Ka qenë vetë produksioni i cili ka konfirmuar rikthimin së shpejti.
Në rrjet kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë që do ti bashkohen spektaklit në Fermë.
Burime ekskluzive për “Bordo” kanë zbulaur disa nga ‘fermerët’ e parë që do të jenë pjesë e këtij ‘reality show’.
Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu, Alba Pollozhani.
Me siguri rrugës do të ndeshim shumë surpriza të tjera.
Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në një izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike.
Ai pas daljes nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë, ku ky edicion nisi më 21 dhjetor. Banori nga Peja e ka thënë disa herë se është lodhur, nuk po ndihet mirë, e madje ka kërkuar edhe largimin nga shtëpia.
Në një bisedë me Danja Kokën, artisti shqiptar i thotë se ka qenë duke dalë për vetëm një sekondë.
“Kam qenë duke dalë, për pak. Një sekond i madh ka qenë. Betohem në Zot një sekondë më ka shpëtuar”, u shpreh ai. Tutje gjatë bisedës kur u pyet se çfarë e ndaloi, i njëjti theksoi: “Ai sekondë ishtë që u çova dhe jam falur”.
Gjatë ditës së sotme Gjesti dhe Danja kanë diskutuar mes tyre se si është ndjerë banori në momentin kur Egli u rikthye në shtëpinë e “BBVA4”.
Gjatë bisedës me Danjën Gjesti shpesh herë shprehet se “ata” duan ta njollosin. Kjo fjali lë të nënkuptuar se kur thotë “ata” banori e ka fjalën për Eglin dhe produksionin e spektkalit.
Teksa i shprehet Danjës, kjo e fundit nuk reagon fare.
Ndërsa Gjesti vijon më tej duke theksuar se po duan me e nxjerrë keq në sytë e publikut.
Papritmas, Danja ia ndërpret fjalën dhe e pyet: Çfarë ndjeve kur erdhi Egli?
Pyetja e kapi në befasi artistin dhe ai u përgjigj duke treguar emocionet që përjetoi kur mori vesh se “shoqja e tij e krevatit” do rikthehej.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Isha i emocionuar, më kujtohej se si e kisha lënë dhe si është tani. Nuk më vjen mirë për asgjë që ka ndodhur se Egli nuk të lë të flasësh.
G Bani ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku ka folur për shumë diskutime.
Një nga këto ngjarje është padiskutim rifutja e Eglit në shtëpi. Në lidhje me marrëdhënien e saj me Gjestin, G Bani u shpreh:
‘Është e shkolluar, është e artikuluar, i ka të gjitha të mirat. Me Eglin e vetmja gjë është që ta merr informacionin, si çdo lojtar tjetër, ta kthen kundër, të përflet, e të gjitha këto gjërat dhe për Gjestin ndryshoi komplet 360 gradë drejtim. Se ishte parimore, e drejtë, e barabartë, pastaj kur erdhi Gjesti dhe i tha ‘hajde t’i godasim me çfarë të kemi mundësi në moral, në gjumë’, Egli ndryshoi. Kjo është e gjitha mbi Eglin.’
I pyetur se përse ka këtë pasion për të folur për Eglin, ndryshe nga herë të tjera, G Bani u përgjigj:
‘Jo, nuk e kam për Eglin. Nuk po flas për Eglin. Absolutisht, thjesht unë e di që Egli është në dashuri. Atë të shëndetit mendor e ka rrenë. Është avokatja e djallit. Fiks, jo tani se po ndryshon, por me Gjestin ishte avokatja e djallit.‘
Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të Erion Veliajt, u kthye në një vend të preferuar punësimi për personazhe të njohura të botës së spektaklit dhe ekranit.
Përveç pagave të larta, këto figura siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit të imazhit të ish-kryebashkiakut.
Një shembull i fundit është Danja, banorja aktuale e Big Brother VIP, e cila, pa qenë e vetëdijshme për situatën e Veliajt, deklaroi në shtëpinë e spektaklit se punon në bashki si “specialiste”. Deri në atë moment, banorët e tjerë e njihnin thjesht si modele. Por Danja nuk është e vetmja.
Një tjetër emër i njohur që ka përfituar nga kjo skemë është Monika Lubonja, e cila, edhe pse kaloi tre muaj brenda shtëpisë së BBV, vijoi të paguhej çdo ditë nga Bashkia e Tiranës.
Olsa Muhameti, producenjta e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Kosova ka folur në lidhje me Gjestin dhe lojën e tij në BBVA 4.
Ajo ka treguar një kuriozitet që mund të themi se e kanë të gjithë shqiptarët ndjekës të këtij formati,
“sa para fiton produksioni nga sms dhe votat e publikut?”
“Një televotim i fortë, jo finalja, por një përballje e rëndesishme brenda lojës mund të sjellë deri në 150,000€ – 200,000€ vetëm nga SMS-të e votuesve” – kështu deklaroi Olsa Muhameti.
Ditën e djeshme, gjatë një bisede në kuzhinë me Vserlon, Gjesti ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ai është shprehur hapur, duke nxjerrë detaje nga dhoma e rrëfimit.
Teksa bisedonin, Gjesti i tha hapur Vserlos që të ketë kujdes, pasi i është kërkuar të mos e ngacmojë më.
Gjithashtu, ai shtoi se e di mirë që nëse vazhdon t’i përgjigjet apo të përfshihet në situata me të, mund të detyrohet të largohet nga loja me “zarf të zi”.
“Edhe mos ik, mos shko me u anku, se pasha Allahun është ka më thirr Vëllai i Madh po më thotë mos e ngacmo kaq vëlla.
E qita këtë Vëllai i Madh s’kam çfarë të bëj, se e di që të nxjerr me zarf të zi, po shuj. Po të thom mos më ngacmo, o shko i qofsh falë atij se duke shkuar në dhomë të rrëfimit shiko çfarë po më bën”.
Egli Tako, pas hyrjes sërish në “BBVA”, ka mbajtur qëndrim ndaj Gjestit.
Që të shtunën, dyshja nuk kanë pasur komunikim për t’u sqaruar, por herë pas here kanë hedhur “kunja”. Ka qenë Egli që së fundmi që e ka ‘sulmuar’ banorin, duke i përmendur ish-partneren.
“Me ish-in tim unë nuk flas në kamera dhe t’i them më fal”, iu drejtua ajo.
Më pas vijoi:
“Unë nuk kam fuqi të bëj asgjë, unë jam njeri i pafuqishëm. Që kur kam hyrë nuk të kam folur fare. Vazhdoje lojën që nuk të lija unë ta bëja”