Shoku i Gjestit injoron Jozin, ja veprimi që bëri Dj Gimbo

Mbrëmjen e kaluar, Dj Gimbo u fut në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, si surprizë për Gjestin.

Banori u emocionua nga ardhja e mikut të tij, por jo të gjithë u gëzuan.

Jozi, ishte një prej banorëve që iu afrua Gimbos, duke i dhënë dorën, por Dj nuk pranoi.

Ky moment është bërë shumë viral në rrjet, pasi duket si një përgjigje për sjelljen që Jozi ka bërë më parë ndaj Gjestit.

Kënga e re dedikim për Eglin pas largimit nga BBVA, reagon Olsi Bylyku

Kënga e re e Olsi Bylykut, është përfolur në rrjet sikur i dedikohet Egli Takos. Në një mënyre Olsi i ka hedh poshtë këto akuza duke treguar se nuk ka të bëjë me ish banoren e ‘BBVA’.

Nga një pyetje se “Pse e shfrytëzon situatën” Olsi është përgjigjur

“E mirë, na fal, veç me thuaj kur të publikoj naj projekt qe mos të lidhet me situatën”.

Olta Gixhari thumbon Gjestin pas daljes së Eglit: “Karma thotë se…”

Pas largimit të Eglit nga “Big Brother VIP Albania”, një reagim i veçantë ka ardhur edhe nga ish-banorja Olta Gixhari.

Ajo ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për Eglin, duke e përshëndetur me një përqafim virtual.

Olta ka theksuar se ndonjëherë në jetë vuajnë ata që janë të mirët, jo për shkak të veprimeve të gabuara, por sepse kuptojnë momentin kur është e nevojshme të ndalojnë së qeni të tille.

“Një përqafim i ngrohtë për Egli Tako! KARMA thotë: Ndonjëherë vuajnë ata që janë të mirë, sepse kuptojnë se është momenti të ndalojnë dhe të mbrojnë vetveten,” ka shkruar Olta në postimin e saj.

“Mendohuni mirë para se…”, Egli reagon gjatë prime BBVA

Egli Tako ka reaguar në Instagramin e saj gjatë prime me një mesazh të qartë.

Teksa në Prime flitej pikërisht për largimin e saj nga BBVA dhe për përgjegjësitë e Gjestit, Egli ka reaguar me një shprehje që duket si thumb ndaj Gjestit.

“Mendohuni mirë para se të bëni një femër të qajë sepse Zoti numëron lotët e saj. Gëzuar 8 Marsin” , shkruan Egli.

Të jetë vallë një thumb ndaj Gjestit?

“Jam i lumtur që…”, Gjesti habit me fjalët e tij për Eglin

Pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, banorët kanë diskutuar mbi vendimin e saj.

Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, Gjesti pranoi se ndihej i çliruar, duke thënë se situata mes tij dhe Eglit kishte qenë e vështirë për të dy. Megjithatë, ai shtoi se kishte ende momente reflektimi mbi marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë, Danja dhe Aldo vlerësuan se dalja e Eglit mund të ketë qenë në të mirën e saj.

“Jam i lumtur, jo i mërzitur. Jam i lumtur që ka dalë, sepse ka qenë shumë keq, edhe ajo edhe unë, të dy tmerr kemi qenë”.

Banorët brenda shtëpisë kanë reaguar ndryshe për këtë situatë, me disa që fajësuan Gjestin për ndikimin e tij në përkeqësimin e Eglit. Mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo çështje në spektaklin e sotëm.

Pret një video nga Egli, Gjesti përlotet teksa dëgjon këngen e…

Gjesti është parë vetëm në oborrin e shtëpisë, i zhytur në mendime, ndërsa në sfond luhej kënga e Eminem, “Mockingbird”.

Ai nuk foli asnjë fjalë, por thjesht lëvizte kokën në ritmin e muzikës, duke lënë të kuptohet se ishte i prekur emocionalisht.

Situata në shtëpi është tensionuar ndjeshëm pas daljes së Eglit, e cila u largua në një gjendje të rënduar psikologjike.

Shumë nga banorët e kanë fajësuar Gjestin për këtë, duke thënë se sjellja e tij e kishte ndikuar rëndë atë.

Në shumë raste, Gjesti është parë duke i thënë Eglit “zhduku”, herë duke e afruar, e herë duke deklaruar se nuk kishte ndjenja për të.

