Për familjen time/Akifi thyen premtimin që i bëri Shengylit

Berku kërkon me patjetër të pajtohet me Ajbykenë dhe për këtë i shkon poshtë dritares së dhomës. Në çast, atë e shikon Shengyli. Ajo i merr fëmijët veçmas dhe i bën të flasin. Kështu, mëson se si u hoq Orhani nga pozicioni punës që kishte.

Të nesërmen, Shengyli i kërkon Akifit që të paguajë semestrin e fëmijëve, ashtu siç ai i kishte premtuar si kompensim për paralizimin që pësoi Orhani por tanimë Akifi thotë se nuk do e bëjë, për shkak se Orhani është shëruar.

Sakaq, fëmijët e tjerë, Tollga dhe Xhemile i japin një shans njëri tjetrit për t’u njohur dhe këtë, Tollga e fiton për shkak të dhuratës me vlerë emocionale që i bën asaj. Ndërsa në anën tjetër, ndodhet Nebahati me shoqen e saj.

Kaani e dëgjon tek ajo flet si mos më keq për nënën e tij të ndjerë dhe lëndohet shumë. Ndonëse vendos të mos ia tregojë babait të tij, ai e bën, sepse Akifi e vëren që ai është shumë i trishtuar dhe ngulmon derisa ai flet.

 

PREMTIMI/Xhemre futet fshehurazi në shtëpinë e Emirit

Xhemreja shfrytëzon orët e vona të natës për t’iu futur në shtëpi Xhavidanës e për t’ia ndërruar ilaçet që ajo konsumon. Sërish, e bën pa e zënë askush. Paralelisht,në ato orë të vona, Narini po pastron shtëpinë e Kemalit.

Ajo lëviz çdo gjë nga vendi dhe bën një pastrim të thellë, gjë që të gjithë e kuptojnë se po e bën nga mërzia, që t’a largojë mendjen nga Rejhani. Kemali përpiqet që t’a ndalojë por nuk ia del dot dhe Narini vazhdon deri në mëngjes.

Në mëngjes, ajo e lëshon veten para Kemalit që sërish përpiqet pas saj. Narini qan në supet e Kemalit që e përqafon dhe atë moment e shikon edhe Pelini, e cila në çast heq dorë nga ai, edhe pse Oja tenton t’ia shpjegojë ndrysh atë pamje.

Larg tyre, ndodhet Rejhani me Emirin, në kërkim të gjurmëve të Ahmetit. Ai është bashkëshorti i Nurajit, gruas që takuan në spital dhe ndonëse e gjejnë, ai refuzon të rikthehet me të, për të cilën thotë se hoqi dorë nga ai kur vendosi të mbante fëmijën.

PREMTIMI/Rejhani dhe Emirin tentojnë të bashkojnë një çift

Të gjithë mërziten shumë për Rejhanin por Narini nuk e përmban aspak veten dhe nga dëshira për t’i larguar mendimet që ka, ajo fillon të pastrojë gjithë shtëpinë, me imtësitë më të vogla. Kemali e shikon dhe tenton t’a ndalojë.

Fillimisht nuk ia del dhe Narini ashtu vazhdon deri në mëngjesin e të nesërmes, kur më në fund e lë veten të lirë para Kemalit dhe qan në supet e tij. Kemali e përqafon, gjë që e shikon edhe Pelini, e cila largohet e frustruar.

Oja nxiton pas saj për t’i shpjeguar se ai thjesht po e ngushëllon për shoqen, por më kot. Sakaq, Rejhani me Emirin gjejnë bashkëshortin e Nurajit, gruas që po dergjet në spital. Ato i kërkojnë t’a takojë por ai ka hequr dorë prej saj.

Teksa ato përpiqen për takimin e Nurajit me Ahmetin, nëna Emirit ndodhet në rrezik nga Xhemreja. Kjo e fundit i futet fshehurazi në shtëpi dhe sërish ia ndërron ilaçet që ajo pi, pa e vënë re askush.

AMANETI/Nana denoncon padrejtësisht një të panjohur

Koraji dhunohet nga personi me të cilin ai bashkëpunoi për kurthin e tij të rradhës. Tanimë ai nuk pret për paratë që Koraji i ka borxh ndaj e paralajmëron se herën tjetër do e vrasë nëse nuk ia sjell ato para.

