Që prej të martës mbrëma kur u shfaq klipi i Xhenetës, Gjesti dhe Egli i kanë shkëputur marrëdhëniet e afërta dhe Egli është larguar nga krevati ku flinin.
Mes tyre ende nuk ka pasur një sqarim dhe secili po i mban qendrim njëri tjetrit.
Gjatë një bisede sot me Rozanën, Gjesti ka treguar arsyen se përse nuk ka ikur të sqarohet ende me Eglin.
“E vetmja arsye për të cilën nuk kam ikur të sqarohem është sepse nuk më ka pëlqyer fakti që sapo dola nga dhoma e rrëfimit, Egli direkt mu drejtua duke më thënë se tani po kupton gjithçka, kshu qenke ti. Nuk më ka besuar në asnjë moment dhe nuk ka ardhur të më thotë a mund ta dëgjoj versionin tënd, si qëndron çështja”, ka thënë këngëtari.