Çapkëni i pasur/Halis Aga pret trashëgimtar vetëm nga Feriti

Feriti ia del të marrë përgëzimet e gjyshit të tij për skicimin që ka bërë, aq sa ai e dërgon edhe pranë një mjeshtri që të mësojë më shumë. Feriti fillon menjëherë punën ndërsa vëllai tij Fuati shkon në spital me Asumanin, për kontroll të fundit.

Aty mësojnë se operacioni i heqjes së vezoreve të Asumanit, është i detyrueshëm. Lajmi që Fuati nuk do sjellë dot një pasardhës, e trishton Halis Agën më shumë nga të gjithë. Pas darkimit, Sejrani merr një lajm tronditës nga Jusufi.

Ai, brenda një mesazhi, i ka shkruar fjalët që po fliten për Sunën në Antep si dhe reagimin e dhunshëm që ka pasur Kazimi. Teksa Sejranit i shembet bota mbi kokë, Feriti, që s’di gjë, e ngacmon duke i thënë se ajo po bën jetën e ëndrrave.

Ato fjalë bëjnë që Sejrani t’i tregojë mes lotësh se sa e ka dhunuar babai kur i ka thënë se nuk do të martohet dhe se çfarë po heq Suna tani. Instiktivisht, Feriti e puth në buzë por menjëherë kërkon falje. Megjithatë, Sejrani e dëbon nga dhoma.

Çapkëni i pasur/Feriti puth pa dëshirë Sejranin

E gjithë familja mrekullohet kur Hali Aga komplimenton dhe përgëzon Feritin për talentin e tij në skicim. Por ai nuk mjaftohet me aq dhe që nga ajo ditë, e dërgon Feritin për të punuar pranë mjeshtër Nexhipit, shokut të Halis Agës.

Nexhipi sigurohet që t’a sjellë në rrugën e duhur duke ia filluar punën që nga mbledhja mbeturinave dhe fshirja tokës. Teksa ai lodhet, vëllai tij Fuati dhe Asumana marrin lajmin e rëndë se nuk do munden të kenë fëmijë.

Lajmi i mërzit të gjithë, por më së shumti Halis Agën që kërkon me patjetër pasardhës. Mërzia atë mbrëmje vetëm sa do shtohet. Sejrani merr një mesazh nga Jusufi, ku ai i ka shkruar gjithçka që po flitet për Sunën në Antep.

Sejrani ngacmohet nga Feriti që mendon se ajo po jeton jetën më të mirë të mundshme ndaj i tregon atij mes lotësh për gjithë dhunën që familja saj merr nga Kazimi. Feriti e puth instiktivisht dhe ajo e dëbon nga dhoma. Ai del në oborr, ku e shikon Sulltana, e cila nuk ngurron t’ia kujtojë se është e dashuruar pas tij.

Për familjen time/Doktorët nuk japin shpresa për Kadirin

Lajmi i aksidentimit të Kadirit mbërrin me shpejtësi tek familja tij, si dhe tek Doruku dhe Berku. Të gjithë njëherazi mbërrijnë në spital, ku fjalët e doktorit për gjendjen e Kadirit, nuk do jenë aspak shpresdhënëse.

Ndërkohë që ndodhet aty, Doruku telefonon motrën e tij por telefonatës i përgjigjet Nebahati, e cila e mashtron duke i thënë se e ka dëgjuar nga të tjerët që Kadiri është aksidentuar dhe nga reagimi tepërt, i kanë dhënë qetësues.

Gjatë kohës që të gjithë qëndrojnë në shtëpi, Kaani i shpjegon detajisht Akifit dhe Nebahatit që asnjë moment nuk ka menduar t’i hapë gjyq për atësi atij dhe të dy e besojnë. Megjithatë, mendja tyre është tek gjendja e Kadirit.

Për të, Akifi lutet që të shpëtojë, ndërsa për gjendjen e tij, ai e paralajmëron Susenin se sa në rrezik do jetë nëse do i tregojë njeriu të vërtetat e asaj nate, ndaj edhe ajo betohet se do e mbajë gojën mbyllur si dhe do zhdukë makinën.

PREMTIMI/Emiri dërgon Rejhanin në spital pa dijeninë e saj

Narini nuk e dëgjon aspak Kemalin që po tenton t’a largojë në çdo moment, ndaj me këmbëngulje i shërben, duke bërë maksimumin e saj që ai të shërohet një moment e më parë. Paralelisht, armiku tij Talazi, ndodhet me Xhemrenë.

