E papritur! Amber bën një deklaratë të fortë për Laert Vasilin: “Ai ka pasur…”

Amber pak momente më herët ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me Laertin, duke thënë se ai ka pasur eksperienca me një shoqen e saj transgjinore.

Kjo deklaratë vjen pas debatit të ndezur gjatë Prime-it të sotëm, ku u diskutua për puthjet mes Laertit, Aldos dhe Gjestit.

Rrëfimi i Amber ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, duke nxitur edhe më shumë diskutime rreth jetës private të Laertit.

Mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo deklaratë në dinamikën e lojës dhe cili do të jetë reagimi i Laertit pasi ta shohi jashtë shtëpisë ose nëse produksioni do të vendosë ta nxjerrë në “Prime”.

Xheneta habit me deklaratën për Eglin: “Mendoj se nuk ka qenë…”

Xheneta ka shprehur mbështetje për Eglin pas situatës së vështirë që ajo po kalon pas daljes nga ‘BBVA’. Ajo theksoi se nuk është e lumtur për atë që po ndodh dhe për mënyrën se si Eglit po ndihet, duke shtuar se, si femër, i vjen keq që ajo është kaq e lënduar.

Në fillim, Xheneta kishte menduar se Eglit po e bënte një lojë, por tani, duke parë si po ndihet ajo, e kupton që është e vështirë ta dallosh ndjesinë e dikujt nga jashtë. Ajo gjithashtu shprehu mendimin se nuk ka qenë e drejtë që Gjesti të ulte Eglin gjatë gjithë kohës.

Nuk jam e lumtur për situatën e saj dhe se si ndihet ajo. Se tek e fundit është femër dhe më vjen keq që është kaq e lënduar. Shpresoj që po e merr veten shumë shpejt dhe po rikthehet në jetën e saj

Në fillim kam menduar që e ka lojë, por duke u bazuar se si po ndihet ajo, sepse jashtë është pak e vështirë ta dallosh se si ndihet.Mendoj që nuk ka qenë e duhura që ai ta ulte gjithë kohën atë femër!-u shpreh Xheneta.

Gjesti mund të largohet nga BBVA, ja çfarë pritet të ndodh sonte

Gjatë ditës së sotme në “Big Brother VIP Albania”, ka ndodhur një përplasje mes Gjestit, Vserlos dhe Olës.

Këngëtari ka goditur me vezë në kokë të dy banorët, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ana e tyre. Ata kërkuan përjashtim të menjëhershëm të Gjestit nga produksioni.

Ky veprim ka ngjallur kujtime për ngjarje të ngjashme në edicionet e kaluara, por në fakt në edicionet e kaluara nuk ka patur eliminime për këtë veprim.

Por a do të ketë dhe Gjesti të njëjtin fat? Kjo mbetet për t’u zbuluar sonte.

Gjithashtu, Gjestit i ishte dhënë një zarf i zi pas kalimit të murit të shtëpisë.

Rikthimi i Eglit në BBVA, flet mikesha e saj

Modelja Sara Gjoka ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku foli për ngjarjet dhe dinamikat e fundit në “Big Brother VIP 4”.

Ajo u ndal te dalja e Eglit, një prej më të komentuara në rrjet, duke zbuluar se ka dëgjuar thashetheme që lidhen me qëndrimin e saj brenda shtëpisë.

“Thashetheme kam dëgjuar pafund të ndryshme që thonë se është në gjendje shumë të keqe gati që mund të jetë edhe spitalore nga çështja mendore. Ka edhe thashetheme që thonë se nuk ka dalë fare nga shtëpia dhe prandaj nuk duket askund dhe ndoshta kjo është e gjitha një lojë dhe një pauzë nga produksioni.

Pra mund të jetë e izoluar diku, nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother, është përfolur plot. Me gjendjen e Eglit që kam parë kohët e fundit nuk e mendoj një rikthim dhe nuk më duket shumë e besueshme kjo çështja e të mos dalurit nga shtëpia e BBV ende.”

