Derini arrin të lírohet nga akúzat në pòlìci dhe kërkon menjëherë nga Onuri që ai t’a shoqërojë për tek Vollkani. Onuri, mëse i shqètësuar për të por dhe i dashuruar, i kërkon që ajo t’ia dijë vlerat vetes dhe të mos humbasë pas një personi të kótë. Megjithatë, e shoqëron për tek ai. Në takimin e parë mes tyre pas aksídentit, Derini betohet se kurrsesi nuk ishte e qëllimshme ndaj tij por ndaj Asjës ajo thíkë. Vollkani e pohon, e di mjaft mirë se Derini nuk do e léndonte kurrë dhe këtë gjë ia thotë.
Pas pak minutash, Derini largohet sepse nuk qëndron dot më gjatë. Ajo kërkon me ngulm që të takojë të bijën, si i vetmi person tek i cili gjen shërim. Onuri e shoqëron deri pranë shtëpisë por mu në prag të shtëpisë, Derini pèson një krìzë nérvore, duke mos e kontrolluar dot mendjen që kujton pa ndalim momentin e plàgosjes së Vollkanit. Ajo futet me nxitim në makinën e Onurit dhe që aty, shkojnë në shtëpinë e tij. Mllèfi i Derinit ndaj Asjës nuk ka të sòsur dhe shpejt ajo e gjen veten duke pirë gota të njëpasnjëshme alkòli, në shtëpinë e Onurit.
Ai nuk e duron dot më që Derini të konsumohet kaq shumë për një person si Vollkani, ndaj i afrohet për t’a qetësuar por Derini i hídhet në qafë, i rrèmbèn një puthje dhe sëbashku përfundojnë në shtrat. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vetë Vollkani, të cilit sërish i shkon pranë Asja. Ajo është e vendosur t’a çojë deri në fund hákmarrjen, prandaj, duke vazhduar rolin sikur pret të martohet me Vollkanin, ajo i sugjeron atij që të mundësojë shtrimin e Derinit në një klínikë të shëndetit mèndor, përndryshe aksídenti i rradhës mund t’i shpjerë në vdèkje.
Pas bisedës me Vollkanin ku mori aprovimin e tij, Asja shkon në zyrë dhe merr një tjetër aprovim, kësaj rradhe nga Derja. Ajo kërkon ndjesë për akùzat që i bëri dhe tregon se i qëndron ende ndihmës së saj në planin për hàkmarrje. Në anën tjetër ndodhet Nili. Ajo ndodhet pranë Selçukut kur Xhereni telefonon për të pyetur për të. Nili tregon se nuk ka asgjë për t’u shqètësuar por ka vjèllur sepse është shtatzènë. Selçuku dhe Xhereni e mësojnë njëherazi por léndimi më i madh i Xherenit vjen nga gëzimi aq i madh i Selçukut, që thotë pa ndalim ‘po bëhem baba’.