Aliu vëren se Derini ka dëgjuar bisedën e tij me Asjën, ndaj nxiton pas saj por Derini nuk i përgjigjet dhe largohet fare. Aliu telefonon babanë e tij për t’i treguar se çfarë po ndodh ndërsa Vollkani fríkësohet dhe shkon menjëherë në shtëpi, ku çuditet së tepërmi që nuk e gjen aty Derinin. Kjo e fundit, në ato momente ndodhet në shtëpinë e Onurit, ku troket me lòt në sy dhe përqafohet gjatë teksa qàn me dénesë për çfarë ka dëgjuar atë ditë. Onuri ndjen dhémbshuri dhe e fton brenda pa hezituar. Ai i ofron një çaj dhe një sup për të qàrë.
Pas rrëfimit të Derinit para tij, ai i kërkon të mos e humbasë më jetën pas njerëzve të tillë sepse është shumë e re dhe shumë e bukur, sa për të filluar çdo gjë nga e para. Por, jo. Derini nuk ndalon. Ajo thotë se kurrsesi nuk heq dorë nga Vollkani dhe nuk do e lejojë Asjën të fitojë. Pasi e merr veten, Derini kthehet në shtëpi por Vollkanit nuk i thotë asgjë prej gjëje, gjë që edhe Vollkani e çudit pafund. Ato darkojnë normalisht, lajmërojnë Gonylin se kanë blerë shtëpi për t’u zhvendosur dhe darka mbyllet me qetësi.
Ndërkohë Asja është në shtëpinë e saj, me Aliun. Ajo parfumoset me tepri dhe thërret pranë vetes Vollkanin, që atij t’i mbesë era saj. Ai takim do marrë një kthesë të fortë kur ato të dy përballen me eufòrinë e djalit të tyre që i krítikon për génjeshtrat e màshtrimet që po bëjnë. Vollkani përpiqet të flasë me të, por më kòt. Që aty, ai shkon pranë Asjës por as ajo nuk pranon të kenë intímitet pa qenë ai i divòrcuar. Para se Vollkani të largohet, Asja e këshillon atë që të ketë shumë kujdes nga Derini.
Ajo ia krahason me nënën e Asjës, i thotë se kanë shumë ngjashmëri dhe mundet edhe të vràsè nga mànjàkëria. Derini gjatë asaj kohe, i ka treguar nënës së saj se çfarë ka dëgjuar atë ditë dhe i ka shpjeguar se nuk do reagojë sepse nuk do t’i shèmbet familja. E mprehtë, Gonyli telefonon avòkatin dhe i kërkon atij të kontrollojë se çfarë pasurish ka në emër të Vollkanit. Ky i fundit vjen në shtëpi, Derini i ndjen aromën e Asjës në xhaketë dhe pa i thënë asgjë, nis t’a còpëtojë me gérshërë, gjë që Vollkanin e fríkëson dhe e bën t’i kumbojnë në vesh fjalët e Asjës.