Pas largimit të Eglit, Produksioni merr një tjetër vendim

Egli Tako vendosi të linte përfundimisht shtëpinë dhe të tërhiqej nga gara për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Për këtë arsye, Big Brother ka marrë vendimin për të anuluar televotimin, në të cilin ishin gjithë banorët, me njërin prej tyre që do të linte shtëpinë të shtunën.

“Anulohet televotimi! Vendimi si shkak i largimit të Eglit nga gara për arsye shëndetësore”, shkruhej në njoftimin zyrtar të Big Brother.

Ish-banorja e BBVA reagon pas daljes së Eglit: “Tani që dole…”

Pas largimit të Eglit nga Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka reaguar me një mesazh mbështetës në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, ajo i ka bërë thirrje Eglit të mos lexojë komentet negative dhe i ka shprehur mbështetjen e saj të plotë.

Tani që dole, mos lexo asnjë koment! Nuk je asgjë nga ato që thonë. Të pres me krahët hapur për disa fjalë zemre nga eksperienca, kurdo që ti të bëhesh më mirë!”, ka shkruar Sara, duke e inkurajuar Eglin pas përfundimit të rrugëtimit të saj në BBVIP.

E papritur! Egli largohet nga shtëpia e BBVA

Egli Tako ka ndërprerë garën e “Big Brother VIP Albania 4”.

Sipas asaj që raportohet nga Big Brother, është marrë vendimi që banorja të ndërpresë menjëherë garën, për arsye shëndetësore.

Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën.

Egli ju uron suksese të gjithëve”, shkruhej në zarfin e kuq.

“I shave prindin nëpër dhëmbë…”, Kelly nxjerr zbuluar Jozin, Loredana…

Kelly dhe Jozi kanë patur një diskutim të ashpër së fundmi. Teksa ishin duke folur lidhur me marrëdhënien e Loredanës dhe Jozit ky i fundit është teksa ka qenë duke shprehur se kanë krijuar respekt për njëri-tjetrin, Kelly i ka ndërprerë fjalën duke i thënë se Jozi e ka sharë babain e Lorit kur erdhi për ta surprizuar në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Jozi: Kemi krijuar respekt.
Kelly: Ore ti kur i erdhi prindi ça e shave nga robt aty nëpër dhëmbë.
Jozi: Kë shajta nga robt unë çfarë po flet? A je në terezi?
Kelly: E ke videon mo zemra se ke dalë dhe jashtë! Ke dalë dhe jashtë mor burrë, mos më qesh mua.

Ndërkohë ndërhyn produksioni duke paralajmëruar Kellyn: Kujdes mikrofonin.

Pas kësaj, Kelly u shpreh se nëse ai ishte gabim lidhur me këtë gjë, Loredana të dilte jashtë dhe të shihte videon për të cilën bëhej fjalë.

https://www.tiktok.com/@bigbrothervipalbania24/video/7478476593535438102?embed_source=121374463%2C121468991%2C121439635%2C121433650%2C121404359%2C121497414%2C73319236%2C121477481%2C121351166%2C121487028%2C73347566%2C121331973%2C120811592%2C120810756%2C121503376%3Bnull%3Bembed_share&refer=embed&referer_url=iconstyle.al%2Fia-shajte-prindin-nga-robt-neper-dhembekelly-nxjerr-bllof-jozin-ne-sy-te-lorit%2F&referer_video_id=7478476593535438102

G-Bani habit me deklaratën për Gjestin pas daljes nga BBVA: “Njeriu i vetëm që…”

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania”, G Bani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për Gjestin pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Në një postim në Instagram, G Bani falënderon publikisht Gjestin për mbështetjen e tij gjatë kohës në shtëpi dhe ndan me ndjekësit informacionin mbi gjendjen shëndetësore të babait të tij.

Ai ka sqaruar se babai i tij është jashtë rrezikut për jetën, duke theksuar se Gjestin ka qenë i vetmi person që e ka uruar për herë të parë dhe ka pasur një kuptim të thellë për ndjenjat dhe gjendjen e tij, duke e parë dhe ndjerë në shpirt.

