“Nëse Gjesti nuk fiton, do ju tregoj diçka që…”, këngëtari i njohur kërcënon produksionin

Blero Muharremi, ish-banori i BBVK dhe këngëtar i njohur, ka shpërthyer në rrjete sociale me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun.

Ai ka shprehur hapur mbështetjen për Gjestin, një nga konkurrentët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, duke lënë të nënkuptohet se fitorja e tij është çështje e drejtësisë.

“Nëse ky nuk fiton, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve. Pritni,” ka shkruar Blero në Instagram, duke ndezur reagime të shumta nga ndjekësit.

Me finalen e madhe që po afron dhe emrat e finalistëve që po zbulohen një nga një, mbështetja për Gjestin duket se po rritet edhe nga ish-personazhe të formatit, që nuk ngurrojnë të pozicionohen qartazi.

Çfarë ka për të thënë Blero nëse ndodh “e paimagjinueshmja”? Mbetet për t’u parë.

Egli dhe Gjesti hedhin dyshime tek Produksioni: “Nga e di Larti që…”

Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme.

Banorja po i tregonte këngëtarit pejan se aktori ia bëri fakt të kryer si finalist i dytë.Ajo ngeli e habitur duke shtuar se nga e di ai me plot bindje se do të jetë në finale.

“Dje Laerti tha unë do të fitoj, e bëri fakt. Unë do të fitoj siç fitova këtë kokë me kokë me Valbonën, po ç’lidhje kishte ai me këtë për finalistë. Nga e di ti që do të fitosh me aq bindje”, tha ajo.

Gjesti nga ana tjetër bëri një deklaratë të fortë se ai është i lidhur me Vëllanë e Madh.

“E di ky, se ky më Vëllanë e Madh është kështu, i lidhur. Kokë me kokë. E di që është i sigurt në finale, Rozana Radi e di që është e sigurt në finale. Kanë lidhje”, tha ai.

Pritet të shihet se kush do të shpallet finalisti i dytë i këtij edicioni.

Udhëzim nga Produksioni? Pas deklaratës së fortë kundër muslimanëve, Laerti i bën Gjestit një kërkesë të habitshme

Laert Vasili ditën e djeshme (e diel) zhvilloi një debat të ashpër me Gjestin, ku përfshiu edhe fenë islame.

“E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, ka qenë deklarata e tij që nxiti reagime edhe në rrjet. Me këtë përfshiu edhe myslimanët, ku u cilësua si një deklaratë e papranueshme e madje u kërkua edhe që të përjashtohet nga formati.

Një ditë më vonë, duket se aktori shqiptar ka ndërruar mendje në lidhje me këtë. Ai i është afruar këngëtarit pejan, i ka kërkuar falje, e mes tjerash i kërkoi që të falen bashkë.

Në videot që kanë qarkulluar në TikTok, Laerti i thotë që të luten së bashku për gjithë Shqiptarinë. Gjesti nga ana tjetër nuk e refuzoi, derisa po vazhdonin në oborr të falnin namazin. Shumë nga ndjekësit thanë se kjo u bë me qëllim për të pastruar imazhin nga ajo që ndodhi mes tyre.

Përplasje mes Eglit dhe Produksionit! E thërrasin në dhomë të rrëfimit, Egli…

Ditën e djeshme, Egli Tako deklaroi se nëse nuk shpallet finaliste në përballjen me Laert Vasilin, do të largohet menjëherë nga spektakli.

Diçka të tillë e shprehu edhe Gjesti, duke ngritur dyshime në rrjet për një përplasje mes tyre dhe produksionit.

Dyshimet i ka shtuar më shumë Egli pas një reagimi të bërë në momentin kur i kërkohet të shkojë në dhomën e rrëfimit.

“Do rrimë edhe dy ditë“, shprehet Egli.

Laerti kërcënon Gjestin: “Të vij në mes të Prishtinës dhe…”

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother.

Ka qenë aktori që ka lidhur një moment me fenë islame e më pas i është kapur banorit nga Kosova për alkool.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, ai shihet duke kërcënuar në një formë Gjestin, duke i thënë se do të vijë në mes të Prishtinës.

E më pas biseda e tyre agravon duke kaluar në ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.

Për më shumë, më poshtë ua sjellim bisedën e plotë:

Laerti: Për këtë që the sot do të vi unë në mes të Prishtinës dhe do e shohim se si do të jetë muhabeti, more vesh.

Gjesti: Ja nisi kërcënimet.

Laerti: Që të faktoj kush o ky.

Gjesti: Kujt i vjen në Prishtinë ti.

Laerti: Në mes, te sheshi Skënderbeu.

Gjesti: Hajde të pres, jo në Prishtinë në fshat timin.

Laerti: Mashtrues që zë Allahun be me shishe birrë në dorë. Mashtrues.

Gjesti: Kush ka bërë be rrejshëm.

Laerti: Ti zë Allahun kur ke shishe birrë në dorë, alkool në dorë.

Gjesti: Zoti ma fal mua, a nuk e mban veten në mend si je pirë a.

Laerti: Nuk mbaj veten unë.

Gjesti: Mos më shti me fol për alkool, mos më fol këtu. Boll më. Të dytë pimë, ti e tepron unë e mbaj veten.

