Egli lë shtëpinë, Kutia e Pandorës, Rizarta…Ja çfarë pritet të ndodh sonte në BBVA

Prime i natës së sotme në BBVA premton shumë surpriza dhe emocione që do na mbajnë mbërthyer para televizorit.

Rizarta është zgjedhur si lider e shtëpisë dhe siç ka paralajmëruar Vëllai i Madh, ajo do ketë një avantazh shumë të rëndësishëm në lojë.

Siç edhe ajo vetë e ka thënë, nëse i vjen mundësia, në nominim do nxjerrë Eglin, Gjestin dhe Rozanën. Pasi u bë lidere ajo e konfirmoi këtë duke thënë se “do i vinte flakën me avantazhin.”

Gjasat janë që Rizarta të ketë një Kuti Pandore sonte, por e vetmja dilemë është nëse do dërgojë 2 apo 3 banorë në nominim.

Nëse do jenë 3, atëherë treshja e saj do jetë Gjesti, Egli dhe Rozana, ku sigurisht më e rrezikuara që të lërë shtëpinë është Egli, pasi Gjesti dhe Rozana janë dy nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni.

Nëse televotimi do jetë brenda natës apo për të shtunën, këtë mbetet ta shohim, pasi nëse është brenda natës, atëherë Egli do duhet të lërë shtëpinë që sonte.

Sherri me Vserlo, Gjesti kundër produksionit: “Mos më thirrni në…”

Dita e sotme ka nisur vrullshëm për Gjestin, i cili pas një debati me Jozin, ka pasur një përplasje tjetër me Vserlon.

Teksa të dy debatonin pranë pishinës, Vserlo e ka humbur qetësinë dhe Vëllai i Madh e ka thirrur Gjestin në dhomën e rrëfimit për të ndalur eskalimin e Vserlos.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Gjestit i cili ka reaguar i indinjuar ndaj produksionit.

“Jo Vëllai i Madh, mos më thirrni kur ju afrohem dhe kto eskalojnë, duke më thënë për të mos i ngucur”, ka thënë Gjesti, duke na lënë të kuptojmë se brenda dhomës së rrëfimit atij i ndalohet të provokojë banorët.

Momente që nuk u publikuan nga produksioni, G-Bani humbet kontrollin kundër Valbonës

G Bani mbetet një nga banorët më të zhurmshëm të Big Brother, duke shkaktuar përplasje të forta, veçanërisht me vajzat e shtëpisë.

Pas rikthimit, ai është përplasur me Danjën dhe së fundmi me Valbona Mhillin, duke debatuar me tone të larta dhe madje duke eskaluar situatën.

Pamjet e incidenteve nuk ndodhen në faqet zyrtare të Big Brother, por janë bërë virale në TikTok dhe platformën X.

Kujtojmë se G Bani u përjashtua më parë me zarf të zi pasi goditi Gjestin, dhe me sjelljet e fundit, duket se nuk e ka larg një tjetër përjashtim.

Më në fund Valbona e pranon: “Më përpara me Jozin kam…”

Në këtë edicion të “Big Brother”, një ndër diskutimet në të shumta ka qenë sjellja dhe raporti i  Valbonës me Jozin, që disa prej banorëve kanë komentuar për situatat e krijuara nga ajo dhe lojën e saj, apo mund të ketë dhe diçka më shumë.

Situatat pas rikthimit të Jozit në shtëpi nuk kanë qenë fort të mira pasi ai dhe Loredana duket se janë ndarë dhe ai është afruar tepër me Valbonën, e cila i mbështet dhe kokën mbi supe teksa Loredana ndodhet aty.

Ata kanë shprehur se kanë shoqëri të përbashkët me njëri-tjetrin, prandaj shfaqen kaq të afërt, por shumë komentues dhe gazetarë të ndryshëm kanë pohuar se Jozi dhe Valbona mund të kenë patur një histori dashuri më parë.

Diçka që shumë e kanë dyshuar, por mbrëmjen e sotme ajo e ka pohuar këtë gjë, ku prezent kanë qenë Jozi dhe Loredana, të cilët ishin duke debatuar e sqaruar me njëri-tjetrin. Valbona ka ndërhyrë duke shprehur se:

Jemi ish të dashur, sot jemi shokë…

Një deklaratë që Loredana e ka pritur mjaft mirë duke treguar se ka patur dyshimet e saj, ndërsa Jozi ka komentuar duke thënë se me Valbonën nuk do të bënte gjë dhe se nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur më parë.

Një deklaratë e tillë na ka habitur të gjithëve, duke mos e kuptuar nëse kjo është një lojë apo e vërtetë.

Jozi gjithashtu ka shprehur se dëshiron që ao dhe Loredana të vazhdojnë rrugëtimin të ndarë dhe se sipas tij, ata nuk janë për njëri-tjetrin.