G Bani gjithashtu ka theksuar se ky ishte një moment i rëndësishëm për të, duke e konsideruar Gjestin si njeriun që e pa dhe e kuptoi më shumë se të tjerët në shtëpi.

Gjesti dhe Egli dy banorët më të klikuar, por kush kryesor? Eksperti tregon shifrat

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.

Ai ka treguar statistikat më të fundit se çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në Google e jo vetëm. Kush është banori i Big Brother VIP 4 më i kërkuar në rrjet?

Egli apo Gjesti, kush mbizotëron në internet?

Faktikisht, është një personazh që me këdo ta përplasim është pothuajse fitues, që është Gjesti. Nëse do flasim për qytetet ku janë fansat më të mëdhenj të Gjestit, Gjesti fansat më të mëdhenj i ka në Berat, Kukës, Dibër, Lezhë, që siç e shohim janë qytetet që shohin më shumë “Big Brother”.

Ndoshta prandaj është dhe aq popullor sepse janë qytetet që e votojnë më shumë. Dhe qyteti që e ka më pak qejf, shifrat janë shumë të mëdha, është Vlora, ku është Egli më mirë. Por prapë midis të dyve, Egli është 46% dhe Gjesti është 54%. Por fansat më të mëdhenj të Eglit janë në Vlorë.

Informacion nga jashtë, Jozi mëson Gertën ku ta sulmojë Gjestin: “Thirre…”

Në një moment dramatik mbrëmë në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka habitur banorët e tjerë duke u thënë se do të largohej nga shtëpia, ndërsa në fakt u fsheh në dollapin e lavanderisë.

Ky veprim shkaktoi reagime të forta, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Ishte Shkëlzeni ai që e kuptoi i pari se Gjesti nuk kishte lënë shtëpinë dhe i dhuroi një përqafim, ndërsa Rozana, e cila ka një raport të ngushtë me Gjestin, nuk mundi të mbante lotët duke kërkuar që ai të mos largohej.

Megjithatë, tensionet nuk munguan: Gjesti u përplas keq me Laertin dhe Gertën për shkak të kaosit që shkaktoi, duke pasuar një debat të ashpër.

G-Bani rrëfen për largimin drejt Londrës: “Humba…”

Reperi G Bani ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi në prime-n e shkuar iu komunikua se babai i tij ndodhej në spital, por në gjendje stabile.

Në një postim në Instagram, ai tregoi se gjatë udhëtimit kishte ethe dhe temperaturë të lartë, duke e bërë fluturimin edhe më të rëndë.

Ndër të tjera, G Bani falenderoi pasagjerët shqiptarë që e ndihmuan gjatë situatës, si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të aeroportit për mirëkuptimin.

Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë nga njerëzit që ka takuar gjatë këtij udhëtimi.

Gjesti vendos të largohet nga shtëpia! Banorët në lot, ai futet në…

Gjesti duket se ka vendosur që të largohet nga Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka thënë se dëshiron që të largohet derisa para largimit banorët kanë kërkuar që ai që të qëndrojë në shtëpi.

“Ma e rendesishme është shendeti jem, se loja”, tha ai ndër të tjera. Ndërkohë, ai është parë duke u përshëndetur me banorët që janë mbledhur te dera duke i kërkuar të mos dalë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjesti tentoi të largohej nga BBVA duke kapërcyer murin e jashtëm rrethues.

Megjithatë, kësaj here e gjitha ishte një lojë, pasi Gjesti thjesht u fut në dollap.

Redoni i dërgon mesazh Eglit: “Mos lejo të…”

Në ‘BBVA’ tensionet dhe emocionet janë gjithnjë të pranishme, por mes tyre nuk mungojnë as mesazhet e mbushura me ndjenja të forta.

Së fundmi, Redon Berani i ka dërguar një mesazh Egli Takos, duke i dhënë forcë dhe mbështetje në këtë rrugëtim sfidues brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

“Sytë janë pasqyra e shpirtit tënd të bukur. Të lutem mos lejo të venitet shkëlqimi që reflektohet në to.

Kjo eksperiencë do mbarojë dhe unë mezi pres të të takoj,” – janë fjalët e Redonit, të cilat kanë prekur Eglin e cila u emocionua shumë.