Gjendja e Orhanit i tmerron të gjithë por vetëm Aishe arrin t’a dallojë që ajo plagë nuk është në atë gjendje vetëm nga shpata që ka marrë. Dyshimet i drejtojnë të gjithë tek Bengi por këtë herë ajo është e pafajshme.
Me thikën që ia vendos në fyt, Malhumi i betohet se do e vrasë nëse vërteton se ajo e ka bërë atë kurth. Veçmas, Esma pyet Bengin se përse e mohoi diçka që e ka urdhëruar vetë dhe vetëm pas atyre fjalëve, Bengi kupton kurthin e Ismihanit.
Ndërkohë që Bengi mendon se si mund t’a shpëtojë Orhanin por edhe veten që është përfshirë në atë mes pa dashur, Orhani vetëm sa përkeqësohet. Malhumi dhe Balla, u qëndrojnë djemve mbi kokë, duke u bërë një kërkesë.
Ato u kërkojnë që të mos bien në kurthin e armiqve që duan t’i ndajnë. Orhani nuk e fajëson aspak vëllanë e tij por nuk e fsheh dot as frikën kur nuk e ndjen më krahun dhe mes lotësh i kërkon Kumrall Abdallit që t’a shërojë.