Ndonëse në fillim kishte thënë se do mundohej të mos krijonte lidhje në Big Brother VIP, Egli duket se tashmë është totalisht e dashuruar pas Gjestit.
Këtë e ka treguar në shumë raste gjatë këtyre ditëve, siç ishin dhe lotët e derdhur dje gjatë ditës kur Gjesti nuk i fliste.
Por pas lotëve ka ardhur pajtimi dhe mes Eglit e Gjestit ka rinisur afrimiteti siç jemi mësuar ta shohim gjatë ditëve të fundit.
Sot në mëngjes Egli ka treguar dashurinë e saj për Gjestin me një tjetër veprim, ku gjatë kohës që Gjesti flinte, ajo është shtrirë pranë tij duke qëndruar pa fjalë duke e shikuar.