“Nëse ti nuk del me zarf të zi, kam për ta…”, Gjesti e qëlloi me vezë, Vselro e kërcënon

Pas debateve të zjarrta me banorët, kryesisht me Olën dhe Vserlon, Gjesti s’ka qëndruar i qetë.

Banori i theu vezën në kokë Vserlos, i cili po qëndronte ulur në divan. Ky i fundit e akuzoi për dhunë, por Gjestin nuk e ndaloi asgjë, pasi bëri të njëjtin veprim me Olën.

Banorja nuk reagoi aspak, u ngrit në këmbë e më pas u largua drejt dhomës së gjumit.

Momentet i shihni më poshtë:

https://www.instagram.com/reel/DHD2iI5sEIe/?utm_source=ig_web_copy_link

“Shtrëngoje pak…”, çfarë ndodhi mbrëmë mes Aldos dhe Rizartës

Diçka duket se po lind mes Aldos dhe Rizartës.

Mbrëmë, dyshja u dukën më të afërt se kurrë. Ata janë parë duke ndarë të njëjtin shtrat, dhe është aluduar për një moment intim mes tyre.

Në një moment, Aldo thuhet t’i ketë thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo ia ka kthyer: “Skam fuqi”.

Shikoni videon më poshtë:

Puthi në buzë Laertin, Aldo habit me deklaratën: “Sikur putha…”

Pas puthjes që pati në buzë me Laertin, Aldo ka biseduar me Rizartën ku kjo e fundit e ka pyetur se:

Rizarta– Sa u pendove nga 1-10 që puthe Laertin?

Aldo: Një mijë herë të tjera nuk do e kisha bërë por ndodhi dje dhe te arsyeja jam shumë i qetë. Po thonin ‘puthje puthje’. Puthe pra meqe jeni çift. Mu duk sikur putha babin tim.

Për të shuar çdo dilemë, G-Bani publikon pamjet e të atit në spital

G Bani ka ndarë ditën e sotme një foto të babait të tij në spital.

“Babi Ndoi, me dt 04 Mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse don, nuk ka problem. Po e publikoj Babush. I a kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim.”

Me këtë mesazh, G-Bani tregon se babai i tij i ka dhënë leje për ta publikuar fotografinë dhe se ai e ka bërë këtë si një detyrim moral ndaj produksionit të “Big Brother VIP”, për të shuar dyshimet dhe spekulimet që qarkulluan pas daljes së tij nga shtëpia.

Në fund, ai ironizon ata që dyshuan për arsyet e vërteta të largimit të tij, duke i quajtur “konspiracionistë të orëve të vona”.

Jo vetëm modele, Danja zbulon punën që bën tek Bashkia e Tiranës

Gjatë një bisede në ‘Big Brother VIP Albania’, Danja Koka ka ndarë detaje rreth punës së saj, duke theksuar angazhimin e saj profesional, shumë ndryshe nga modelingu, siç jemi mësuar ta shohim.

Ajo i tha Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.

“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”- tha Danja.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët nuk ishin në dijeni të këtij fakti.

Ola sulmon Gjestin duke i përmendur Eglin dhe Xhenetën: “Ti nuk doje atë që…”

Gjesti dhe Ola janë përfshirë ditën e sotme në një debat.

Ola ka shkuar deri në atë pikë, sa ia ka përmendur Gjestit, Xhenetën. Madje, ajo i kujton keqtrajtimet që Xheneta i ka bërë teksa ndodheshin në “BBVK”.

“Ti nuk e doje atë që të ka larë, të ka mbrojtur, të ka dasht ti nuk e doje.

Doje atë që të keqtrajtonte, ka bërë gabim ajo që nuk është fut këtu të tregojë surratin tënd të vërtetë, hajvan…”, i tha ajo.