Laerti: Mbylle sqepin.

Gjesti: Alkoolin mos e përmend, unë i pi 10 copa ti 50 copa. S’ki të ndalur. Ndale gojën.

Laerti: Hajde more, ec, merrem unë me ty. Boll o boll se na lodhe kokën.

E papritur! Gerta e zgjënjyer heq dorë nga BBVA?

Rozana Radi është shpallur finalistja e parë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Ajo ishte në televotim me Gerta Gixharin, me ç’rast edhe fitoi, duke u shpallur finaliste nga publiku.

Gazetarja në ditën e sotme është parë duke qarë në lidhje me këtë, duke thënë se nuk ia pranon vetes.

“Për Zotin e madh me fitu ti e pranoj, por me fitu ata nuk e pranoj”, tha ajo teksa shihet duke qarë.

Gjesti paralajmëroi produksionin se do të largohet pasi po i bëhet padrejtësi.

Egli bën një premtim të fortë: “Nëse të martën nuk shpallem finaliste…”

Egli Tako ka dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë një bisede me banorët, ajo tha qartë se, nëse nuk arrin të shpallet finaliste, do të marrë vendimin për të lënë shtëpinë.

“Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë,” u shpreh Egli, duke treguar se për të, arritja në finale është më shumë se një dëshirë – është një kusht.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur loja po bëhet gjithnjë e më intensive dhe banorët ndihen nën presion. Me këtë qëndrim, Egli tregon vendosmërinë e saj për të mos qenë thjesht pjesë e spektaklit, por për të shkuar deri në fund.

A do ta mbajë fjalën nëse nuk arrin finalen? Mbetet për t’u parë.

“Do ta lë lojën! Nuk ka drejtësi, e ndjej që janë duke më…”, Gjesti trondit me vendimin e tij

Pas shpalljes së Rozana Radit si finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP, dhe zgjedhjes së dy finalistëve të tjerë nga ajo; Egli Tako dhe Laert Vasili, atmosfera në shtëpi duket se është tensionuar ndjeshëm. Njëri prej banorëve që nuk e ka përjetuar mirë këtë vendim është Gjesti. Ai është shprehur i zhgënjyer dhe i mërzitur me rrjedhën e lojës dhe vendimet e fundit, duke paralajmëruar se është pranë largimit të tij.

Gjatë një bisede të mbajtur në dhomën e gjumit me Danjën dhe Eglin, ai deklaroi se ka vendosur të tërhiqet:

Më vjen të qaj, unë do ta lë lojën. Të martën do të largohem, mbajeni mend. Nuk duroj më,” – u shpreh ai, i prekur dhe i emocionuar.

Ai foli për një ndjesi të fortë të brendshme, një parandjenjë që – sipas tij – paralajmëron fundin e rrugëtimit të tij në këtë format:

“E kam një parandjenjë që është duke më mbaruar kulaçi. E kam dhënë shpirtin për këtë lojë, por nuk më duket e drejtë çfarë po ndodh,” – tha ai, duke shtuar se është i vendosur ta ‘ndezë vendin’ për të treguar të vërtetat e tij.

Referuar zgjedhjes së Rozanës për të çuar në finale dy banorë, ai ironizoi situatën:

“Katër veta me zarf të zi… çfarë ka bërë Rozana Radi këtu? Kë e ka larguar? Askënd. Nuk ka drejtësi, e do ta shihni,” – përfundoi Gesti, i revoltuar.

A do të qëndrojë në lojë apo të martën do të largohet vërtet? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

E rëndë! Pritet Zarf i Zi për Laertin! Aktori ofendon rëndë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në një moment, i ndodhur jashtë në pishinë, Gjesti është shprehur me fjalët “Allahu Ekber”, fjalë të cilat të përkthyera në shqip do të thojnë Zoti është më i madhi dhe. këto fjalë janë të shenjta për të gjithë muslimanët.

Laerti pasi ka dëgjuar këto fjalë i është hakërryer menjëherë Gjestit shumë ashpër.

“Përse thua Allahu Ekber? E di kush e thotë atë fjalë? Ato fjalë i thonë veç ato që presin kokat”, është shprehur aktori, duke ofenduar kështu rëndë të gjithë besimtarët muslimanë për të cilët ato fjalë janë të shenjta.

Shumë fansa janë ndjerë të ofenduar nga fjalët e Laert Vasilit dhe në komente janë të shumtë ato që kërkojnë një zarf të zi për Laertin.

Mbetet për tu parë se cili do jetë vendimi i Vëllait të Madh nëse do e përjashtojë Laertin apo jo.

E papritur! Gjesti i zhgënjyer bën deklaratën e fortë: “Do dal jashtë shtëpisë pak para…”

Qe pas mbarimit te prime te mbremshem Gjesti eshte shfaqur shume i nxehur.

Kengetari akuzon produksionin se po i bejne padrejtesi.

Ai ka vazhduar edhe gjate dites se sotme se bashku me Gerten duke hedhur akuza te forta dhe duke ftuar mbeshtetesit e tij te bejne proteste per padrejtesite.

Banori gjithashtu ka njoftuar edhe largimin nga Big Brother Vip vetem pak dite para finales se madhe.

Se cfare do te ndodhe na mbetet te presim, per me shume shikoni videon.