Ndonëse në fillim kishte thënë se do mundohej të mos krijonte lidhje në Big Brother VIP, Egli duket se tashmë është totalisht e dashuruar pas Gjestit.
Këtë e ka treguar në shumë raste gjatë këtyre ditëve, siç ishin dhe lotët e derdhur dje gjatë ditës kur Gjesti nuk i fliste.
Por pas lotëve ka ardhur pajtimi dhe mes Eglit e Gjestit ka rinisur afrimiteti siç jemi mësuar ta shohim gjatë ditëve të fundit.
Sot në mëngjes Egli ka treguar dashurinë e saj për Gjestin me një tjetër veprim, ku gjatë kohës që Gjesti flinte, ajo është shtrirë pranë tij duke qëndruar pa fjalë duke e shikuar.
Pas një periudhe të gjatë distancimi dhe injorimi të dukshëm nga ana e Gjesti, mbrëmja e djeshme solli një moment të papritur mes tij dhe Eglit.
Dyshja u shtrinë në shtrat dhe, për herë të parë pas kësaj periudhe ftohjeje, patën një bisedë së bashku.
Gjatë bisedës, Gjesti nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj Xhenetës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për të.
Ai e akuzoi atë për mungesë ndjenjash dhe sinqeriteti, duke thënë: “Asaj nuk ia ka ni kurrë brenda për mua, e po ia nin jashtë, interesant. Ia njoh shumë mirë edhe ata lot. Nuk më ka rënë të takoj femër më të ulët. Kurrë nuk më ka rënë të takoj, nuk kam pasur punë me një femër kaq të ulët, të betohem po më vjen turp nga vetja”.
Më tutje ai vazhdoi: “Një femër që nuk ka mëshirë, pa moral, pa karakter, një femër që ka luajtur dhe një femër që del jashtë dhe loton për mua, pas krejt atyre të zezave, veç shiko akoma sa e pafytyrë është”.
Ndërkohë, Egli nuk tha asgjë dhe vetëm e dëgjoi në heshtje.
Reagimi i saj i rezervuar la hapësirë për interpretime mbi atë se si ajo e përjetoi këtë rrëfim të fortë nga Gjesti.
Ky moment i afërsisë mes dyshes ka ngritur pikëpyetje nëse do të rikthehen në komunikim më të afërt, apo nëse kjo ishte vetëm një bisedë kalimtare mes tyre.
Pas deklaratës së Gjestit në spektaklin e së shtunës se “nuk ndjen asgjë për Eglin”, duket se situata mes dyshes po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.
Egli vazhdon të shfaqë përkushtimin e saj ndaj këngëtarit, gjë që ka marrë vëmendjen e publikut dhe ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.
Në një video të shpërndarë në rrjet, Egli i shprehet Livias: “Do ta kap me zor. Nuk rri dot më, po më plas shpirti.”
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime, dhe më i zëshmi ka qenë Xumi, ish-banori që më parë u kritikua për raportin e tij me Eglin.
Në një postim të fundit, Xumi ka theksuar se nëse ai do të ishte shprehur në atë mënyrë për Eglin, do të ishte etiketuar si përndjekës dhe manjak.
Ai kujton sesi, edhe pa bërë veprime të ngjashme, mori sulme të ashpra nga publiku dhe nga vetë Egli gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
“I drejti zhytet, por nuk mbytet! Zoti është i madh!” – ka shkruar Xumi, duke nënkuptuar se karma ka bërë punën e saj dhe se ai tani po sheh të ndodhë diçka që, sipas tij, është e drejtë.
Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” hapën zemrën dhe ndanë letrat e tyre me emocion, por njëri prej tyre nuk pati guximin ta lexonte të tijën. Gjesti u largua nga dhoma, duke i lënë të gjithë të pyesin: çfarë kishte shkruar që nuk mund ta ndante me të tjerët?
Një ditë më parë, u tha se letra e tij ishte një dedikim për ish-të dashurën, Diellzën, ndërkohë që sot, përmbajtja e saj është bërë publike.
Në vargje të mbushura me mall dhe nostalgji, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.Por ndërkohë që ai vuante për dashurinë e humbur, Egli shkruante një letër plot dashuri… për të!
Disa aluduan se ky mund të ketë qenë edhe shkaku që Gjesti nuk e lexoi dot – si t’ia lexosh një letër ish-it, kur tjetra sapo të ka bërë një dedikim romantik? Një situatë që vetëm “Big Brother” mund ta krijojë!
Letra e Gjestit:“E dashur ishe D.Oj drita jem, kallxom natën ku po flenO bebi jem, kallxom n’cilin krah po flenO drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xënO bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?
Gjesti sërish nuk ka pranuar të komunikojë me Eglin edhe gjatë ditës së sotme dhe kjo e ka rënduar shumë gjendjen e saj emocionale.
Shumë herë Egli ka tentuar t’i flasë Gjestit po ky i fundit e ka injoruar totalisht duke mos i kthyer as përgjigje.
Disa banorë janë munduar ta bindin Gjestin se duhet të komunikojë dhe të sqarohet me Eglin.
I fundit ishte Laerti, i cili ndër të tjera e ka këshilluar banorin: “Nuk po të them as të lidhesh as mos lidhesh, atë e di ti. Por të këshilloj ta qetësosh Eglin pasi ajo po përgatitet të largohet nga shtëpia.”
Gjesti ndërkohë i është përgjigjur se pas pak do fliste me të dhe do sqarohet.
Mbrëmjen e djeshme banorëve të “BBV” iu dha mundësi t’i shkruajnë një letër personit të zemrës me rastin e Shën Valentinit.
Egli vendosi t’ia shkruajë Gjestit, por ky i fundit edhe pas kësaj e ka injoruar dhe mbit të gjitha ai i kishte shkruar letër ish të dashurës.
Egli teksa ishte në krevat me Livian deklaroi se: “Ta kap me zor? Nuk rri dot, po më plas shpirti. Të vi të flas, të komunikojë jo të më injorojë se nuk i kam bërë asgjë”.
Gjatë gjithë ditës së djeshme Egli është përpjekur të rifillojë komunikimin me Gjestin, madji i ka dedikuar dhe një letër dashuri, por pa sukses.
Gjesti vazhdon t’i mbajë qëndrim dhe nuk i flet pavarësisht se Egli i ka kërkuar disa herë të sqarohen.
Por duket që edhe durimit të Eglit i ka ardhur fundi.
Në një video që po qarkullon ne rrjet, ne një moment pasi Egli i thotë Gjestit se përse nuk i flet dhe sillet keq me të, Gjesti sërish largohet pa i kthyer përgjigje dhe kjo e nervozon aq shumë këngëtaren sa nëpër dhëmë e ofendon me fjalët: “të q*ft derri në…”
Situata mes Gjestit dhe Eglit ka vazhduar edhe dje të jetë jo e mirë dhe dyshja nuk kanë pasur komunikim.
Edhe pas letrës së Eglit dedikuar Gjestit, përsëri asgjë nuk është sheshuar mes çiftit pasi Gjesti nuk ka pranuar komunikim.
E rënduar nga kjo situatë Egli i është afruar Gjestit duke i kërkuar se çfarë i ka bërë që sillet kështu ndaj saj.
Gjesti përsëri nuk është përgjigjur duke e injoruar pyetjen e Eglit, gjë e cila ka çuar Eglin t’i bëjë një betim Gjestit.
“Vetëm më thuaj se çfarë të kam bërë se për shpirt të gjyshit nuk do ma shohësh fytyrën më…”, i është betuar Egli. Ndërkohë Gjesti përsëri ka zgjedhur të heshtë.