Në pritje të Zarfit të Zi, Gerta bën veprimin prekës

Mbrëmja e kaluar në shëpinë e BBVA ka qenë e tensionuar, për shkak të përplasjeve të shumta të banorëve, ku ndër më të rëndsishmet ishte ajo mes Gjestit dhe Gertës.

Teksa ndodheshin në dasmën e Loredanës dhe Jozit, Gerta i ka hedhur alkool në sy Gjestit, i cili për këtë arsye është dërguar në spital.

Pas kthimit të Gjestit, në shtëpi ka mbërritur një Zarf i Zi, duke ndalur televotimin aktual dhe ku shkruhej se vendimi tregohet të martën.

Sot në mëngjes, e prekur nga ngjarjet e mbrëmshme dhe ndoshta edhe e frikësuar nga vendimi që pritet të zbulohet me hapjen e Zarfit të Zi, Gerta ka bërë një veprim prekës.

Teksa ndodhej e përlotur në oborr, ajo ka shkruar emrat e dy djemve të saj me sheqer në tryezen ku ndodhej.