Vajza në dritare/Tyrkana troket tek Nalani fshehurazi nga Hajriu

Hafizeja shqetësohet shumë për Hajriun që është futur në atë formë në jetën e Nalanit, ndaj vendos të kërkojë ndihmën e Metinit, si babai i Nalanit që është. Ndërkohë Nalani, nxiton për tek Sedati që i tregon për Gylxhihanën.

Shkuarja e Nalanit në spital do ndezë gjakrat tek Hajriu, i cili sapo është divorcuar nga Tyrkana, në sallën e gjyqit. Ai e telefonon vazhdimisht por Nalani nuk i përgjigjet. Gjatë qëndrimit në spital, Nalani do vërejë ftohtësinë e Muzos.

Ai i kalon fare pranë por nuk i flet, për herë të parë. Shumë shpejt, në spital do vijë Hajriu, i cili do debatojë ashpër me Nalanin dhe do e kapë edhe nga krahu, duke shfaqur anën e tij më të shëmtuar, por për fat nuk e shikon Sedati.

Nalani largohet për në shtëpi por nga pas ka Hajriun, ulërimat e të cilit do shqetësojnë fqinjet e pallatit që nisin të kenë mendim negativ për Nalanin. Pas largimit të Hajriut, tek Nalani do trokasë Tyrkana me fëmijët.

 

Vajza në dritare/Hajriu shfaq anën e tij të pakëndshme me Nalanin

Nalani nxiton t’i shkojë pranë Sedatit sapo ai i tregon për gjendjen e nënës së tij por gjatë asaj vizite, ai do vërejë telefonin e Nalanit, që vazhdimisht shfaq një thirrje telefonike. Gjatë asaj kohe, vëllai tij Muzo po inkurajohet nga Biluri.

Pas qëndrimit të shkurtër me të, ai kthehet në dhomën e nënës së tij, ku për herë të parë, nuk i flet Nalanit. Kjo e fundit lëndohet shumë por nuk sqarohet dot sepse në spital vjen Hajriu, i xhindosur që Nalani ka shkuar pranë Sedatit.

Ai i flet si mos më keq Nalanit, aq sa e kap edhe nga krahu. Pasi arrin t’a largojë që aty, Nalani mëson nga ai se është divorcuar dhe shokohet ndërsa ai ngulmon se ajo është shumë e gëzuar por po e fsheh. Në ato çaste, për Nalanin po flet edhe Hafizeja.

Ajo kërkon ndihmë nga Metini, për të. Por për Nalanin, problemet nuk do kenë të sosur sepse për shkak të Hajriut, ajo bëhet problem edhe në lagje, nga fqinjet e pallatit. Në fund të ditës, doza më e rëndë do i vijë nga Tyrkani që i troket në derë bashkë me vajzat por Nalani i premton se ajo nuk do kthehet me Hajriun.

Për familjen time/Kaani hakmerret shpejt ndaj Nebahatit

Orhani ndodhet i vetëm në shtëpi duke gatuar, kur aksidentalisht shkakton ndezjen e një zjarri. I vetmi person që e shpëton dhe shuan zjarrin pavarësisht se rrezikon veten, është Xhemileja. Me gjestin që bën, ajo fiton edhe faljen e Orhanit.

Për më tepër, i kërkon atij leje për t’a ndihmuar me ushtrimet për të riecur, sepse një praktikë të tillë e ka bërë me një shoqe në jetimore dhe i ka mësuar veprimet përmendësh. Teksa Orhani pranon atë ofertë, vajza tij po shpreh dashurinë.

Ajo nuk e duron dot largësinë e Berkut, ndaj dhe ia rrëfen se çfarë ndjen për të, duke e bërë atë, djalin më të lumtur. Paralelisht, një djalë tjetër nuk është fare i lumtur. Ai është Kaani, i cili dëgjon Nebahatin duke folur keq për familjen e tij.

Qëllimisht, ai nxjerr nga valixhja fotografinë e nënës së tij me Akifin dhe Nebahati e shikon. Me të në dorë, ajo kërkon llogari nga Akifi, i cili i sajon një gënjeshtër të besueshme dhe më pas shkon të kërkojë llogari nga Kaani.

Për familjen time/Kaani i tregon Nebahatit fotografinë e nënës së tij me Akifin

Kaani dëgjon një të folur të pakëndshme të Nebahatit për të dhe për hakmarrje ndaj saj, menjëherë lë mbi shtrat fotografinë e tij me nënën e ndjerë si dhe fotografinë e Akifit me të. Nebahati i shikon dhe çuditet pafund.

