Kontrata e jetës, Gjesti firmos një marrëveshje shumë të rëndësishme

SGM Management ka zyrtarizuar bashkëpunimin me artistin që është bërë një ndër emrat më të lakuar pas fitores në “Big Brother VIP” Gjesti. Në një postim në rrjetet sociale, label-i njoftoi se artisti është tashmë pjesë e familjes së tyre muzikore, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Me një identitet të veçantë dhe prani magnetike që e dalloi gjatë gjithë rrugëtimit të tij në reality show, Gjesti duket se është gati të shndërrohet nga një fenomen televiziv në një forcë të re në muzikë.

“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” shprehet SGM, duke lënë të nënkuptohet se projektet e para nuk do të vonojnë. Pas kamerave dhe dritave të Big Brother-it, Gjesti sapo hapi dritaren drejt skenës.

Laerti ofendoi Gjestin pas fitores së BBVA, Meridiani tregon arsyen e revoltës së aktorit: “Laerti donte që…”

Iftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”. Lidhur me komentet e finalistit Laert Vasili për analfabetizëm sa i përket fituesit, Meridiani dha opinionin e tij.

“Nuk u mor me familjarët, me profesionin, u mor vetëm me ata brenda shtëpisë. Laerti pse u kujtua në fund? Ishte e ulët nga ana e tij. Triumfin donte t’a bënte pis”.

Më tej, ish-banori i “Big Brother VIP 1” dha një tjetër argument duke pohuar se shumë njerëz të famshëm, pjesë e showbizz-it nëpër botë, mund të mos kenë përfunduar studimet e larta për arsye të ndryshme.

“Kemi njerëzit me më influencë në botë që s’kanë shkollë”.

Rozana dhe Gerta i suprizojnë të gjithë, ja projekti i tyre sëbashku

Pas katër muajsh të mbushur me tension, emocione dhe përplasje të forta në Big Brother VIP Albania, dy prej konkurrenteve më të spikatura të këtij edicioni, Gerta dhe Rozana, po përfliten për një rikthim surprizë – këtë herë në të njëjtin krah të televizionit.

Në shtëpinë më të ndjekur në vend, dyshen e karakterizonte kontrasti i thellë.

Përplasjet mes tyre, që shpesh tejkalonin kufijtë e lojës dhe preknin edhe jetën personale, mbajtën vëmendjen e publikut për javë me radhë. Megjithatë, televizioni duket se ka një aftësi të veçantë për të kthyer përplasjet në spektakël.

Burime afër “Top Channel” kanë konfirmuar për “Prive” se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, është duke u diskutuar një format i ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana mund të jenë pjesë kyçe e kastit. Madje, emri i emisionit të ri është tashmë në fazë diskutimi në zyrat e drejtuesve të kanalit.

A do ta ruajnë vajzat tensionin që i karakterizoi në BBVA, duke e shndërruar në një dinamikë të re televizive? Apo ndoshta për herë të parë do t’i shohim në një rol të papritur – si bashkëpunëtore që synojnë të argëtojnë publikun, dhe jo të rivalizojnë njëra-tjetrën?

Gjesti i buzëqeshi në korridor, Xheneta ka diçka për t’i thënë Eglit…

Kur menduam se drama mes ish-banorëve të “Big Brother Vip” kishte përfunduar, Xheneta sjell një befasim të ri. Ajo zbuloi një moment emocional që ndodhi në korridoret e Top Channel  një buzëqeshje enigmatike nga Gjesti. Kjo nuk është thjesht një ngjarje e rastësishme; është një tregues se shumë gjëra ndodhin pas kamerave, të cilat shumë prej nesh ndoshta nuk i dinë.

Thashethemet mbeten duke qarkulluar dhe Graciano, një analist i njohur i ngjarjeve televizive, e përmendi këtë buzëqeshje si një moment që bëri përshtypje tek stafi i emisionit. “Një buzëqeshje mund të thotë shumë, sidomos kur vjen nga dikush që ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e programit,” tha ai gjatë diskutimit të tij.

