I ftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banori i “BBV 3”, Liam Mandiaro për të komentuar banorët e “BBV 4”, por edhe për të folur për rrugëtimin e tij në “BBV3”.
“Vserlo është një Gjest me pak më shumë argumente se Gjesti. Ai ka diçka për mua. Mbase është edhe kjo euforia që ai do të pozicionohet. Tendenca e atij djali është që ai do të zërë vend sa më shpejt”, tha Liam Mandario.
Kush shkon në finale sipas tij?
Vserlo është një nga finalistët e mi. Gjesti, Gerta, Rozana ose Laerti, edhe Danja.
Lidhur me raportin Egli-Gjesti, Liami tha:
Egli të ketë kujdes për veten e vet.