Vollkani shoqërohet për në pòlìci, ku përpiqet të sqarojë se ai nuk ka vjèdhur gjë nga kompania por ka përdorur të drejtën e firmës së tij. Pòlìci përballë tij i thekson se atë firmë e ka kèqpërdorur ndërsa Vollkani ngulmon se lëvizjet e tij me para mund t’i vërtetojë edhe bashkëshortja, Derini. Kjo e fundit, në ato momente po del nga shtëpia, ku Gonyli i thotë se ndihet e tùrpëruar që ka një vajzë të tillë, pa krenari. Së fundmi, ajo i betohet Derinit se nuk do e falë nëse do i shkojë nga pas Vollkanit, por Derini sërish largohet.
Onuri mbërrin gjithashtu në kòmisariat por vëren se Derini nuk është gjëkundi. Ai e telefonon Gonylin, e cila frìkësohet që Derini nuk është aty. Derini ndërkohë telefonon Asjën dhe i flet përçàrt, por mjaftueshëm qartë sa për të kuptuar Asja se ku po shkon Derini dhe çfarë ka në plan të bëjë. Ajo telefonon Onurin dhe i kërkon t’u shkojë pranë bashkë me një ambùlancë. Sapo Asja mbërrin në hùmnerën nga ku Derini i ka hèdhur njëherë, ajo vëren se Derini nuk është më e vetdijshme për çfarë thotë e bën, sepse e ka humbur tòtalisht torùan.
Ajo përpiqet t’i afrohet Derinit që t’a tërhèqë nga buza e hùmnerës ku Derini ndodhet, por Derini nuk e lejon. Asja përpiqet t’a bindë se Vollkani nuk dashuron njeri, se pròblemi nuk është tek ajo dhe se përtej të gjithave, duhet të lùftòjë për të bijën, Zejnebin. Me shumë mjeshtëri, Asja arrin t’a tërhèqë Derinin që aty por Derini kërkon menjëherë Vollkanin. Sapo i thonë se Vollkani nuk do jetë më, se ai do bëjë bùrg për gjatë gjithë jetës që i ka mbetur, Derini pësòn një shòkim aq të madh saqë Asja e gòdet me shùplaka për t’a mbajtur në vete.
Ajo nuk ia del, ndaj me ambùlancë e dërgojnë menjëherë në spìtal. Gonyli mbërrin atje dhe nga Onuri mëson se Asja e ka shpëtuar Derinin edhe herën e parë nga ajo hùmnerë, edhe tani. Teksa mjèkët anàlizojnë situatën e Derinit, Gonyli e falenderon pafund Asjën dhe shpreh edhe mllèfin që ndjen ndaj Vollkanit. Ndërsa Asja, i kërkon të bëjë më të mirën për Derinin dhe t’a shtrojnë në klìnikë, si dhe i tregon se shtëpinë që arriti t’a bënte mbi emrin e Aliut, e ka bërë sepse Vollkani i ka harxhuar me Derinin të gjitha kursimet që kanë pasur për Aliun.