A njihej me Eglin që më përpara? Xheneta tregon si qëndron e vërteta

Në studion e “Fan Club” në Top Channel ka qenë e ftuar ish-banorja e “BBV” në Kosovë, Xheneta.

Siç e dimë Xheneta krijoi një lidhje romantike me Gjestin brenda shtëpisë, një lidhje që i dhanë fund. Moderatorja Heidi e ka pyetur atë nëse njihet me Eglin jashtë shtëpisë.

Xheneta: Nuk e njoh personalisht, por kur duhej të merrja pjesë në një videoklip do merrte pjesë edhe ajo dhe unë nuk doja të isha me atë por vetëm unë. Nuk e njihja fare si fytyrë, nuk kam pasur kontakte kurrë.

Heidi: ”Ti mund të kopjosh sa të duash, gjithnjë do jesh një hap prapa”, postimi yt në rrjete sociale kujt i referohet?

Xheneta: Kujt i ka dhimbt, nuk e di. Kujt i dhemb le ta mbaj.(qesh)

Heidi: A ia uron fitoren Gjestit?

Xheneta: Po, pse jo? Nëse e meriton dhe publiku e voton pse jo. Nuk po e shoh shumë Bigun sepse kam shumë angazhime dhe nuk e di se kush e meriton. Nëse ai e meriton dhe po bën lojë pse mos ta fitoj? Unë kam pasur shume momente të mira e të këqija me Gjestin dhe brenda Bigut ka qenë personi më i afërt i imi.

A do futet sërish Fifi si banore në BBVA? Ja përgjigja e këngëtares

Ditën e djeshme, Fifi, realizoi një ‘ask me’ në Instagram me ndjekësit e saj. Në mesin e shumë pyetjeve nuk mungoi as ajo për edicionin e famshëm “BBVA’.

E pyetur se nëse do bëhej pjesë sërish e kësaj eksperience, ajo habiti me përgjigjen që dha.

“Me qeto men qe kom valla ka mundesi”, shkroi ajo, duke thënë se po, do futej sërish.

Interesante do ishte që Fifi të ishte pjesë e këtij edicioni.

Pas eleminimit nga BBVA, G Bani merr vendimin e papritur

Në një moment tensioni, Bani goditi me shpullë Gjestin në fytyrë, situatë që solli dhe përjashtimin e tij.

Mirëpo tashmë që Bani është jashtë shtëpisë, ai ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit.

Profili i tij në Instagram, i cili numëronte mijëra ndjekës, rezulton tashmë i mbyllur.

G Bani tërhiqet nga gara?: “S’jam askund o vlla. Jam tu mundu por s’vlen…”

Në një bisedë të bërë me Aldon, G Bani shprehet se po e vëre se nuk është askund në lojë.

Teksa mundohet t’i shpjegojë Aldos se ai po i shikon gjërat në vija të përgjithme, artisti shprehet se po mundohet të ndajë Albanin nga G Bani.

Kjo deklaratë e tij vjen pas thyerjes së rregullit kryesor të lojës, ku ai u fut në tualet së bashku me Gjestin.

G Bani: Aldo du me të tregu nji fakt. Jam tu u ni shumë cekët. Besoj se jam shumë cekët. Jam tu i pa gjanat në mënyrë shumë sipërfaqësore. Jam t’i pa gjanat në vija të përgjthshme. Jam tu munu me nda Arbanin nga G Bani. Edhe G Bani është në lojë, Arbani është gjë tjetër.

Gjesti i dedikon një tekst dikujt jashtë, Egli reagon ashpër: “Ai tekst është…”

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.

Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.

Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:

Egli: Çfarë është ajo?

Gjesti: Personale e imja.

Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.

Gjesti: Është nga shpirti.

Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?

Gjesti: S’është e vërtetë.

Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?

Gjesti: Po të them, është diçka personale.

Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?

Kjo bisedë ka lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi ndjenjat dhe mesazhet e fshehura mes dy banorëve.

A është thjesht një këngë apo një mesazh i koduar për dikë jashtë shtëpisë? Atmosfera mes tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.

Loredana thyen kutinë e emergjencës, ja ndëshkimi që mori

Loredana Brati ka thyer kutinë e emergjencës.

Mbrëmjen e kaluar, banorja e “BBVA” kërkoi të merrte një informacion, por në këmbim u përball me një dënim.

Në zarf shkruhej:

Ky informacion të kushtoi 20 mijë euro nga çmimi i madh”

Pra, nëse Lori shpallet fituese, automatikisht i hiqen 20 mijë euro nga shuma e madhe.

G Bani dhe Gjesti thyejnë rregullat, futen bashkë në tualet! Ndërsa produksioni…

G Bani dhe Gjesti janë futur të dy bashkë në tualet, duke thyer rregullat e Vëllait të Madh.

Ndërsa Gjesti dëgjohet të thotë “Deri në fund”, ata më pas kanë dalë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Valbona ka kundërshtuar vendimin e G Banit, duke i kërkuar që të mos e bënte. Qëllimi i këtij veprimi është që të dalin në nominim ‘kokë më kokë’, por ende nuk dihet vendimi i Vëllait të Madh pas këtij veprimi.

A do ketë nominim kokë më kokë mes Gjestit dhe G Banit?