Teksa Asja përkujdeset maksimalisht për Vollkanin që ai të afrohet ende më shumë ndaj saj, Derini shkon me Onurin, që është i vetmi që i bëhet qetësim gjatë asaj periudhe aq të tràzuar. Por, ajo pendohet në çast për çfarë bëri dhe këtë e shpreh, duke mos e kuptuar sa lèndim shkakton tek Onuri. Lèndimin e rradhës do e shkaktojë Onuri vetë, i cili nga nèvrikosja, arrin t’i thotë Derinit irònikisht se ndoshta ajo do e plàgosë edhe atë, po t’i tregojë ai njeriu se kanë shkuar me njëri tjetrin. Pas atyre fjalëve, Derini kthehet në shtëpi mes lòtësh.
Nëna e saj e pret e mèrakosur ndërsa Derini futet menjëherë në dush, duke refuzuar të flasë me çdo njeri. Ditët kalojnë dhe përkujdesja Asjës ndaj Vollkanit vazhdon por në një moment shumë të paprìtur, ajo dëgjon Derjën që përgatitet t’i rrëfejë atij të vërtetën e kùrtheve që Asja vetë i ka bërë. Ardhja e kësaj të fundit, e ndërpret menjëherë rrëfimin e Derjës, ndaj Asja shpëton. Brenda fare pak ditësh, Vollkani përmirësohet aq shumë saqë mund të dalë nga spìtali dhe për atë ditë të madhe, Derini përgatitet më së shumti.
Asaj i shèmbet bota mbi kokë kur mëson nga shoferi shtëpisë se Vollkani ka ndaluar në shtëpinë e Asjës, por nuk ka më çfarë bën, nuk e heq dot Vollkanin nga Asja. Gjatë kohës që Derini çmèndet, Aliu i kërkon Vollkanit që atë ‘të çmèndur’ t’a mbajë larg tyre, ndërsa Asja, menjëherë pas largimit të Aliut, e pyet Vollkanin nëse ai do divòrcohej nga Derini edhe po të mos kishte asnjë shans me të, me Asjën. Ajo pyetje e fut Vollkanin në mendime por nuk e bën të tërhiqet nga vendimi i divòrcimit.
Prandaj kthehte pranë Derinit në shtëpi dhe hapurazi, për herë të parë, i thotë asaj se dëshiron të divòrcohen pasi nuk po funksionon më. Derini trònditet e tëra dhe duke mos ditur si t’a mbajë për vete Vollkanin, ajo i ùlet në gjùnjë dhe e kàp nga këmbët, duke iu përgjèruar të mos largohet. Skenën e shèmtuar e ndalon Gonyli, e cila i tregon Vollkanit se po e kërkon pòlìcia në derë. Ato menjëherë ia vendosin pràngat dhe i tregojnë se për të ka një akùzë për vjèdhje në kompani, gjë që Gonyli e dëshmon para të gjithëve se e ka padìtur ajo.