Xhemreja e harruar nga të gjithë, nuk kalon asnjë ditë pa menduar për vdekjen e Xhavidanës dhe e bën aq të sigurtë se do e vrasë, saqë mendon edhe se çfarë do veshë në ditën e saj të varrimit.

Ndërkohë, armikja e Xhavidanës, Rejhani, tronditet nga Emiri që i kërkon të bëjë një zgjedhje mes tij dhe fëmijës. Rejhani nuk e bën dot zgjedhjen, ndaj ai bën gadi valixhen dhe merr të largohet nga shtëpia, pavarësisht sa i përgjërohet ajo.

Megjithatë, nuk e bën dot sepse Rejhani bie në tokë pa ndjenja dhe ai nxiton t’a dërgojë në urgjencën e spitalit. Aty, ai takon doktoreshën e Rejhanit, e cila e paralajmëron sërish se ajo po rrezikon çdo ditë e më shumë.

PREMTIMI/Rejhani i përgjërohet Emirit të mos e braktisë

Emiri e trondit Rejhanin duke i kërkuar që të bëjë një zgjedhje mes tij dhe fëmijës që ka në bark. Sipas Rejhanit, kjo nuk është e drejtë por Emiri i përgjigjet duke i kujtuar se edhe ajo po e vendos në të njëjtën pozitë.

Sado që Rejhani i betohet se instikti nuk do e zhgënjejë që ndjen se do jetojë, ai sërish nuk e merr parasysh, ndaj përgatit një valixhe dhe merr të largohet nga shtëpia, por nuk largohet dot sepse Rejhani bie në tokë pa ndjenja.

Me nxitim, Emiri e dërgon në spital, ku nga doktoresha mëson se koha po ecën kundër tyre ndaj operacioni për heqjen e fëmijës duhet të bëhet sa më shpejt. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Narini që po kujdeset për Kemalin.

Pavarësisht kundërshtimeve të tij, ajo ngulmon derisa merr aprovimin e tij për t’i shërbyer. Sakaq, në një anë tjetër ndodhet Xhemreja, e harruar nga të gjithë. Ajo vijon të jetojë në shtëpinë e Talazit, ku planifikon varrimin e Xhavidanës.

AMANETI/Analizat e Jamanit rezultojnë shumë keq

Nana lexon përgjigjet e analizave të Jamanit, nga ku kupton se infeksioni i është përhapur aq keq saqë ndoshta do u duhet t’ia presin krahun, që të mos infektohet ndonjë pjesë tjetër e trupit.

Nga frika për të, të cilën ajo e justifikon si frikë për të ardhmen e Jusufit pa Jamanin, ajo menjëherë përgatit një ilaç bimor por Jamani refuzon t’a konsumojë, gjë që atë e frikëson ende më shumë.

Ajo i thur edhe lavde por në fund e tregon që ia tha sa për t’i dhënë mbështetje morale dhe Jamani nuk e merr seriozisht, derisa dëgjon rastësisht pas derës së saj kur ajo i rrëfen shoqes së ngushtë se ka rënë në dashuri me Jamanin.

Paralelisht, një tjetër dashuri po lulëzon. Ajo është dashuria mes Neshesë dhe Vollkanit, ku ky i fundit, vazhdimisht e mbush me energji dhe mendime për veten e saj që Neshe shpesh e kritikon.

AMANETI/Nana rrëfen dashurinë që ndjen për Jamanin

Neshe del para pasqyrës dhe sërish ndihet shumë keq me peshën e saj. Ajo nis të mendojë gjëra të pashëndetshme, derisa në shtëpi i troket Vollkani, i cili menjëherë e kompliemtnon dhe ajo nis të ndihet sërish mirë.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila tmerrohet kur lexon e para përgjigjet e analizave të Jamanit, sipas të cilave, krahu tij ka marrë aq shumë infeksion dhe lëndim, saqë do u duhet t’ia këpusin që të mos përhapet infeksioni.

Nana e tmerruar, i përgatit Jamanit një esencë bimore, që shpreson t’a ndihmojë atë po ai refuzon t’a konsumojë. Që t’i japë atij mbështetje morale, ajo i thur lavde të njëpasnjëshme por në fund e tregon se për çfarë ia tha ato fjalë.

