Mbrëmë u rikthyen 3 ish banorë nga 7 që Gjesti kishte zgjedhur për tju dhënë një mundësi të dytë.
Ata ishin G-Bani, Jozi dhe Amber, të cilët me hyrjen e tyre e çuan në 20 numrin e banorëve në shtëpi.
Teksa pritej që pas përjashtimit të parë, Jozi të ndryshonte lojë, mesa duket ai ka vazhduar të jetë po i njëjtë, ai i ofendimeve.
Në bisedë e sipër me Gjestin, Jozi i është drejtuar Rizartës e më pas Gjestit: “Rizarta, mbajë afër Gjestin se më thënë të drejtën shkoni, në sytë e mij. Gjesti, kur po të shoh me të po m dukesh si me një sorkalle, ndërsa kur të shoh me Eglin më duket sikur po të shoh me një kangur”.