Ajo i shkon Akifit në kompani për t’i kërkuar llogari por Akifi e trajton si një punonjëse të zakonshme që ka pasur kompania tyre. Pas asaj bisede, ai shkon në shkollë tek Kaani për t’a kritikuar ndërsa ky i fundit e mbron veprimin e tij.

Brenda në shkollë, ai thotë para shoqërisë së tij, se ka vëlla e motër nga babai, se është prezantuar me to gjithashtu por ato nuk e kanë kuptuar se është vëllai tyre. Paralelisht, në shtëpinë e Orhanit, ky i fundit po gatun kur aksidentalisht ndez zjarr.

Xhemileja rastis të jetë në shtëpi dhe futet brenda për t’a shpëtuar, duke rrezikuar edhe jetën e saj. Orhani i është mirënjohës pafund, ndërsa Xhemileja, për më tepër, i kërkon leje që ajo t’a ushtrojë për ecje, sepse ka eksperiencën e mjaftueshme me një vajzë që të paralizuar që ka pasur në jetimore.

 

PREMTIMI/Gjendja e Rejhanit është shumë kritike

Masalli vijon të jetë po aq e vakët me të gjithë familjen, sa ka qenë ditën e parë të largimit të Narinit. Për shkak të keqardhjes që ndjen për Masallin, Shehrija sërish kërkon ndihmën e Narinit për t’a superuar atë situatë.

Fillimisht Narini refuzon por më pas, Shehrija sëbashku me Hëzërin, gjejnë një formë për t’a sjellë me mashtrim Narinin në shtëpi. Ato e akomodojnë Masallin në një dhomë ku të mos e shohë Kemali por Kemali shikon i pari Narinin.

Ai, përveçse ia ndalon t’a takojë të voglën, gjithashtu edhe i flet shumë keq Narinit, duke e bërë të largohet. Në anën tjetër, ndodhet shoqja Narinit, Rejhani, e cila sëbashku me Emirin po viziton nënën e tij të qumështit.

Rejhani sërish do ndjejë dhembje në bark dhe sërish do i fshehë. Gjatë asaj kohe, dalin përgjigjet e analizave të Rejhanit, të cilat e paraqesin gjendjen e saj shumë kritike, në një kohë që Rejhani nuk di asgjë.

PREMTIMI/Rejhanit i rrezikohet jeta saj dhe e fëmijës

Përgjigjet e analizave që iu bënë Rejhanit, rezultojnë të mos jenë fare të këndshme. Gjendja saj është aq kritike, saqë mjekja e Rejhanit kërkon ripërsëritjen e analizave, pasi nuk u beson dot syve në atë që lexon.

Gjatë asaj kohe, Rejhani ndodhet krah Emirit, në një vizitë tek nëna qumështit. Ajo ndjen sërish dhembje të forta në bark por nuk i flet me njeri, duke pandehur të jenë normale.

Në anën tjetër, ndodhet Shehrija, e cila nuk e shikon dot Masallin aq të mërzitur dhe sërish tenton t’a bindë Narinin që t’u shkojë pranë, po për hir të Masallit. Narini e detyruar, kundërshton, por Shehrija nuk ndalon.

Sëbashku me Hëzërin, ato e mashtrojnë Narinin sikur janë të sëmurë dhe Narini nxiton për tek ato por sado që përpiqen të fshihen, Kemali e shikon Narinin dhe jo vetëm e përzë por edhe e rëndon me fjalë shumë të ashpra.

 

AMANETI/Jamani bën shumë xheloz Nedimin

Koraji është i vendosur t’a largojë përgjithmonë Aishen nga Feriti, ndaj dhe bashkëpunon me vajzën që ka ardhur t’i hakmerret Feritit, ndonëse do rrezikojë edhe vetë Aishen. Ndërkohë kjo e fundit, vendos t’i japë një shans Feritit.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, që qëndron përballë Lukës, duke i shpjeguar me plot keqardhje për të, se për të ndjen përzemërsi vetëm si shok. Luka e mirëkupton, pavarësisht lëndimit që përjeton dhe sërish, nuk heq dorë nga ajo.

 

Jamani i shikon nga shtëpia kur Luka e shoqëron Nanën deri aty dhe biseda tyre e qetë, e bën Jamanin të mendojë se Nana e ka pranuar propozimin. Instiktivisht, ai sillet më agresivisht me Nanën dhe ia ndalon të sjellë më të huaj në shtëpi.

