“Një ditë kam parë Eglin në korridoret e Top-it duke…”, gazetari shokon me detajin që ka ndodhur para rikthimit të Eglit

Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme.

Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të dritës, pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi.

Ai përjashtoi mundësinë e daljes nesër por zbuloi një sekret të prime.

I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit.

‘Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve, e kam hasur dhe unë’, shprehet Tozaj mes tjerash.

Ndiqeni intervistën për detaje të pathëna në intervistën e Tozajt për Prive By Liberta Spahiu.

“Egli ka hyrë veç për hakmarrje, një ditë e kam parë korridoreve të Topit duke…”, gazetari shokon me rrëfimin e tij

Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme.

Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të dritës, pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi.

I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, opinionisti Elton Tozaj foli për këtë situatë.

Ai përjashtoi mundësinë e daljes nesër por zbuloi një sekret të prime.

I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit.

‘Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve, e kam hasur dhe unë’, shprehet Tozaj mes tjerash.

Ndiqeni intervistën për detaje të pathëna në intervistën e Tozajt për Prive By Liberta Spahiu.

Olsi Bylyku dhe jo vetëm, “harrojini” VIP-at e BBVA, ja banorët e famshëm të Ferma VIP

Gjithçka duket gati për sezonin e dytë të show-t televiziv “Ferma VIP”. Reality show do të nisë brenda marsit dhe duket se emrat e parë kanë nisur të konfirmohen tanimë. Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike.

Enca prej disa kohësh është tërhequr nga muzika, duke preferuar që të jetë në një periudhë pause. Nga ana tjetër, këngëtarja prej pak kohësh është ndarë edhe nga partneri i saj afrikan. Duket se këtë herë, artistja do të tentojë edhe njëherë famën që kishte para disa vitesh, duke u futur në një format që do ta sjellë tërësisht në një dimension tjetër.

Një tjetër emër që pritet me shumë kuriozitet është edhe ai i Feros. Bëhet me dije se reperi i ka thënë “Po” ftesës për t’u bërë pjesë e Fermës, duke ardhur për herë të parë përpara publikut në një reality. Kujtojmë se muajt e fundit kanë qenë shumë impenjative, ku pas dramave të divorcit me Arbenitën, tashmë Fero ka gjetur sërish dashurinë. Madje reperi edhe është martuar zyrtarisht me të dashurën e re.

Pasi hoqi dorë nga muzika pak muaj më parë, ai shfaqet më se gati për të ardhur në ekranet shqiptare, këtë herë si fermer. Ndërkohë emra të tjerë kanë nisur të përfliten si konkurrentë të këtij viti. Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, i cili njihet për natyrën e tij karizmatike, ndaj edhe ky format duket shumë i përshtatshëm për figurën e tij.

Ftesa ka shkuar edhe për Rovena Dilon, e e cila vitet e fundit ka qenë tërësisht e tërhequr nga mediat dhe daljet publike. Një emër surprizë që përflitet si konkurrent është edhe Erand Sojli. Prej vitesh aktori jeton dhe punon në SHBA. Por duket aktori do të mbajë pezull projektet e tij në kontinentin e largët, për të ardhur përpara publikut shqiptar nën petkun e fermerit.

Me shumë kuriozitet do të pritet nëse edhe Olsi Bylyku do të jetë pjesë e shfaqjes. Emri i tij përflitet prej kohësh si një prej konkurrentëve. Deri më tani, aktori ka preferuar që mos të zbulojë asnjë detaj nëse e ka pranuar këtë ftesë. Nëse Olsi do të bëhet pjesë e shfaqjes, prania e tij do të ndiqet me shumë kuriozitet, për të zbuluar më shumë rreth historisë së tij me Egli Takon dhe jo vetëm.

Ftesa për Big Bastën për këtë format, duket se ka sjellë probleme me bashkëshorten e tij, Vesën. Vesa Luma dhe Big Basta përfliten për një krizë martesore. Sipas informacioneve të “Prive Klan Kosova”, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë. Shkak i kësaj përçarjeje duket se është pjesëmarrja e reperit në “Ferma VIP” që pritet të fillojë së shpejti. Vesa nuk është dakord që ai të jetë pjesë, por mbetet të shihet se ç’do të ndodhë në vijim. Deri më tani, këta janë disa nga emrat e përfolur për konkurrentët e këtij viti.

Në ditët në vijim, të tjerë emra pritet që të bëhen publik, për këtë vit, emrat e opinionistëve janë ende surprizë, duke preferuar që të publikohen në ditët në fillim. Ndonëse në puntatën e fundit të sezonit të kaluar, Fjoralba Ponari bëri me dije se do të ishte ajo sërish moderatore, ajo nuk do të jetë pjesë e këtij formati. Vetëm pak javë më parë u konfirmua se Luana Vjollca do të jetë ajo që do të moderojë këtë format, duke e nisur kështu këtë sezon që në prezantim me ndryshime të mëdha. Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP” u shpall Dijonis Biba.

“Ik ore, ti do ato që të…”, Egli debaton ashpër me Gjestin, ai ja kthen: “Paske…”

Që prej kthimit të saj në shtëpinë e Big Brother Vip, duket se tensionet dhe debatet mes Eglit dhe Gjestit nuk po ndalen. Së fundmi Egli ka debatuar me Gjestin dhe i ka shprehur se:

Jo mua se ul veten tënde. Ti kapesh me mua se do të vish te Egli. Jo ti të më bësh ashtu mua me miell dhe unë të rri të shoh ty.

Unë nuk isha iniciatore e lojës dhe me ty nuk jam marrë fare, madje kam ardhur të të mbuloj.

Egli: Ik ore ku njeh falëminderit ti. Ti do ata që të bëjnë keq.

