Onuri nuk duron të qëndrojë në shtëpi pas përlèshjes me Vollkanin por troket tek Asja. Ai kërkon të dijë çfarë lojërash po luan Asja, ndërsa ajo thotë sypatrèmbur se vetëm po u jep njerëzve atë që meritojnë, sepse të gjithë e kanë téstuar me durimin e saj. Onuri largohet duke i kërkuar që t’i qëndrojnë të gjithë sa më larg, ndërsa menjëherë pas tij, në derën e Asjës do trokasë Derini. E dëshpèruar, ajo kërkon të dijë nëse Asjën e ka telefonuar Vollkani. Asja përqèsh gjendjen e saj, gjë që Derini e kupton ndaj irrítohet ende më shumë.
Pasi bindet se Asja nuk di gjë për Vollkanin, Derini largohet duke i thënë se ajo do plaket e vetme, sepse nuk do i qëndrojë askush afër. Asja nuk ndikohet aspak nga fjalët e Derinit por del nga shtëpia dhe shkon në shtëpinë ku është rritur Vollkani. Ashtu siç pándehte, ajo e gjen Vollkanin aty, mëse të dëshpèruar. Vollkani thotë hapurazi se tanimë ajo duhet t’a ketë shùar zjàrrin e hàkmarrjes, por Asja vazhdon me lojën e saj në mënyrë të pàmëshírshme.
Në të njëjtën kohë, ajo edhe e bën të besojë se e dashuron, edhe i thotë se Derini e dashuron shumë dhe nuk do e trádhtonte kurrë atë. Së fundmi, nuk mundohet t’a bindë për asgjë, i thotë se është i lírë të besojë çfarëdo që dëshiron dhe largohet. Asja tani troket në derën e Derjës, sepse ajo është shqètësuar për shokun e saj, Vollkanin dhe i tregon Asjës detajisht se sa i dashuruar dhe i dëshpèruar është ai , ndaj dhe i kërkon t’a lërë me kaq hákmarrjen ndaj tij. Qetësisht, Asja i shpjegon përse nuk do e bëjë.
Ajo i sqaron se fakti që ai është bërë aq xhéloz për Derinin sa për të godítur Onurin, tregon që nuk është i dashuruar pas Asjës, prandaj do t’i japë një mësim të mirë se nuk mund të luajë me dy femra njëkohësisht. Pas atyre fjalëve, Derja bindet se Asja ka të drejtë. Paralèlisht, Gonyli shkon të takojë Selçukun. Shkurtimisht, ajo e këshillon mbi martesën me Nilin se si nuk duhet t’a príshë për njeri, më pas i kërkon Selçukut të jetë vigjilent sepse shumë shpejt do e largojë Vollkanin nga kompania dhe vendin e tij duhet t’a zèrë Selçuku vetë.