“Hera e parë dhe e fundit që më prek ashtu”, çfarë ndodhi mbrëmë mes Gjestit dhe Eglit

Historia mes Eglit dhe Gjestit vazhdon sërisht të ketë uljet e ngritjet e veta.

Kur dukej se çifti i kishte sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre dhe po përpiqeshin të vinin në lojë banorët e tjerë, një tjetër grindje ka ndodhur mes tyre.

Mbrëmë teksa bisedonin në shtrat, në një moment Egli e ka tërhequr nga krahu Gjestin duke i kërkuar t’a shikojë në sy teksa fliste, por kjo nuk i ka pëlqyer Gjestit.

“Ca po mkap kështu? Unë kurrë stë kam kap. A ka mundësi mos të më kapësh më kështu, është hera e parë dhe e fundit që e bën”, i është drejtuar Gjesti.

Egli është prekur nga kjo sjellje e Gjestit dhe i ka kërkuar falje për veprimin e saj.