Sherri mes Gjestit dhe Eglit, reagon Xheneta

Raporti mes Eglit dhe Gjestit në Big Brother VIP duket se ka arritur një pikë të pakthyeshme pas një debati të ashpër mes tyre. Gjithçka nisi kur Gjesti reagoi për një nishan në trupin e Eglit, duke shkaktuar tension mes tyre.

Në spektaklin prime, moderatorja Rozana Radi e vuri Gjestin para përgjegjësisë, duke i kërkuar që të shfaqte më shumë dashuri ndaj Eglit. Megjithatë, artisti reagoi ashpër, duke shpërthyer në ulërima dhe duke deklaruar se nuk ka ndjenja për të.

Ky moment ka marrë shumë reagime nga publiku në faqen zyrtare të Big Brother VIP, mes tyre edhe nga ish-partnerja e Gjestit, Xheneta. Ajo ka pëlqyer postimin, gjë që disa e kanë interpretuar si një shenjë mbështetjeje për të.

Situata mes dy banorëve mbetet e tensionuar, ndërsa fansat e programit presin të shohin si do të vijojë dinamika e tyre brenda shtëpisë.

E papritur! Gjesti dhe Ola shkëmbejnë puthje në…

Ola Zenelaj ka shkaktuar shumë bujë në Big Brother VIP, duke flirtuar me disa banorë.

Pas një darke me Laert Vasilin, ajo shprehu pëlqim për Joz Markun dhe më pas pati një moment flirtimi me Gjestin gjatë një dushi.

Ai i kërkoi që të flinin së bashku, megjithatë shaka, dhe më vonë u pa duke shkëmbyer puthje.

Në një moment, ajo iu përgjigj duke thënë: “Me një jorgan, jo me dy”. Kjo erdhi pas një debati të tensionuar mes Gjestit dhe Egli Takos për një nishan.

https://twitter.com/i/status/1897282682440311263

https://twitter.com/i/status/1897280431701287168

Gjesti paska sharë produksionin, Egli zbulon një detaj

Pas debatit të ashpër mes Eglit Tako dhe Gjestit, banorja u pa duke biseduar në oborr me Danja Kokën, ku diskutuan për ngjarjen dhe tensionin mes saj dhe banorit nga Kosova.

Gjesti kishte reaguar ashpër ndaj Eglit, duke ngritur tonet dhe madje duke hequr mikrofonin.

Gjatë bisedës me Danjën, Egli zbuloi se ai kishte sharë edhe produksionin, duke shtuar se u befasua nga sjellja e tij.

Pas përplasjes, produksioni ndërhyri duke tërhequr vëmendjen për situatën. Megjithatë, Egli u shpreh se nuk kishte problem nëse e fajësonin atë, por kërkoi që Gjesti të qartësonte nëse problemi i tij ishte me të apo me produksionin.

Gjesti shpërthen kundër Eglit: “Nuk e dua, por nuk largohem dot sepse…”

Në shtëpinë e Big Brother VIP, tensionet po arrijnë kulmin mes dy konkurrentëve, Gjesti dhe Egli. Në një rrëfim të sinqertë, Gjesti ka shprehur se ndonëse nuk ka ndjenja për Eglin, nuk mund të largohet prej saj, duke shtuar se situata e ka çuar drejt depresionit.

“Rozana ma tha: ‘Pse nuk e afron dhe t’i japësh dashuri?’. Po sepse nuk e dua! Nuk e dua, more burrë! S’kam ndjenja!” – u shpreh ai.

Në anën tjetër, Egli duket se është e përfshirë emocionalisht, ndërsa situata mes tyre po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. A do të ndikojë kjo në rrjedhën e lojës dhe në qëndrimin e tyre në shtëpi? Mbetet për t’u parë!

Reagimi i plotë:

Nuk mund të largohem prej saj sepse e shoh shumë keq dhe po hyj në depresion për vete
Jam në gjendje shumë të rëndë o vlla. Rozana ma bëri mua: “Pse nuk e afron ti japësh dashuri?”, po sepse nuk e dua o vlla. Nuk e du more burrë, s’kam ndjenja. Po e afroj për këto pika vlla.
Ajo më do, nuk e kam ngatërruar lidhjen. Dhe unë pak a shumë në disa pika përshtatem me të. Më shumë s’ka o vlla.
E di çfarë do bëj? Do duroj të qaj ajo qoshe më qoshe dhe unë të largohem prej saj dhe ajo të bëhet keq. Kjo është zgjidhja bab.

Gjesti gjuan mikrofonin dhe ulëret me të madhe: “Nuk kam ndjenja, nuk…”

Pas prime të mbrëmshëm, një debat i fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit, pasi Gjesti është ndjerë i tradhtuar nga veprimi i Eglit që e ka diskutuar çështjen e nishanit me Danjën.

Në këtë debat është përfshirë dhe Rozana, e cila i ka kërkuar llogari Gjestit për veprimin e tij, veprim i cili sipas Rozanës e ka ulur Eglin.

Në një moment Rozana i është drejtuar Gjestit duke i thënë që në asnjë moment nuk i ka treguar dashuri Eglit dhe këtu Gjesti ka humbur kontrollin.

“Sepse nuk kam ndjenja, nuk kam…”, ka ulëritur Gjesti duke gjuajtur mikrofonin.

