Sulltani vendos që Osmani dhe Balla të burgosen por as në burg, ato nuk do e humbasin shpresën. Vetëm pak çaste pasi përfundojnë lutjet, Osmanin e dërgojn para Sulltanit, i cili me arrogancë i thotë se do ia marrë djalin e vogël, Alaatinin.
Me shumë vetbesim, Osmani i thotë se ai jo vetëm që nuk ia merr dot fëmijët por fëmijët e tij do marrin shumë gjëra nga ai. Gjatë asaj kohe, Bengi heq dorë nga Ismihani që nuk e ka dënuar ende Olofin, vrasësin e vëllait të saj.
Ismihani i premton se do ia japë dënimin në kohën e duhur dhe Bengin nuk e lejon t’ia kthejë shpinën. Që aty, Sulltanesha shkon të takohet me Olofin dhe Kantakozenusin, ku ky i fundit i rikujton premtimin se do ia dorëzonte Osmanin.
Ismihana i kërcënon të gjithë që janë prezentë, duke ua vënë shpatat në fyt. Pasi të gjithë i binden, ajo i tregon atij planin mbi Osmanin, se si do e bëjë të arratiset që të gjithë t’a njohin si frikacak dhe në fund të asaj arratisjeje, Kantakozenusi do mundet t’a vrasë.