Irritimi mes tyre do shuhet të nesërmen në kompani, ku Nana shkon të dorëzojë një dosje dhe bashkë me Jamanin ngec në ashensor. Ajo nis të qajë nga paniku por Jamani e mbështjell me krahët e tij, derisa dalin jashtë dhe e dërgon në zyrën e tij, ku Nedimi do xhelozojë sërish.

AMANETI/Nana qan në krahët e Jamanit

Nana qëndron e mpirë para propozimit të Lukës, të cilit me keqardhje për të, i thotë se e ka përzemër vetëm si shok. Por përtej tronditjes që merr, Luka pranon të jenë vetëm shokë dhe e vlerëson për këtë. Mirëpo, Jamani e keqkupton.

Ai i shikon duke biseduar qetësisht para njëri tjetrit dhe pandeh se Nana e ka pranuar propozimin e tij, ndaj dhe nxjerr inatin duke i kërkuar të mos sjellë më askënd në shtëpi, por t’i bindet rregullave që ai ka vënë.

Mëngjesin e të nesërmes, Xhengeri sëmuret ndaj Nana ofrohet t’i dorëzojë Jamanit në kompani një dosje që ia kishte kërkuar Xhengerit. Përveç debatit që rindezet mes tyre, ato mbesin në ashensor sëbashku dhe nga frika, Nana nis të qajë.

Atë e pajton Jamani, i cili del nga ashensori duke e mbajtur Nanën në duar, gjë që e irriton Nedimin. Paralelisht, Aisheja vendos t’i japë një shans Feritit, ndërkohë që kundra tyre po bën plane Koraji, bashkë me vajzën që ka ardhur t’i hakmerret Feritit.

OSMANI/Osmani rimerr kalanë e Birixhikut

Osmani shkel në kalanë e Birixhikut, me një turmë të madhe njerëzish nga pas. Ai del përballë Olofit dhe njëkohësisht, dikush tjetër i tregon letrën me vulën përkatëse, ku shkruhet se ajo kala i përket Osmanit. Pa thënë asgjë, Olofi largohet.

Osmani mbetet përballë Turgutit, i cili nuk zbrapset nga gabimi tij. Madje, sipas tij, Osmani po udhëhiqet nga mllefi dhe jo logjika tij. Së fundmi, secili ndahet në anë të ndryshme, pa pasur lidhje me njëri tjetrin.

Gjatë asaj kohe, Olofi mbërrin para Sulltaneshës me lajmin e ditës, që atë e çmënd, veçanërisht fakti që Olofi është larguar pa shfaqur fare rezistencë, për një letër, të cilës ia ka vendosur vulën vetë Osmani.

Osmani, atë mbrëmje, do mblidhet me gjithë familjen e tij për të festuar me një darkim, brenda kalasë që njëherë ua morën padrejtësisht dhe tanimë e rikthyen, por, gëzimi do zgjasë pak, sepse shumë shpejt vjen lajmi që është në rrezik Edeballëja, babai i Ballës.

Vajza në dritare/Nalani premton se nuk do rikthehet me Hajriun

Rafeti, Xhaviti, Leventi dhe Sedati janë të të njëjtit mendim, se e vërteta e frikshme e Gylxhihanës duhet t’i fshihet asaj vetë, si dhe Selenës që është shtatzënë, ndaj dhe ashtu veprojnë. Në atë ambjent, mungon vetëm Muzo.

Ai, sëbashku me Bilurën, del para shtëpisë së Hajriut, ku ky i fundit do shokohet nga ardhja e tyre, teksa për vete hap derën për të nxituar pas Nalanit që thotë se nuk do të ketë më punë me të dhe veçanërisht nuk do të jetë shkak divorcimi mes tij dhe Tyrkanës.

Ballafaqimi mes Hajriut dhe Bilurës, do jetë tepër i ashpër. E pozicionuar mes dy zjarreve, Nalani nuk mbron dot asnjërin dhe nuk kundërshton dot asnjërin. Heshtja e Nalanit, e lëndon aq shumë Bilurën saqë ajo largohet duke hequr dorë nga shoqja saj.

Nalani gjithashtu nxiton për në shtëpi dhe e kthen Bilurën, duke e bindur se nuk do kthehet më kurrë me Hajriun. Ky i fundit, në ato çaste, kthehet pranë Tyrkanës dhe e detyron të firmosë letrat e divorcit, edhe pse ajo i përgjërohet të mos e bëjë.