“Turp të kesh, o i pafytyrë…”, kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit

Mbrëmjen e kalur gjatë prime ndër të tjera u diskutua edhe një reagim i Gjestit pasi kishte parë një nishan të Eglit.

Të dy banorët nuk dëshiruar të flisnin për diçka të tillë gjatë Prime, por kjo nuk e ndaloi Ledjonin që të jepte mesazhin e tij.

Pas Prime, Gjesti ka shprehur indinjatën e tij ndaj Eglit, duke e fajësuar dhe akuzuar si lojtare që ka luajtur me të, duke mos mbajtur fjalën që ajo gjë të mos flitet në shtëpi.

Kjo ka bërë që Egli të humb kontrollin dhe t’i kthehet me këto fjalë: “O i pafytyrë! Të kam mbrojtur gjithmonë, të mbrojta dhe në prime edhe pse the fjalët më të këqija për mua dhe tani ma hedh fajin mua. Kush je ti? E kam ulur veten për ty, kam qenë fansja jote që ta fitosh ti, por nuk më manipulon më…”

Mbetet të shohim nëse kjo krisje do jetë përfundimtare apo çifti do pajtohet.

G Bani reagon pas daljes nga BBV4: “Nuk ishte…”

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP 4, G Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderon ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi situatën që përjetoi brenda spektaklit.

Teksa ishte në BBV4, ai mori një lajm të trishtuar për shëndetin e të atit. Fillimisht, ai dyshoi në vërtetësinë e lajmit, por pas daljes e kuptoi se gjithçka ishte reale. Në mesazhin e tij publik, G Bani theksoi se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.

“Nuk më është besuar deri sa kam folur me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentues, edhe unë kam familje,” shkroi ai, duke bërë të qartë se për të, rëndësi ka familja dhe jo opinionet e të tjerëve.

Ai shtoi se të gjitha fjalët, kërcënimet dhe sharjet që ka marrë gjatë kësaj kohe i fal të gjithëve, duke i lënë pas ato që ndodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Në fund, ai përshëndeti të gjithë dhe uroi banorët e mbetur në garë.

“Është lojë për të më nxjerrë…”, G-Bani hedh dyshime për daljen e tij

Prime i sotëm nisi ndryshe, pasi Ledjoni hyri në shtëpinë e BBVA për t’i dhënë një lajm G-Banit.

Babai i rreperit është i sëmurë dhe familjarët e tij kanë kërkuar që G-Bani të jetë pranë tyre.

Ledjoni i tha se produksioni i ka prerë biletën për Londër dhe G-Bani vendosi të largohet.

Por në media po qarkullon një video ku në dalje të shtëpisë, G-Bani pyet Ledjonin: “Është rrenë për të më nxjerrë…?”

Kjo ka hedhur dyshime se produksioni ka vendosur ta nxjerrë G-Banin në këtë mënyrë për ta kursyer nga Zarfi i Zi pas sjelljeve të tij të përsëritura.

Megjithatë, në çdo rast, ne i urojmë shëndet dhe shërim të plotë babit të G-Banit.

https://www.instagram.com/reel/DGynVLaxERg/?igsh=cjUxb2pra3c3bTBj

Ledion Liço futet në shtëpi, i jep lajmin G-Banit që babai i tij ndodhet në spital

Prime i sotëm i ‘BBVA’ ka nisur në një mënyrë tepër të pazakontë, me Ledion Liçon që u fut në shtëpi. Ai i dha një lajm të trishtë G Banit, babai i së cilit ka pësuar një ishemi dhe ndodhet në spital në Londër.

“Keni kaluar disa ditë jo dhe fortë të mira për shkak të gripit por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush që duhet t’ia thoja vetë. Nuk është shumë e rëndë. G Bani duhet të të them diçka.

Pak kohë më parë na kanë njoftuar se babai yt është sëmurë dhe ndodhet në spital. Ka pësuar një ishemi dhe për momentin gjëndja është e stabilizuar. Mami dhe vëllai e dinë sa shumë ti e do këtë eksperiencë, por ata duan që të ndodhesh pranë tij këto momente.

Produksioni të ka prerë biletën e avionit që të nisesh për në Londër që këto momente”, i tha Ledioni banorit.

Gjesti bëri reagimin e tepruar, ky është nishani që Egli tentoi ta hiqte

Kurioziteti për një detaj të vogël fizik ka pushtuar rrjetet sociale dhe diskutimet në “Big Brother”. Gjithçka nisi nga një episod që për shumëkënd mund të duket i pabesueshëm: një nishan shkaktoi dramë, refuzim dhe lot.

Siç mund ta keni lexuar, Egli, që flinte pranë Gjestit dhe Rizartës, u ndje e refuzuar pasi ky i fundit përdori jorganin si barrierë për të shmangur çdo kontakt fizik me të. Arsyeja? Një nishan në këmbën e Eglit, i cili, sipas Gjestit, i shkaktoi një ndjesi aq të çuditshme saqë nuk mundi ta kontrollonte neverinë e tij. Epo, misteri mori fund.

I hymë hulumtimeve në Instagram dhe e gjetëm nishanin e Eglit. Me gjithë respektin për dramën e krijuar, është e qartë se nishani në fjalë është – një nishan.

Një shenjë e zakonshme, e pranishme në trupin e shumë njerëzve. Asgjë tronditëse, asgjë e pazakontë, asgjë që të meritonte një përplasje aq dramatike.