Egli Tako ka shpërthyer në lot pas një debati të ashpër me Gerta Gixharin. Sipas Eglit, Gerta i ka përmendur periudhën e saj të depresionit, çka ka shkaktuar reagimin e fortë të saj.
Egli është parë duke qarë me dënesë në prani të Rozana Radit, teksa i thotë: “Kam parë ferrin, kam parë vdekjen me sy prej kësaj gjëje, s’mund ta sjell këtu.”
Pas kësaj, edhe Rozana ka shpërthyer në lot dhe i ka kërkuar të ndalojë: “Boll më, të lutem.”
Në nominim janë Egli dhe Xumi, si pasojë e vendimit të fundit të kësaj të fundit. Sonte pritet të shihet se cili prej tyre do ta lërë shtëpinë përfundimisht.