Këngëtarja Rovena Stefa ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozana Radit, e dhënë shumë vite më parë, e brenda të cilës shpjegon një ‘sherr’ që kishte ndodhur me të.
“Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rraf Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.
Ngjarja ka ndodhur vite më parë, dhe tashmë dyshja ndjekin njëra-tjetrën në mediat sociale.