Pasi kryen ajo bisedë, Nana rikthehet në dhomën e saj, nga ku telefonon shoqen e ngushtë. Ajo e pyet përse po shqetësohet kaq shumë për jetën e Jamanit dhe Nana për herë të parë rrëfen se e dashuron atë por nuk e di se atë rrëfim po e dëgjon edhe Jamani përtej derës së dhomës.

OSMANI/Malhumi dhe Balla ruajnë djemtë nga armiqësia

Gjendja e Orhanit i tmerron të gjithë por vetëm Aishe arrin t’a dallojë që ajo plagë nuk është në atë gjendje vetëm nga shpata që ka marrë. Dyshimet i drejtojnë të gjithë tek Bengi por këtë herë ajo është e pafajshme.

Me thikën që ia vendos në fyt, Malhumi i betohet se do e vrasë nëse vërteton se ajo e ka bërë atë kurth. Veçmas, Esma pyet Bengin se përse e mohoi diçka që e ka urdhëruar vetë dhe vetëm pas atyre fjalëve, Bengi kupton kurthin e Ismihanit.

Ndërkohë që Bengi mendon se si mund t’a shpëtojë Orhanin por edhe veten që është përfshirë në atë mes pa dashur, Orhani vetëm sa përkeqësohet. Malhumi dhe Balla, u qëndrojnë djemve mbi kokë, duke u bërë një kërkesë.

Ato u kërkojnë që të mos bien në kurthin e armiqve që duan t’i ndajnë. Orhani nuk e fajëson aspak vëllanë e tij por nuk e fsheh dot as frikën kur nuk e ndjen më krahun dhe mes lotësh i kërkon Kumrall Abdallit që t’a shërojë.

Për familjen time/Melisa rrezikon jetën e Kadirit

Kadiri shkon në vendin dhe orën e takimit me personin që do i tregojë se kush ia ka vrarë babanë. Fakti që ai person është Kaani, Kadirin e tmerron po aq sa e tmerrojnë pamjet filmike ku Akifi hedh babanë e tij nga ndërtesa e lartë.

Mes lotësh, Kadiri ngrihet që aty dhe me motorr i shkon para Akifit. Ai e ndalon në mes të rrugës dhe e rreh në mënyrë barbare. Kaani e shikon por nuk ndërhyn, derisa Kadiri largohet për në polici, ndaj Akifi i kërkon Kaanit t’i vihet pas Kadirit.

Paralelisht, Suseni lëndon dorën dhe Melisa ofrohet t’a përdorë makinën e saj por fati do që Melisa të aksidentojë Kadirin i cili u del para në mënyrë të papritur, duke tentuar t’ia mbathë nga Akifi. E tmerruar, Melisa alivanoset.

Akifi e dërgon Kadirin për në spital pasi bind fëmijët se nuk duhet të flasin por megjithatë, ato janë të detyruar t’a gënjejnë Melisën sapo ajo zgjohet dhe për këtë, Kaani do bashkëpunojë jo vetëm me Akifin por edhe me Nebahatin.

Për familjen time/Kaani i rrëfen Kadirit me fakte vrasjen e të atit

Kadiri do mësojë brenda natës, nga vetë Kaani, se vrasësi i babait të tij është babai i Kaanit. Ai shikon pamjet filmike dhe lotët i rrjedhin pa ndalim. Me gjakun që i valon, ai ngrihet dhe me shpejtësinë e motorrit, i shkon para shtëpisë Akifit.

Kaani i shkon nga pas por nuk ndërhyn teksa Kadiri e rreh barbarisht Akifin. Ai ndërhyn vetëm pasi Kadiri largohet. Prezencën e Kaanit, Akifi e shfrytëzon për t’iu vënë pas Kadirit që t’a ndalojnë vajtjen e tij në komisariat.

Në të njëjtën kohë, vajza tij Melisa po përdor makinën e Susenit pa pasur patentë, vetëm sepse Suseni lëndoi dorën. Rastësia do i sjellë në të njëjtën rrugë, ku Kadiri do devijojë rrugë që Akifi të mos e përplasë por në fakt do përplaset për makinë të Susenit.

Të gjithë tmerrohen nga skena dhe prezenca njëri tjetrit. Melisës i bie të fikët ndërsa Akifi bind Susenin dhe Kaanin që të mos i tregojnë asnjë njeriu për atë natë. Ai dërgon Kadirin në spital ndërsa Kaani dërgon Melisën në shtëpi, duke planifikuar se sapo të zgjohet, do e gënjejnë gjoja se Kadiri është mirë.