Gjesti:Ti paske lujt me mua, po shikohet çdo gjë këtu.

Luizi apo Luana, zbulohet se kush do e drejtojë Ferma VIP

Sipas burimeve të sigurta për Anabel, Luana do të rikthehet në ekran pas një periudhe gati dyvjeçare, pas eksperiencës së saj me “Love Island” në Tv Klan.

Gjatë kësaj kohe, ajo është fokusuar më shumë te biznesi i saj i modës, por duket se tani vjen me angazhime të reja në televizion.

Reality show “Ferma VIP”, i cili do të startojë së shpejti në Vizion Plus, do të sjellë personazhe të njohur, të cilët do të përballen me sfidat e jetesës në fermë për 100 ditë, ndërsa fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.

Sezoni i parë u drejtua nga Fjoralba Ponari, ndërsa fitues u shpall Dijonis Biba.

E ndërsa Luiz Ejlli nuk do të jetë në rolin e moderatorit, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë një rol të veçantë në këtë sezon të ri.

Gjesti largohet të shtunën nga BBVA, influenceri tregon arsyet

Te shumte kane qene komentet pse do largohet tani qe esht ne fund te rruges.

Ka qene influenceri Andrea i cili ne rrjete sociale ka postuar dy video ku flet per kete pjese.

Ai thote se Gjesti eshte i ngarkuar shume nga 150 dite izolimi dhe ka vendosur te largohet nga BBV te shtunen ose te marten.

Ka hedhur edhe hipotezen tjeter qe Gjesti mund te kete marre vesh qe ky edicion mund ti jete premtuar Rozanes ose dikujt tjeter dhe per kete arsye ka vendosur te nderprese rrugetimin.

Por se cfare do te ndodhe na mbetet te presim prime dhe te mesojme nese Gjesti ka vendosur te largohet apo jo.

Nderkohe ish-fituesi i Big Brother Anaid Kaloti i cili komenton Big Brother ka mohuar zerat dhe ka thene se keto jane vetem parashikime.

Pritet Zarf i Zi, Rozana Radi godet me shpullë…

Një situatë e papritur ka tronditur mbrëmjen e djeshme shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe ka ndezur rrjetet sociale.

Një video që po qarkullon me shpejtësi tregon momentin kur Loredana Zefi përpiqet të zgjojë në mëngjes Rozana Radin, por reagimi i artistes ishte i papritur: ajo e goditi Lorin në fytyrë.

Ngjarja ka shkaktuar menjëherë reagime të forta nga ndjekësit, të cilët kërkojnë që “Vëllai i Madh” të marrë masa dhe të dërgojë zarfin e zi, që zakonisht sjell përjashtim nga gara.

Pas incidentit, Loredana vazhdoi të zgjonte edhe banorët e tjerë, por ata reaguan ndryshe dhe nuk patën të njëjtën sjellje si Rozana.

Ndërkohë, në shtëpi, situata ka sjellë diskutime mes banorëve: disa janë përpjekur të qetësojnë gjakrat, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar sjelljen e Rozanës.

https://twitter.com/i/status/1903046452168798500

Egli gabon sërish, ja informacioni tjetër nga jashtë që i dha Gjestit

Egli Tako dhe Gjesti po vazhdojnë të përfshihen në debate të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.

Që nga rikthimi i saj pas nëntë ditësh mungesë, dyshja janë përballur me diskutime të shumta rreth marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, Egli i ka treguar Gjesti-t se jashtë shtëpisë janë krijuar perceptime për ta si çift. “Ti nuk e ke idenë sa njerëz jashtë kanë interpretuar se ne të dy do të martohemi,” i tha ajo.

https://twitter.com/i/status/1902809104466297087

Jozi dhe Loredana u pajtuan, banori i tregon arsyen se përse nuk…

Pas javësh tensionesh dhe distancimi, duket se Jozi dhe Loredana kanë filluar të zbusin marrëdhënien e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Një përqafim i ngrohtë mes tyre të enjten tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe ndjekësve, ndërsa të nesërmen, Loredana e pyeti Jozin se çfarë e shtyu të ndryshonte qasje. Ai u përgjigj sinqerisht:

“Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë.”

Raporti i tyre u kris pas largimit të Jozit nga shtëpia, kur ai krijoi një afrimitet me banoren tjetër, Olën, duke sjellë tensione mes tij dhe Loredanës.

Zhvillimet e fundit sugjerojnë se dyshja po gjejnë një gjuhë të përbashkët, por mbetet për t’u parë nëse ky afrimi do të çojë në një pajtim të plotë apo do të hapë kapituj të rinj në dinamikën e shtëpisë.

Egli ka blerë fansat në Instagram? Eksperti tregon si qëndron e vërteta

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv, ku komentoi rritjen apo rënien e ndjekësve në rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother VIP 4”.

Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti fillimisht për profilin e “Instagram”-it të Egli Takos, ku ka patur ndryshime drastike brenda një kohe mjaft të shkurtër.

Pas daljes së Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, numri i ndjekësve u rrit shumë. Por situata ndryshoi totalisht me rikthimin e saj në BBV 4, ku u duk se fansat po e ‘braktisnin’.

“Kjo gjë nuk është se prehet me thikë, edhe mund t’i kenë blerë por edhe mund të jetë një sulm për këtë gjë. Në datën 6 mars Eglit i janë shtuar 21 mijë ndjekës dhe vetëm në një ditë më 7 mars i janë shtuar 53 mijë e 397.

Kjo gjë ka zgjatur 4 ditë, më 8 mars i janë shtuar 22 mijë. Në total i janë shtuar gati mbi 150 mijë ndjekës. Egli në datën 5 mars ka qenë me 187 mijë ndjekës dhe befas pikun e ka arritur më 15 mars me 352 mijë ndjekës.