Onuri vendos të trokasë tek Asja, për t’i kërkuar t’a lërë të qetë Derinin por Asja e dètyron ta pranojë se është dashuruar pas saj dhe më pas e ngushëllon, duke i thënë “të shkuara”. I çuditur nga Asja, ai largohet por nga shqètësimi për Derinin, takohet me Gonylin, të cilës i kërkon të kujdeset për shëndetin mendor të së bijës, teksa parashtron se ai vetë nuk pret gjë në këmbim. Gonyli e falenderon dhe me nxitim mbërrin në takimin me avòkatin, nga i cili mëson se në emër të Aliut, ka një pasuri të madhe, në forma të ndryshme dhe kështu bindet për vjèdhjet e Vollkanit.
Aliu në ato momente, ndodhet në restorantin e Selçukut ku ndèz një përlèshje me Demirin dhe Ipekun, të cilët i quan “hipòkritë” dhe njëkohësisht sqaron se ai e njeh atë sjellje në mënyrë perfekte. Selçuku ndjen dhémbshuri për të, ndaj i tregon Vollkanit çfarë ka ndodhur dhe i sugjeron të ndryshojë imazhin që ka tek i i biri, para se të jetë shumë vonë. Por mendja e Vollkanit është vetëm tek Asja, të cilës pa ndalim i shkruan se shumë shpejt do ribashkohen. Asja ndërkohë siguron Xhavidanën si dèshmitare në gjÿq se Derini e ka kércénuar me vdèkje.
Pas pune, Asja fton Vollkanin në shtëpinë e saj për drekim, ku gjòja diskutojnë si do ribashkohen. Ajo e çmènd teksa híqet sikur po e ndihmon të fitojë kújdestarinë e Zejnebit dhe pasurinë e Derinit, me infórmacionin se Derini e tràdhton me Onurin. Vollkani i xhíndosur largohet me jùstifikimin se do i tregojë Derinit se do ndahet nga ajo por Derini e pret me një darkë romantike dhe propozime túnduese, duke i thënë se ka kuptuar që ka gàbuar në reagimin e saj për shtëpinë dhe madje Aliut duhet t’i sigurojnë shtëpi të tjera për të ardhmen.
Atë darkim me të paprítura, e ndërpret telefonata e Asjës. Vollkani e gènjen duke i thënë se Zejnebi është sëmùrë ndaj nuk ia thotë dot Derinit se do ndahen. Asja gjen arsye për t’u shkuar në shtëpi dhe pasi ballafaqon Vollkanin me génjeshtrën e tij, ajo thotë hapurazi para Derinit se Vollkani do i kërkonte të ndahej sepse do të martohet me të. Për të mos humbur çdo shans me Asjën, Vollkani nuk e mohon, ndaj Derini humbet totàlisht torùan dhe merr thíkën për të vràrè Asjën por përfundon duke lënë pa ndjenja Vollkanin që i del në mbrojtje Asjës.