Sakaq, Aisheja për të cilën Koraji po mundohej, po shtron një darkë për Feritin dhe gjithë grupin tjetër të komisariatit. Fillimisht Vollkani lajmëron se nuk shkon dot pasi është pak i sëmurë por më pas u bashkohet dhe e gëzon Neshenë.

Në po atë darkim, Feriti kujton unazën e martesës që dikur i ka blerë Aishes. Kjo e fundit shkon fshehurazi në dhomë për t’a provuar por Feriti e shikon dhe kupton se ajo e ruan atë unazë.

Ndërkohë, Nana fillon punë online si përkthyese por që në ditën e parë ngatërrohet dhe përkthimin e një shkrimtari që po shkruan dramë, e merr si të mirëqenë që ai është vrasës, ndaj e denoncon në polici.

AMANETI/Nana fillon një punë të re

Nana fillon një punë nga shtëpia për të qenë sa më e zënë e të mos mendojë për Jamanin por ajo punë merr një kthesë të pakëndshme. Teksa po përkthen një tekst, ajo mendon se dikush po rrëfen një vrasje, ndaj dhe e denoncon.

Çdo gjë sqarohet në komisariat, ku ajo mëson se ai është shkrimtar dhe po shkruante libër. Sakaq, në anën tjetër ndodhet i gjithë ekipi tjetër i komisariatit, i mbledhur në shtëpinë e Aishes dhe Neshesë për një darkim.

Vollkani fillimisht mendon se nuk do mbërrijë dot dhe për këtë e lajmëron Neshenë, e cila qëndron e mërzitur derisa ai ia del të vijë. Gjatë asaj darke, Feriti i shkon nga pas Aishes në dhomë dhe mëson se ajo e ruan ende unazën e martesës.

Sakaq, personi që po përpiqet aq shumë që t’i ndajë, Koraji, po bie në kurthin e tij sepse personi me të cilin po kryente ligësinë, e dhunon për t’i bërë të qartë se nuk e pret më për paratë që i ka borxh.

 

Çapkëni i pasur/Sejrani tmerrohet nga vizitori që vjen për të

Suna nuk qetësohet dot pas fjalëve të Feritit, të cilat i ka keqkuptuar totalisht. Atë keqkuptim do ia përcjellë edhe Jusufit, me frustrim shumë të madh. Gjatë asaj kohe, Feriti po kthehet në shtëpi i dehur nga pija me Pelinin.

Sejrani e ndihmon të shtrihet në shtrat por ndërkohë balta këpucëve bën pis gjithandej. Në mëngjes, ajo i kërkon Sulltanës që t’i ndërrojë çarçafët, edhe pse natën e kaluar ishin ndërruar, ndaj Sulltana e keqkupton sikur ato kanë shkuar me njëri tjetrin.

Keqkuptimin e saj ia përcjell edhe Ifakatës në të njëjtën formë dhe tanimë ato i pandehin burrë e grua prej vërteti. Po atë mëngjes, buzëqeshja Sejranit do shuhet nga vizita e papritur e Jusufit që kërkon llogari nga ajo.

Sejrani i sqaron çdo gjë, e dëbon që aty dhe pasi Feriti e justifikon para familjes ardhjen e Jusufit, Sejrani i shpjegon në dhomë gjithçka që ka pasur me Jusufin dhe që i ka propozuar atij dikur për t’ia mbathur.

 

Çapkëni i pasur/Feriti fsheh ish të dashurin e Sejranit

Suna telefonon Jusufin për t’i treguar atij çdo gjë që ajo pandeh të ketë mësuar por që në fakt është keqkuptim dhe kështu edhe Jusufi mendon si ajo, se janë mashtruar nga Sejrani dhe Feriti.

Atë natë, Feriti vjen i dehur nga takimi me Pelon dhe këpucët e tij me baltë bëjnë pis edhe çarçafët. Të nesërmen në mëngjes, Sejrani kërkon t’i ndërrojnë menjëherë dhe Sulltana e merr si të mirëqenë që ato kanë fjetur me njëri tjetrin.

