“A pranon të bëhesh gruaja ime?”, Gjesti i propozon, Egli habit me veprimin e saj

Gjesti vazhdon të jetë energjik dhe plot humor në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në orët e para të mëngjesit, këngëtari nga Kosova bëri një shaka me Egli Takon, duke iu ulur në gjunjë për t’i “propozuar” martesë në prani të Danja Kokës.

“A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë e në të keq? Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore,” u shpreh ai me humor.

Egli u largua duke i kthyer me shaka: “Kur të dalim jashtë, më propozo për martesë.”

Pavarësisht këtij momenti argëtues, raporti i tyre mbetet miqësor, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime mes tyre jashtë shtëpisë.

“Learti më ka kërkuar në një cep të shtëpisë të…”, Valbona habit me deklaratën e saj

Valbona Mhilli, në një intervistë për “Shqipëria Live” një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pohoi se ka pasur ndenja për Laert Vasilin.

Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha moderatorja.

Sipas saj, Laerti i ka kërkuar të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretendimin se nuk e kapnin kamerat, pavarësisht se çdo cep i BBV është i monitoruar 24 në 24.

“Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra.

Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur. Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.

Egli i bën Gjestit pyetjen tronditëse: “Pse ke dashur të më…”

Pavarësisht se patën një darkë sqaruese, Egli Tako nuk e ka lënë me kaq përballjen me Gjestin pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania.

Në një diskutim të tensionuar, Egli i kërkoi llogari për veprimet e tij, duke e akuzuar se e ka turpëruar para gjithë Shqipërisë për shkak të gjërave që ajo pa gjatë kohës që ishte jashtë shtëpisë për nëntë ditë.

“Pse ke bërë budallallëqet e tjera? Si kam merituar të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë? Pikërisht mua që nuk të jam prerë kurrë në besë,” tha ajo me tone të larta.

Gjesti, nga ana tjetër, u mundua ta qetësonte, duke e thirrur me përkëdheli dhe duke i premtuar se gjithçka do të sqarohet kur të dalin jashtë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Egli: “Pse ke bërë budallallëqet e tjera. Si kam merituar të bësh. Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë. Pikërisht mua që nuk të jam prerë kurrë në besë. Ma ke marrë fytyrën o Gjest”, i tha ajo.

Gjesti: “Po pse moj zemër”, vazhdoi këngëtari pejan duke e përsëritur këtë gjë.

Egli: “Se më pas thoje nuk e dua këtë gocë. E kupton ku je. Nuk do të doje të ta bënte dikush. Kur e ke parë që ndoshta unë kisha filluar ta përjetoj këtë gjënë ndryshe. Unë nuk jam për aventura”.

Kush e dha puthjen i pari, Gjesti dhe Egli sqarojnë të vërtetën

Pas përballjes së fortë në spektaklin e mbrëmshëm, Egli dhe Gjesti vazhduan diskutimin deri në orët e para të mëngjesit, duke debatuar se kush e hodhi hapin e parë për puthjen mes tyre.

Egli këmbënguli se ishte Gjesti ai që e puthi i pari, ndërsa ky i fundit pretendoi se puthjet ishin pasojë e afrimit dhe insistimit nga ana e Eglit.

Gjesti: “Më ke thënë ‘pse më ke puthur’… Po të takoj një njeri në rrugë dhe të vij me buzën kështu, ti çfarë bën? E puth! Kush të ka faj?”
Egli: “Pse kështu ka ndodhur, ë? O manipulues!”
Gjesti: “Po të afrohem unë ty tani, as po më le të të puth.”
Egli: “Asnjëherë në botë!”

Egli theksoi se nuk kishte pritur që Gjesti ta puthte atë natë dhe se nuk ka qenë ajo që ka marrë iniciativën. Ndërkohë, Gjesti insistoi se Egli ka qenë ajo që ka kërkuar afërsi dhe që shpesh ka dashur ta puthë, por ai nuk e kishte lejuar.

Gjesti: “Më së shumti ke qenë ti që ke dash me më puth mua, unë nuk të kam lënë.”
Egli: “Jo, por pse më puthe më pas?”

Debati përfundoi me të qeshura nga ana e Gjestit, duke lënë të hapur dilemën se kush bëri hapin e parë në këtë histori të diskutuar gjatë në shtëpinë e Big Brother.

Stresi i ashpër me Rozanën: “Po tregohet e ligë, Gjestit i kanë bërë…”

Stresi që nga fillimi i Big Brother ka qenë në mbështetje të Gjestit. Ai e ka theksuar disa herë se fitoren e meriton dhe se ka luajtur që nga fillimi, ndonëse i çoi edhe disa drone brenda shtëpisë së famshme. Në një postim të ri në rrjete sociale, reperi ka analizuar situatën mes tij dhe Rozana Radit.

“Tani që është afër finalja kush do bast që ziliqarët dhe njerëzit që kanë frikë se mos jau merr fitoren fillojnë e të ngacmojnë kot të thonë ti s’ke shkollë? Po ç’lidhje ka shkolla në lojë.

