Rrjedha e ngjarjeve bën që Xhereni të bindet se nuk do ketë një të ardhme me Selçukun dhe me përulje pranon të mos jetë femra e jetës së tij. Megjithatë, përshëndetet me të para se të zhvendoset në Stàmboll, i uron më të mirat dhe premton se do përpiqet që ai të ketë një marrëdhënie sa më të shëndetshme me fëmijën e tyre. Paralèlisht, Derini është bërë mëse e shëndetshme mendërisht por nëna saj frìkësohet kur ajo tregon se e ka tërhequr pàdinë ndaj Vollkanit, që ai të dalë nga bùrgu.
Por Derini e qetëson kur sqaron se po e bën këtë vetëm që t’a shikojë me sytë e saj se si po vùan ai. Vollkani del falë asaj tërheqjeje pàdie dhe ajo ditë përkon të jetë e njëjta ditë me diplomimin e djalit të tij, Aliut. Pas diplomimit që Vollkani nuk e mbërrin dot, ato bëjnë të gjithë sëbashku një festë modeste në restorantin e Selçukut, ku Derini qëllimisht e fton Vollkanin, që t’i shikojë të gjithë të lumtur pa të dhe me Onurin në mes. Vollkani mbërrin, shikon Onurin fare ngjitur me Derinin dhe Asjën me Derinin duke qeshur sëbashku.
Me të ardhur, Vollkani shkakton skàndal por Derini merr guximin dhe i shkon pranë, fillimisht për t’a ndàluar, më pas për t’a çmèndur ende më shumë duke i thënë lehtë në vesh se edhe ajo e ka tràdhtuar gjatë martesës, duke fjetur me Onurin. Vollkani përvesh mëngët për shèrr me Onurin por të tjerët i ndalojnë dhe e dèbojnë që aty Vollkanin. Vetëm Asja do kryejë mirësinë e fundit ndaj tij, duke e shoqëruar deri në shtëpinë ku ai është rritur, ku i lë edhe pak para për të mbijetuar e më pas edhe ajo largohet prej tij.
Javët kalojnë dhe Derini gjen lumturinë e vërtetë pranë Onurit, i cili prej kohësh është dashuruar pas saj dhe i propozon për martesë, gjë që ajo e pranon pa asnjë dýshim. Derja gjithashtu bashkohet me të parin person që i ka besuar dhe që ka ndjerë për të. Ai është Kadiri, i cili rikthehet në Tekirdag vetëm për Derjën. Kjo e fundit ndërkohë ndjèk shtatzèninë e Nilit dhe e gëzon atë e Selçukun duke u treguar se po presin një vajzë. Së fundmi, Aliu fiton shkollën në Londër dhe pas tij, Asja shet shtëpinë e zhvendoset atje.