Këtë ia transmeton edhe Ifakatit dhe kështu hapet gabim një tjetër lajm. Po atë mëngjes, në derën e tyre do trokasë tronditshëm Jusufi. Sejrani del për t’a sqaruar e për t’a larguar Jusufin që aty por Feriti i dëgjon të gjitha.

Megjithatë, ai e justifikon para familjes së tij ardhjen e Jusufit, duke e fshehur të vërtetën. Veçmas, në dhomë, Sejrani i shpjegon çdo gjë Feritit, edhe që ka dashur t’ia mbathë me Jusufin por ai nuk ka pranuar.

 

Për familjen time/Harika merr një paralajmërim të rëndë

Xhemileja surprizohet nga TV që Tollga i bën dhuratë por i kërkon atij që në dhuratën e rradhës të ketë synim mesazhin, jo vlerën e dhuratës. Paralelisht, Orhani përdor paratë e ngrohjes, për të shpëtuar të birin nga butiku.

Ogulxhani ra pre e Harikës dhe Shengyli nuk e toleron këtë, ndaj i troket asaj në derë dhe e paralajmëron hapurazi që t’i qëndroj larg të birit. Ndërsa e bija, Ajbykeja, ndahet nga Berku të nesërmen gjatë orarit të shkollës.

Ajo mëson se pozicioni i punës së babait të saj është zënë nga një i afërm i Berkut që ka futur babanë e Berkut ndërmjetësues dhe këtë s’e toleron. Sakaq, po atë ditë, nëna saj Shengyli do gjejë një telefon në koshin e mbeturinave.

Ajo e merr duke menduar se është e drejta e saj përderisa e gjeti në kosh, por nuk e di se brenda atij telefoni është videoja ku duket qartazi aksidentimi i Kadirit, që i solli atij edhe vdekjen.

 

Për familjen time/Shengyli merr telefonin nga koshi mbeturinave

Tollga i troket Xhemilesë me dhuratë të madhe në shtëpi, me një TV. Ajo e falenderon por i kërkon që para madhësisë së dhuratës, të mendojë mesazhin që do të përçojë ndërmjet saj.

Ndërkohë, Orhani sakrifikon paratë e ngrohjes së shtëpisë për të shpëtuar Ogulxhanin që e zunë duke vjedhur, për faj të Harikës. Shengyli i jep një paralajmërim të mirë Harikës pasi mëson çfarë ka bërë ajo.

Të nesërmen, vajza Shengylit, Ajbyke, mëson se personi që i ka zënë vendin e punës babait të saj, është i afërm i Berkut dhe atë pozitë e ka marrë ndërmjet babait të Berkut, ndaj dhe Ajbyke i jep fund lidhjes me Berkun.

Po atë ditë, nëna saj Shengyli do gjejë një telefon në koshin e mbeturinave të familjes së Akifit. Ajo e merr duke menduar se nuk ka nevojë të pyesë njeri pasi e gjeti në mbeturina por nuk e di se brenda është videoja e aksidentit të Kadirit.

PREMTIMI/Dy dëshmitare të sëmundjes janë kundër Rejhanit

Narini nuk e pranon dot që shoqja që e konsideron si motër, t’i vdesë me vetëdije, ndaj dhe kontakton çdo doktor që njeh, që të mund të gjejnë ndonjë zgjidhje për atë situatë.

Ndërkohë Rejhani dhe Emiri, shkojnë të takojnë një zonjë që pretendojnë t’i ketë shpëtuar të njëjtës situatë që Rejhani ka. Vetëm kur i dalin asaj përpara, kuptojnë se po flasin me të motrën e asaj që pretendonin sepse ajo ka vdekur.

Lajmi bie si bombë mbi Emirin, më shumë sesa mbi Rejhanin, por ajo ditë nuk do mbyllet me aq. Vetëm pak më vonë, Narini me Kemalin i ftojnë në spital që të takohen me një vajzë që ka të njëjtën sëmundje si Rejhani.

Ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe gjendja i është rënduar shumë. Ndonëse e pranon se e ndjen vdekjen më afër vetes se çdo gjë tjetër, ajo sërish thotë se nuk është penduar që nuk ka hequr dorë nga fëmija saj.