Një debat i ashpër mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother Albania, duke kaluar në ofendime të rënda dhe përfshirë edhe familjarët.
Shkëndija që ndezi këtë konflikt ishte një koment i Gertës, e cila i përmendi Rozanës babanë e ndjerë, gjë që e bëri artisten të humbasë qetësinë. E prekur thellë, Rozi reagoi ashpër, duke gjuajtur tavolinën dhe duke shpërthyer në britma:
“Emrin e Nand Radit mos e përmend më! Emrin e babait tim mos e përmend më. Boll ke denigruar. E ndyrë. Je një femër e degraduar, e mbaruar!” – u dëgjua të thoshte ajo, teksa largohej e revoltuar nga oborri, duke hedhur gjësende.
Kjo përplasje nuk është e para mes dy banoreve, pasi tensionet mes tyre kanë qenë të pranishme që prej fillimit të spektaklit. Megjithatë, situata e fundit duket se ka arritur kulmin, duke lënë një atmosferë të rënduar në shtëpi.
Aq sa, në një moment Rozana vendosi të largohet nga shtëpia, por ishin banorët e tjerë që e qetësuan.
A do të sjellë ky incident ndonjë masë nga Vëllai i Madh? Publiku po pret me interes zhvillimet e radhës.