Graciano gjithashtu theksoi një emër tjetër që është gjithmonë në qendër të vëmendjes  Eglin. Duke i drejtuar një pyetje Xhenetës për takimin e mundshëm të saj me Eglin në ambientet e televizionit, përgjigjja e saj ishte befasuese dhe la të gjithë të pranishmit në gjendje të habitur.

“Nuk i kam takuar në televizion, por kam dëgjuar që po flejnë në të njëjtin hotel ku qëndroj unë në Tiranë. Tani, nuk e di kush po e ndjek kë,” tha ajo me një buzëqeshje që fliste më shumë se fjalët. Kjo la hapur një mori mundësish për lidhjen mes këtyre dy personazheve dhe ndjekësit e saj janë të etur për të zbuluar më shumë. Rrugët e tyre, ndonëse nuk u takojnë në ekran, duket se përplasen në hollin e hotelit.

Ky lloj intrigash shton tensionin dhe misteriozitetin që rrethon marrëdhëniet dhe ndjenjat e banorëve të Big Brother Vip, duke na lënë të gjithë të dyshojmë se historia është shumë më tepër sesa një thashethem i thjeshtë.

Egli Tako bënë ndryshimin drastiknë, mezi do e njihni

Është një nga emrat me të komentuar në rrjetet sociale dhe mediat roze. Fjala është për ish-finalisten e BBVA, Egli Tako.

Lidhja e saj me Gjestin bëri që Egli të merr vëmendje të madhe të publikut shqiptarë.

Egli vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Se fundmi, Egli ka befasuar fansat e saj me një ndryshim të vogël që ka bërë në pamjen e saj.

Ajo ka vendosur të rregullojë vetullat, diçka që vetë ka treguar se nuk e kishte bërë më parë.

Banori i Ferma VIP tronditet nga letra e bashkëshortes: “Atij i pëlqejnë…”

Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spektaklin Ferma VIP 2. Çfarë rrethana e çuditshme ka pasur Ylli, i cili, përveçse është përfshirë në disa ngjarje të çuditshme, tani përballet me akuza të rënda që e sfidojnë imazhin e tij publik.

Gjatë javës, Ylli ka zbuluar se ka qenë i martuar jashtë, por tashmë ka nisur procesin e divorcit. Kjo deklaratë ka qarkulluar shpejt dhe ka shkaktuar reagime të forta, sidomos nga bashkëshortja e tij, e cila ka ofruar një version të saj të ngjarjeve. Ajo ka dërguar një letër në redaksinë e Ferma VIP 2, ku sqaron se ata kanë bashkëjetuar vetëm për dy javë dhe se martesa e tyre ka qenë vetëm një formalitet, pa ndonjë ceremoninë tradicionale. Letra e saj është shokueshëm e drejtpërdrejtë. Ajo pretendon se Ylli ka kërkuar divorcin sepse preferon marrëdhënie me burra.

Kjo akuzë rëndon mbi Yllin dhe ai e sheh si një sulm të ulët ndaj karakterit të tij. Këto pretendime e kanë shqetësuar dhe Ylli i ka quajtur këto akuza të pabaza, duke proklamuar se ndarja e tyre është rezultat i ndikimeve të prindërve të nuses, dhe jo ndjenjave të tij personale. Historitë personale sa vijnë dhe komplikohen, sidomos kur ndodhin përballje të tilla publike. Ylli dhe bashkëshortja e tij kanë një histori që shtrihet për madje disa vite, përfshirë një fejesë që tani duket e filluar në vitin 2022. Kjo mund të ngrejë pyetje të mëdha për natyrën e aktualitetit të martese së tij. A ishte kjo një marrëdhënie e keqe që asnjëherë nuk arriti të žbulonte vërtet ndjenjat e tyre?

