Gjesti e përzgjodhi për ta rikthyer, reagon G-Bani:”Nuk kam nevojë unë të më japë…”

Gjesti përzgjodhi mbrëmë 7 ish-banorë për tu dhënë mundësinë të rifuten në shtëpinë e BBVA.

Do jetë publiku që nëpërmjet votimit do mund të rikthejë 3 banorë.

Mes të përzgjedhurve ishte edhe G-Bani, i cili sot ka komentuar zgjedhjen e Gjestit.

“Gjesti nuk më dha një shans të dytë se nuk kam nevojë as nga Gjesti as nga askush, nuk e lë veten të më japin të tjerët shans të dytë.

Gjesti thjesht tregoi se është lojtar me këllqe, duke bërë diçka që ato coftinat e tjera që janë aty nuk do ta bënin”, tha G-Bani.