Ti s’ke bërë asgjë i thotë Gjestit. Hahahhah. Çdo gjë ndodh për një arsye. I bon padrejtësi në Kosovë e fiton në mes Tiranës.

Nëse Big Brother është lojë? Atëherë këtë vit më shumë se Gjesti s’ka luajtur askush. Unë nuk e di se kush mund të fitojë por kryefjala ishte Çezari nga Peja. Rozana po tregohet zemër ligë tani në fund.

Hahahahahah tani këto javë të fundit dalin nga vetja këta që t’i thonë gjitha të zezat e të marrin me të mirë. Rozana qajti për Gjestin gjasmë kur bëri prank se do dilke por në realitet ajo paska qajtur për halle të veta. Prandaj po ju them tani janë javët ku e nxjerrin fytyrën ata që janë fake në lojë dhe duan çmimin e parë doemos po se din që publiku mban mend çdo gjë dhe publiku vendos”.

Gjesti rrëfen dramën nga lidhja e mëparshme: “Donte të hidhej nga…”

Gjesti duke darkuar me Eglin i ka rrëfyer për lidhjen e tij romantike jashtë shtëpisë. Banori ka treguar një rast ekstrem, kur partnerja e tij tentoi të hidhej nga çatia. Sipas Gjestit, sjelljet e saj janë njësoj si të Eglit.

Gjesti: Po të them për lidhjen time jashtë. Gjestet i ka pasur njësoj si të tuat. Unë e shikoja që hypi në çatinë e shtëpisë. Kam parë tmerr me sy sepse bënte gjeste, donte të hidhej. Këto drama që pashë, thash do më mbetet në dorë.

Nuk guxoja të bëja asgjë sepse thoja po ta lë më mbetet komplet mua përgjegjësia. Hyra në depresion dhe ato simptomat e tua, duke i hyrë shumë thellë ishin të njëjtat.

Egli: Kisha 20 vetë që i haja me dhëmbë për budalliqet që bëje ti. Prit ore se është presion i madh.

“U fikën dritat dhe më kërkoi të…”, Egli tregon se çfarë i tha Gjesti gjatë darkës

Egli Tako dhe Gjesti mbrëmjen e kaluar darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ku dhe zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

“U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.

Nga ana tjetër, Gjesti ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.

A mendoni se do ketë ribashkim mes çiftit?

Gjesti tregon të vërtetën e ndjenjave të tij: “Nuk dua të kthehem me Eglin, edhe unë jam i…”

Gjesti ka shprehur ndjenjat e tij në lidhje me situatën me Eglin, duke theksuar se marrëdhënia e tyre ka pasur sfida dhe gabime nga të dyja palët.

Ai shprehu dëshirën për një dialog të hapur dhe paçmues, duke nënvizuar se nuk pranon të mbajë i vetëm peshën e fajit.

“S’duam të jem bashkë me Eglin, por dua komunikim. Këtë e ka hëngër dreqi. I kam thënë: ‘Këtu do të ta fusin të gjithë.’ Tani më gjuhet mua,” deklaroi Gjesti, duke shprehur se të dy kanë pasur pjesë të barabartë në gabimet që kanë ndodhur. Ai theksoi gjithashtu se përvoja e dhimbjes emocionale nuk është vetëm e Eglit, por edhe e tij.

Gjesti lajmëroi se qëllimi i tij është të arrihet një mirëkuptim i ndërsjellë dhe të ndihmohet në zgjidhjen paqësore e situatës. Deklaratat e tij kanë nxitur debate mbi marrëdhënien e tyre, ndërkohë që ai kërkon që diskutimi të mbetet i sinqertë dhe i ndershëm.

“Del Valbona! Turp për ata që…”, G-Bani reagon ashpër pas vendimit të Laertit

G Bani ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që ka ngritur dyshime mbi fatin e një prej konkurrenteve më të përfolura të “Big Brother VIP Albania”. Në një postim në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se Valbona do të largohet nga shtëpia këtë të martë.

“Del Valbona,” shkruan G Bani në postimin e tij, duke shoqëruar mesazhin me një tekst të gjatë, ku flet për lojën dhe strategjitë brenda formatit. Reperi ka kritikuar ata që, sipas tij, shesin dashurinë dhe ndjenjat për përfitime personale, duke i krahasuar me “aktorë me lot krokodili”.

Të martën mbetet për t’u parë nëse parashikimi i G Banit do të bëhet realitet, apo nëse Valbona do të arrijë të sigurojë qëndrimin në garën për çmimin e madh.

“Përplasje fizike”, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit

Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.

Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.

“Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.

Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.

Egli dhe Gjesti kanë pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë. Në fillim të spektaklit, ata ishin në një lidhje, por pas daljes së Eglit nga loja dhe rikthimit të saj në BBVA 4, ajo vendosi të mos i jepte më një tjetër shans Gjestit. Kjo ka bërë që tensionet mes tyre të jenë të pranishme herë pas here, duke sjellë situata si kjo e fundit, e cila është komentuar gjerësisht nga publiku.