Gjesti gjuan mikrofonin dhe ulëret me të madhe: “Nuk kam ndjenja, nuk…”

Pas prime të mbrëmshëm, një debat i fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit, pasi Gjesti është ndjerë i tradhtuar nga veprimi i Eglit që e ka diskutuar çështjen e nishanit me Danjën.

Në këtë debat është përfshirë dhe Rozana, e cila i ka kërkuar llogari Gjestit për veprimin e tij, veprim i cili sipas Rozanës e ka ulur Eglin.

Në një moment Rozana i është drejtuar Gjestit duke i thënë që në asnjë moment nuk i ka treguar dashuri Eglit dhe këtu Gjesti ka humbur kontrollin.

“Sepse nuk kam ndjenja, nuk kam…”, ka ulëritur Gjesti duke gjuajtur mikrofonin.