Mori komente negative të pamjet me të atin, reagon ashpër G-Bani: “Unë nuk pres…”

Sikurse e dimë, G Bani nuk është më pjesë e “BBVA”, pas komunikimit që iu bë nga Ledioni për gjendjen shëndetësore të të atit të banorit.

Ky i fundit postoi mbrëmjen e djeshme një video me të atin, ku shpjegonte dhe informoi publikun se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme dhe e mirë, pasi kishte marrë shumë mesazhe prej ndjekësve dhe e ndjente si “detyrim” për një informim publik.

Mirëpo pas publikimit të videos, G Bani është përballur dhe me një sërë komentesh negative, ku shumë individë janë shprehur se çdo gjë ka qenë rren, lojë, shpifje. Për këtë G Bani ka ardhur me një sqarim në rrjete sociale:

Largimi i Eglit nga BBVA, reagon ashpër Neda Balluku

Neda Balluku ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për arsye shëndetësore.

Në një postim në Instagram, Neda shkruan për njerëzit “shpirtprishur” dhe “kazmat njerëzore” që bëjnë gjithçka për vëmendje, duke përdorur një krahasim me personazhin e Gregor Zamzës nga novela “Metamorfoza” e Franz Kafkës.

Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar. Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish.”

Pra, Neda kritikon ata që përfitojnë nga situatat për vëmendje dhe thekson që edhe pas vështirësive, e vërteta dhe vlerat e dikujt mbeten të pandryshuara.

Doli me urgjencë nga BBVA, G-Bani publikon pamjet me babain dhe ka një mesazh për…

G Bani ka postuar një video ku shfaqet pranë babait të tij, duke konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në video, G Bani tregon se pas periudhës së vështirë, tani ata janë në shtëpi dhe i shprehin falenderimet e tyre të sinqerta për të gjithë ata që i kanë mbështetur.

Ai theksoi falenderimet për të gjithë ata që i kanë shkruar, si dhe për mjekët që kanë ofruar kujdesin e nevojshëm për babanë e tij.

Kujtojmë se G Bani u largua nga “Big Brother VIP Albania” menjëherë pas lajmit për gjendjen e rëndë të babait të tij në Londër, duke udhëtuar nga Shqipëria për t’i qëndruar pranë në momentet e vështira.

Pas disa ditësh tensioni, ai tani mund të ndajë lajmin e mirë me ndjekësit e tij, duke siguruar që gjendja e babait të tij është përmirësuar dhe ata janë tashmë në shtëpi.

https://vm.tiktok.com/ZMBRcHvmK/

E ka imituar në Portokalli, Cubi flet për takimin me Eglin: “Pres prej asaj që të…”

Aktorja e “Portokalli”-së, Cubi Metkaj ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Ajo ka treguar më shumë për raportin që ka me Eglin duke qenë se e ka edhe mikeshë jashtë dhe gjithashtu ka bërë një analizë të lojës brenda shtëpisë së BBV dhe sjelljes së Eglit me Gjestin.

Pyetja- Duke qenë se Cubi e ka sjellë Eglin edhe në “Portokalli” si personazh si kanë qenë komentet dhe si e ka pritur publiku?

Cubi- Vjen një moment që njerëzit ndahen, ka edhe pro ka edhe kundër. Kam patur goxha komente, më saktë që nga momenti që ajo doli nga dje dhe sot ka patur shumë komente negative.

Ndryshe po themi nga ditët më përpara që ka patur komente më tepër pozitive. Njerëzit e kanë përqafuar faktin që ajo u largua, pra e mbështetën vendimin e saj dhe mua më shihnin si antagoniste e saj le ta themi në këtë lloj forme.

Kisha komente ‘u bëre ti, s’u bëre ti’ deri edhe në fyerje madje por mua nuk më vrasin fare këto sepse unë jam aktore dhe i marr parasysh plus që raportin që unë kam njerëzit nuk e dinë fare. Nuk më lëndon kjo pjesë, absolutisht që jo.

Pyetja- Çfarë do t’i thotë Cubi Eglit për imitimin e saj kur ta takojë?

Cubi-Pres që të thotë ajo, sa e kam arritur. Unë mendoj që duke qenë edhe aktore Egli sigurisht që përtej edhe raportit tonë që do ta përqafojë personazhin ashtu siç e kam sjellë unë.