G-Bani habit me deklaratën për Gjestin pas daljes nga BBVA: “Njeriu i vetëm që…”

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania”, G Bani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për Gjestin pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Në një postim në Instagram, G Bani falënderon publikisht Gjestin për mbështetjen e tij gjatë kohës në shtëpi dhe ndan me ndjekësit informacionin mbi gjendjen shëndetësore të babait të tij.

Ai ka sqaruar se babai i tij është jashtë rrezikut për jetën, duke theksuar se Gjestin ka qenë i vetmi person që e ka uruar për herë të parë dhe ka pasur një kuptim të thellë për ndjenjat dhe gjendjen e tij, duke e parë dhe ndjerë në shpirt.

G Bani gjithashtu ka theksuar se ky ishte një moment i rëndësishëm për të, duke e konsideruar Gjestin si njeriun që e pa dhe e kuptoi më shumë se të tjerët në shtëpi.