Këngëtari i famshëm surprizë për Gjestin, ja mesazhi që mori banori

Banori i shumë përfolur i BBVA ka marr sot një dron nga një koleg i tij, pikërisht nga këngëtari Stresi.

Stresi e kishte paralajmëruar surprizën e tij për Gjestin ndërsa sot kjo surprizë u realizua.

Gjesti është shfaqur shumë i lumtur nga surpriza e Stresit, të cilin e ka falenduar, duke shtuar dhe batutën që “shpresoj që ma ke dërgu që me mçu prej gjumi.”

Në banderolë ndërkohë kishte një mesazh për Gjestin, ku Stresi e inkurajonte të mos dorëzohej.

Pas kësaj surprize, Egli e ka përqafuar Gjestin për këtë surprizë.

“20 mijë euro e ka gjobën, firmosëm që…”, Egli zbulon kontratën e firmosur për Xhenetën

Egli Tako s’ka qëndruar e qetë sot në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”.

Ka pasur debate të shumta me banorët, në veçanti me Gertën dhe Valbonën. Teksa po fliste me këtë të fundit, merr vërejtje nga produksioni, por kaq i desh asaj që të shpërthente.

Egli në gjaknxehtësi e sipër, zbuloi se produksioni ka detyruar secilin prej banorëve të firmosë kontratë që të mos përmendin emrin e Xhenetës, ish të dashurës së Gjestit.

Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më, 20 mijë euro e ka gjobën‘-thotë Egli.

“Big Brother është si ushtri, por këtë vit ka një problem…”, ja kritika e Jul Dedës për këtë sezon të BBVA

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Jul Deda, aktor dhe momentalisht moderator i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel. Ai gjithashtu ka qenë finalist i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ndaj tematika e pjesës më të madhe të kësaj interviste ishte pikërisht analiza e këtij formati.

Madje në shumë postime në rrjetet e tij sociale, ai zgjedh të komentojë situatat e zhvilluara brenda mureve. Si është “Big Brother” për të?

“Ti e mban mend që ushtritë dikur bëheshin nga 3 vjet dhe qante i gjithë fisi. Ky djali që shkonte ushtar 3 vjet nga Shkodra në Karavasta, ai gjithë jetën e mbante mend këtë ushtrinë sepse ishin 3 vjet që ishte i izoluar, mezi vinte të shikonte shtëpinë e kështu me radhë. Madje bënin edhe tatuazhe. Big Brother është një lloj i tillë. Është 4 muaj e gjysëm eksperiencë e paharrueshme në jetë. Nuk e di si ta shpjegoj se duhet ta provoni, por që të mbetet në mendje gjithë jetën. Tani e rëndësishme është të dalësh si fillim, por tani e shikoj ndryshe. E para pashë shtëpinë.’

Lidhur me këtë të fundit, si kanë qenë ndryshimet e shtëpisë për të këtë vit krahasuar me BBV3 dhe cila ka qenë më e bukura?

Kur kam qenë unë normal. Unë mendoj se shtëpia është e shkëlqyer. Problemi i vetëm është vetëm ambienti i pjesës së dusheve. Vjet ka qenë më i madh dhe më i përdorshëm. Këtë vit e përdorin më pak nga banorët që janë aty. Por mos të harrojmë diçka. Sivjet ka më pak banorë. 30 e ca ditë ne kemi qenë 24 veta, këta janë 12 tani.

G Bani shpërthen në lot, “Jam penduar, preva në besë edhe…”

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë G Bani. Artisti i mirënjohur dhe ish-banori i këtij edicioni, u përjashtua nga loja gjatë javës së kaluar duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.

Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Pas një qëndrimi brenda shtëpisë, ai u përjashtua me zarf të zi nga loja gjatë javës së kaluar. Si ndihet ai pas këtij vendimi, a është penduar G Bani?

