Motra e Gjestit komenton sjelljen e Eglit me Gjestin: “Është shumë e sjellshme, por…”

Motra e Gjestit, Blerina pas surprizës që iu bë mbrëmë banorit, ka dhënë një intervistë për “Big Brother Vip Fan Club”.

Ndër të tjera, ajo është pyetur edhe për raportin e të vëllait të saj me Eglin. Ajo u shpreh se Gjesti nuk po luan, ndërsa tha se pavarësisht se Egli është vajzë e mirë, vendimi u takon atyre.

Po në lidhje me Eglin mendon se po luan?

Jo nuk e mendoj, sa e njoh unë jo.Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?-Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër.

Është shumë e mirë shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.Si jeni ndjerë kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?-Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim, ka ndodhur.