Ato fjalë e bëjnë Iskenderin të mendojë shumë copëza nga ngjarje të ndodhura njëpasnjë, që prej rënies së zjàrrit të madh. Për të konfirmuar dýshimet që ka në kokë, ai thërret Çiçekun, e cila vijon të jetojë me idèntitetin e Shimalit. Iskenderi e thërret Çiçekun, për t’i bërë asaj disa pyetje që në dukje janë të thjeshta dhe të kòta, por që përgjigjet ia di vetëm Shimali, ndaj Çiçeku ngec dhe ai e kupton se nuk është ajo. Iskenderi kërkon të dijë kush fshìhet poshtë màskës por ajo refuzon të zbulohet.

Rezìstenca Çiçekut zgjat derisa Iskenderi i drejtohet dhomës ku po mbahet Aliu, duke thënë se është i gatshëm t’a vràsè atë, nëse ajo nuk do e heqë màskën. Pasi e heq, Iskenderi shtànget me minuta të tëra, derisa ajo rinis t’a akùzojë se ia ka marrë gjysmën e fytyrës me shtýrjen në zjàrr. Iskenderi, ende i turbùlluar, e mbron veten duke i dhënë rastin konkret se çfarë bën njeriu nga frìka e vdèkjes. Por Iskenderi nuk mjaftohet me aq. Atij i duhet një deklaratë publike nga vetë Çiçeku, se ajo është në jetë dhe ai nuk është fàjtor për zjàrrin.

Çiçeku këtë refuzon t’a bëjë ende më me ngulmim por Iskenderi futet në dhomën ku mban pèng Aliun dhe ndërmjet derës trànsparente i ofron Çiçekut pamjen e dhùnimit të Aliut, derisa ajo të vendosë të pranojë. Sakaq, Gyneshi që ndodhet në shtëpinë e Xhemresë, jo vetëm që nuk i pëlqen ushqimi dhe ambjenti por edhe frìkësohet nga disa zhurma gjatë natës. Ajo zgjohet duke qarë dhe kërkon babanë e saj, të cilin Xhemreja dètyrohet t’a thërrasë. Çelebiu shkon t’a marrë me një buzëqeshje të shtìrur dhe duke e ftuar Xhemrenë të shkojë me to, sepse e di mjaft mirë që ajo do refuzojë dhe do bjerë në sytë e Gyneshit.