“Ndjenjë pendese po. Jam penduar, por jo jam penduar se i bëra atë gjë atij. Jam penduar se preva në besë produksionin që më besuan të isha në atë format dhe e di shumë mirë që produksioni absolutisht nuk toleron asgjë të tillë. Kur jam futur pastaj, kur dola nga aty dhe u futa në rrjetet sociale dhe kam lexuar lloj lloj psikopati, që thonin që ky i ka gjërat mirë me produksionin, më vinte të vija kujën se e di shumë mirë që ka diçka që kam hasur tek Top-i që në 2004. Përveç infrastrukturës dhe teknologjisë së lart që ka pasur që atëherë është meritokracia dhe e di që Top-i nuk mban kurrë asnjë me hatër. Nuk ka mbajtur me hatër politikanë e të fortë, e nuk ka pse mban G Banin, kur e fundit e ka promovuar vetë që në 2004.”

Lidhur me Prime e së martës, ku ai doli për herë të parë në publik dhe dha deklaratën e tij për rastin në fjalë, G Bani u shpreh:

“Jam ndjerë dje kushedi sa fajtor e sa keq jam ndjerë kur (Ledioni) gjykoi atë që kam bërë.”

Në fund të intervistës, G Bani pati edhe një moment emocional, i cili qau për në situatë mjaft prekëse të ndodhur brenda shtëpisë:

Njërit nga zërat e çunit (brenda shtëpisë) të kërkoj falje sepse sa herë bëja gabime e sa herë doja të largohesha më qetësoje, por njëherë mbaj mend më the ‘prej lufte veç ai largohet’. Vetëm këtë rreshtin…(qan). Edhe nuk ta respektova dot këtë./

“Jam bërë pishman…”, Xheneta i habit të gjithë me lëvizjen e saj të fundit

Mesazh për Gjestin apo jo, Xheneta e ka marrë vëmendjen sërish!

Ajo është bërë pjesë e videoklipit të këngës më të re “Pishman” nga Adri dhe Iliriana, dy gjysmëfinalistë në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova.

Dyshja publikuan sot projektin e tyre muzikor, ndërsa prania e Xhenetës në videoklip ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Ajo që ka nxitur diskutime janë disa vargje të këngës, si “tradhti virale”, të cilat fansat i kanë lidhur me situatën e Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.

Gjesti foli kundër saj, Xheneta paralajmëron kundërpërgjigje

Xheneta Fetahu ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve me një postim në Instagram, ku shkruan:

“Silence speaks louder than words” (Heshtja flet më shumë se fjalët).

Ajo ka vendosur gjithashtu një orar; 19:00 duke lënë të kuptohet se diçka do të ndodhë ose do të zbulohet në atë moment.

Ky postim vjen pas transmetimit të një klipi në “Big Brother VIP Albania”, ku u shfaq intervista e saj për Gjestin, e ky i fundit i pa të gjitha e madje i komentoi. A do flasë për këtë gjë Xheneta?

Mbetet për t’u parë…

Aldo Gjestit për Eglin: “Nëse nuk do ta lëndosh, largohu”, Gjesti i përgjigjet: “Nuk më duket e drejtë që…”

Ditën e sotme Aldo dhe Gjesti kanë diskutuar rreth situatës së mbrëmshme mes Eglit dhe Gjestit, ku ky i fundit pati mundësi të shikojë një intervistë të Xhenetës.

Aldo i është drejtuar Gjestit duke i thënë që nëse nuk do ta lëndosh Eglin, atëherë është më mirë të largohesh prej saj.

Ndërsa Gjesti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ndihet mirë teksa qëndron me të dhe nuk i duket e arsyshme që ta ndrydh dhe pengojë këtë dëshirë që ka.

Pas përplasjes së mbrëmshme, Egli ndryshon krevat. Ja reagimi i Gjestit

Mbrëmjen e djeshme pas Primet dhe pas deklaratave që Egli dëgjoi nga Gjesti dhe Xheneta ka vendosur të ndryshojë krevatin dhe të mos flejë më me Gjestin. Gjesti ka shprehur duke thënë se:

Paska ndryshuar krevatin Egli, më ka lënë zemrën këtu. Po më pëlqen kjo atmosferë, të shtihem pak tani e të shoh çfarë ndodh natën.

Eh moj Egli Tako çfarë na bëre. “Nuk kena me u pa mo bashkë, shpirti im e di po plas”, ka nisur të këndojë Gjesti.