Gjesi i drejtohet Zotit për një dëshirë: “Ndihmoje…”

Banori aktiv i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka shprehur dëshirën e tij për ta fituar këtë edicion, duke kërkuar ndihmën e Zotit.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai tha se ka kaluar shumë sfida dhe beson se e meriton të jetë fituesi. Ai përmendi shuplakën e marrë nga G Bani dhe komentet negative nga banorët e tjerë, duke theksuar se ka luftuar për të arritur deri në këtë pikë.

“O Allah, ndihmoje mbretin të ndalë dritat,” u shpreh ai, duke aluduar për momentin kur fituesi fik dritat e shtëpisë.

Gjesti ka kaluar më shumë se 130 ditë në izolim, duke përfshirë edhe qëndrimin e tij në Big Brother VIP Kosova përpara se të bëhej pjesë e BBVA 4.

Surprizë! Publikohen pamjet e puthjes së Gjestit me Eglin në dhomën e rrëfimit

Edhe kjo duket të jetë bërë me plot emocione, ndonëse Gjesti së fundmi iu referua si ‘e dashura ime’.

Megjithatë, të njëjtit po vazhdojnë të kenë ulje-ngritje të shumta në këtë raport.

Pritet të shihet se si do të vijojë kjo marrëdhënie mes tyre ditëve në vijim.

Në një promo të spektaklit, të asaj që do të ndodh të martën, shihet se në dhomë të rrëfimit dyshja janë puthur sërish.

Edhe kjo duket të jetë bërë me plot emocione, ndonëse Gjesti së fundmi iu referua si ‘e dashura ime’.

Megjithatë, të njëjtit po vazhdojnë të kenë ulje-ngritje të shumta në këtë raport.

Pritet të shihet se si do të vijojë kjo marrëdhënie mes tyre ditëve në vijim.

https://www.instagram.com/reel/DGvsAbkMEnW/?utm_source=ig_web_copy_link

E lënduar nga fjalët e Gjestit, Egli bën veprimin e frikshëm për të dëmtuar veten

Egli Tako ka përjetuar një moment të sikletshëm me Gjestin derisa po flinin bashkë në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për një nishan që ajo ka në njërën nga këmbët, për të cilin banori nga Kosova u shpreh se ka qenë ‘gjëja më e shpifur që ka parë’.

Egli e përjetoi keq dhe qau nga kjo, derisa ka tentuar edhe për një gjë të pakuptimtë.

Derisa po fliste me Gjestin ka treguar se nishanin ka tentuar që ta pres, pasi nuk ndihej mirë.

“E di çfarë kam bërë unë këtu masakër, nga nervat se çfarë më bëre ti”, i është drejtuar ajo.

“Kush të ka thënë të bësh masakër”, i tha banori nga ana tjetër.

Gjesti i kërkoi falje pas gjithë kësaj dhe ata tani janë pajtuar me njëri-tjetrin.

Shokon banorja e BBVA: “Kam qenë e lidhur me një…”

Banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë ditën e sotme.

Ajo ka zbuluar për herë të parë se ka qenë në një lidhje me një vajzë.

Gjatë një bisede me Amber, Ola u shpreh se ka qejf që të eksperimentojë që të shohë se ku është, të dijë se çfarë do.

E pyetur nga Amber nëse vajza në fjalë ishte shqiptare apo e huaj, Ola u përgjigj menjëherë: “Shqiptare”.

Ola: Unë eksperimentoj shumë në lidhje, në partner. Kam patur marrëdhënie edhe me gocë

Amber: Vërtetë?

Ola: Po, një lidhje

Amber: Ke pasur lidhje me gocë?

Ola: Po, se kam problem. Kur ndihem mirë me dikë, ndihem mirë, nuk ka lidhje as mosha, as gjinia. Thjesht dua ta shoh unë ku jam, drejtimin tim, të eksperimentoj të gjitha dhe në fund të di se çfarë dua.

Amber: Ishte e huaj apo shqiptare?

Ola: Shqiptare

Këngëtarja e njohur sulmon ashpër Rozana Radin: “Llumi i industrisë! Ka dhunuar dhe ka…”

Këngëtarja Rovena Stefa ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozana Radit, e dhënë shumë vite më parë, e brenda të cilës shpjegon një ‘sherr’ që kishte ndodhur me të.

Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rraf Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë, dhe tashmë dyshja ndjekin njëra-tjetrën në mediat sociale.

Rovena Stefa sulmon ashpër Rozana Radin: “Llumi i industrisë, ja si krenohet se ka rrahur…”

Këngëtarja Rovena Stefa ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozana Radit, e dhënë shumë vite më parë, e brenda të cilës shpjegon një ‘sherr’ që kishte ndodhur me të.

Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rraf Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë, dhe tashmë dyshja ndjekin njëra-tjetrën në mediat sociale.