Osman Beu thërret në çadrën e tij Oktem Beun me gruan, Bengin, dhe vajzën, Alçiçekun. Pranë tyre ndodhet edhe e gjithë familja e gjerë e Osmanit, përveç Aishes, e cila për arsye shëndetësore nuk i bashkohet atij darkimi. Para Osman Beut, zonja Bengi pranon gàbimin e saj, duke thënë se nuk kishte si t’a dinte që kishin bërë lojë me gjýqìn e Oktemit dhe Alçiçekut për të zènë Olofin. Çdo gjë mes tyre sqarohet dhe ato pajtohen por pajtimi i vetëm që nuk është i sinqertë, është ai i Bengit.
Pasi burrat largohen nga sofra, Bengi pyet për mungesën e Aishes në atë darkim dhe nuk e beson që ajo ka pasur pròbleme shëndetësore. Aisheja, e cila sapo e ka marrë veten, futet në çadër duke dëgjuar për të fjalë sikur ajo ka mungesë trìmërie. Mes zonjave lind një tjetër dèbat, shumë i nxèhtë dhe shumë i ashpèr, që vetëm Balla i jep fund, duke u kujtuar se janë femra me rèputacion dhe se përtej rèputacionit, ndodhen në çadrën e prijësit të tyre, Osman Beut, që po përpiqet t’i qetësojë gjàkrat.
Bengi hìqet sikur u bind dhe u qetësua por menjëherë pas largimit të tyre, i premton vetes se fisin e Kajive do e ndajë në dy pjesë, që ato të kenë njëri tjetrin si kùndërshtarë. Përtej asaj çadre, Malhumi merr veçmas Alçiçekun, për t’a pyetur drejtëpërsëdrejti se çfarë ndjen për Aktemurin, nëse ka apo mund të ketë diçka mes tyre në të ardhmen. Fare rastësisht, atë bisedë do e dëgjojë edhe Aktemuri, përtej derës së dhomës ku ato po bisedojnë dhe ai përgjìm bisede do e lèndojë pa masë.
Alçiçeku thotë se për të, Aktemuri nuk është aspak ndryshe nga të tjerët dhe se në zemrën e saj nuk ka aspak vend për të. Përgjigja saj e lèndon Aktemurin por edhe e çudit Malhumin, të cilës nuk i tingëllon aspak e besueshme. Sakaq, jashtë, në oborrin e gjerë të fisit të Kajive, do vijë kali i Konurit, ardhja e të cilit lajmëron se Konuri ka rènë në kùrth. Përveç Konurit, në kùrth ka rènë edhe princeshë Ofelja që ai po shoqëronte, prandaj Osmani, bashkë me ùshtàrët më të afërt, niset menjëherë për t’i kërkuar.