24 orët e fundit kanë qenë të mbushura me lajme nga ‘Big Brother VIP Albania’, por ajo që ka bërë bujë më shumë, është deklarata e gazetares Dasara Karaiska në lidhje me këngëtarin, Jozefin Marku.
Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gáy” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gáy i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram. Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

Të shumtë ishin ata që shprehën mosbesim nga ajo që Desara tha, ndaj gazetarja publikoi foto të Jozit me personin në fjalë, si edhe mesazhe që ka shkëmbyer me të. Ky i fundit në komunikime, insiston se është i martuar me fëmijë madje i kërkon t’i heqë fotot që gazetarja ka nxjerrë duke thënë se Jozin e ka mik familjar.
Pas aludimeve, ka ardhur edhe një reagim nga familja e Jozit, të cilët përgënjeshtrojnë atë që gazetarja ka thënë.