Gjatë intervistës në Ferma VIP 2, ku Luana e fton Yllin të flasë për jetën e tij personale, ai jep një version të tij të ngjarjeve. “Nuk kam qenë i martuar, por kam pasur një lidhje të ngrohtë me të të fejuarën time,” thotë ai. E gjithë kjo situatë duket se është një rrjedhë e pandalshme e llogarive dhe akuzave, duke e lënë audiencën të spekulojë rreth vërtetësisë së tyre. Çfarë do të ndodhë tani përpara Yllit? A do të arrijë ai të zhvendosë këtë mori akuzash dhe të ndjekë një jetë të re? Ndërsa Ylli është duke reshikuar të kaluarën e tij, shikuesit e spektaklit Ferma VIP 2 ndihen tërhequr nga këtë histori të komplikuar, duke pritur për zhvillime të tjera. Si do t’ia dalë ai për të sfiduar këto akuza dhe për të provuar vërtetësinë e tij?

Ish-banorja e BBVA aksidentohet me makinë

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë.

Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka bërë dy aksidente me makinë

Tutje, ka njoftuar se është mirë dhe se është frikësuar shumë pasi kishte me vete në makinë vajzën e vogël, disa muajshe.

Njoftimi i plotë

Incident në koncertin e Gjestit, dora e fituesit të BBVA…

Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA.

Aty ishin të pranishëm një numër i madh i fansave.

Por, Gjesti teksa po performonte u tregua i pakujdeshëm.

Ai afrohet zjarrit me shkëndija që përdoret në klube, por ai shihet se është frikësuar dhe është larguar.

Si duket dora e tij është lënduar nga zjarri, të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet përmes reagimit që dha.

Shiko videon:

“Egli dhe Gjesti nuk mu duken si…”, menaxheri i famshëm habit me deklaratën e tij

Menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ka ndarë së fundmi disa detaje interesante nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania 4, ku vëmendja ishte padyshim te çifti më i komentuar i këtij edicioni – Gjesti dhe Egla.

Në një intervistë për Prive, Demika tha se, ndonëse dyshja kaluan thuajse gjithë kohën pranë njëri-tjetrit gjatë festës, nuk i dhanë përshtypjen e një çifti.

Ai theksoi se kjo mund të ketë ardhur për shkak të vëmendjes së madhe nga publiku dhe të ftuarit, të cilët i rrethonin vazhdimisht për t’i përshëndetur, duke mos u lënë hapësirë të ishin më të afërt.

“Me thënë të drejtën, atë natë kam vënë re që Gjesti dhe Egli mund të ishin bashkë gjithë kohës pothuajse, por nuk po ma linin përshtypjen e një çifti, për arsye sepse ishin të hutuar dhe ishin akoma duke takuar njerëz dhe shumë pak kohë kanë gjetur të rrinin bashkë me njëri tjetrin, të përqafuar apo të kërcenin bashkë.

Kjo mu duk pak e habitshme, por nuk i vë faj sepse në fund të fundit sapo kanë dalë nga një reality show dhe janë të hutuar akoma”.

Këto komente të Demikës vijnë në një moment kur marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, me shumë ndjekës që pyesin nëse lidhja e tyre do të vazhdojë jashtë shtëpisë.

Egli Tako rikthehet në ekran, ja ku do e shohim

Një mbrëmje plot humor dhe energji të mirë pritet këtë të mërkurë në “Portokalli”, spektaklin e shumë dashur të humorit që transmetohet në Top Channel.

E ftuara speciale e kësaj jave do të jetë Egli Tako, një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, ku Egli u rendit e 4-ta finaliste, ky do jetë emisioni i parë ku do e shohim Eglin.

Egli do të jetë pjesë e shfaqjes më 30 prill, në orën 19:00, në studiot e Top Channel në Kashar. Me siguri do sjellë një performancë të veçantë dhe një atmosferë të ngrohtë në skenën e “Portokalli”, ku publiku gjithmonë pret surpriza dhe momente të paharrueshme.

Kujtojmë që gjithashtu Gjesti ishte në emisionin e fundit në “Portokalli”.