Jo vetëm Gjesti, ja çfarë i lidh Xhenetën dhe Eglin me banorin e ri të BBVA

Mesa duket nuk është vetëm Gjesti pika lidhëse mes Eglit dhe Xhenetës, por edhe diçka tjetër.

Ndër banorët e ri që u futën në Big Brother VIP Albania të shtunën, ishte edhe këngëtari i mirënjohur Kelly.

Ajo që e bën interesante edhe më shumë hyrjen e tij në BBVA, është fakti që të dy vajzat, si Egli edhe Xheneta, kanë qenë protagoniste në videoklipet e këngëtarit.

Më poshtë gjeni fotot e dy vajzave në klipet e Kellyt.