Vajza në dritare/Bilura heq dorë nga Nalani

Nalani heq dorë nga Hajriu, duke i theksuar atij se edhe nëse ai do divorcohet, nuk do të jetë ajo shkaku i atij divorci. Mirëpo, Hajriu nuk heq dorë nga ajo dhe i shkon nga pas. Me të dalë në rrugë, ato përballen me Muzon dhe Bilurën.

Bilura përpiqet të marrë shoqen e saj por Hajriu, përveçse nuk e lejon, i flet edhe si mos më keq. Heshtja e Nalanit, fakti që ajo nuk ndërhyn aspak, e lëndon Bilurën aq sa ajo heq dorë prej Nalanit dhe largohet për në shtëpi që të marrë gjërat e saj.

Nalani gjithashtu nxiton për në shtëpi dhe mes lutjesh, përgjërimesh, lotësh e premtimesh, ajo e bind se nuk do kthehet më me Hajriun dhe Bilura, si më e afërta, duhet t’i qëndrojë pranë, gjë që Bilura pranon t’a bëjë.

Në anën tjetër, Sedati është i shkatërruar. Fjalët e doktorit për gjendjen e Gylxhihanës, do i dërrmojnë të gjithë, përveç vetë Gylxhihanës dhe Selenës, sepse të tjerët vendosin t’ua fshehin atyre të vërtetën.

 

Për familjen time/Puna merr fund për faj të Ogulxhanit

Kaani xhelozon aq shumë për lidhjen mes Dorukut dhe Akifit, saqë shkon tek ky i fundit dhe e kërcënon, duke e detyruar që t’i blejë një makinë po aq të mirë sa ajo që i ka blerë së fundmi Dorukut. I detyruar, Akifi e bën, por i shokon të gjithë.

Nebahati, përveçse shokohet, edhe irritohet, ndërsa fëmijët jo. Madje, mes tyre, Melisa ndan me të sekretin e lidhjes me Kadirin, për të cilin familja nuk e di dhe ia thekson se as që duhet t’a dijnë, sepse janë rreptësisht kundër.

Kadiri në ato momente, ndodhet në shtëpinë e tij, ku përfundojnë përgatitjet për festën që do organizojnë. Sapo vijnë personat që kanë paguar për atë festë, energjia ndërpritet dhe i gjithë faji është i Ogulxhanit që nuk i ka paguar.

Fillimisht Shengyli pandeh se ai thjesht ka harruar por shpejt mëson se i ka shpnezuar dhe i ulëret si mos më keq. Ndërkohë në dhomën tjetër, vajzat po flasin për djemtë që u kanë pushtuar zemrat dhe Asija kupton se Ajbyke ka rënë kokë e këmbë me Berkun.

Për familjen time/Melisa rrëfen sekretin para personit të gabuar

Asija del pas shkolle me Dorukun, për të shkuar tek lojërat për të rritur, ku kalon një kohë shumë të veçantë. Mëse e lumtur, ajo rikthehet në shtëpi, ku Ajbyke e shikon me dhurata në duar dhe në një bisedë vajzash, Ajbyke pranon pëlqimin që ka ndaj Berkut.

Paralelisht, Kaani po flet për Dorukun. Ai i thekson babait të tyre, Akifit, se do një makinë porsi të Dorukut, përndryshe do rrëfejë të vërtetën para të gjithëve. I frikësuar se martesa do i marrë fund, Akifi i bindet kërcënimit të të birit.

Ai ia dorëzon çelësat e dhuratës para të gjithëve dhe përveç shokimit që përfshin Dorukun, Melisën dhe Nebahatin, kjo e fundit edhe nevrikoset me bujarinë që pandeh të ketë bashkëshorti saj. Por Kaani vetëm sa afrohet ende më shumë me ato.

Ai e bën për vete Melisën aq sa ajo i rrëfen lidhjen me Kadirin si dhe faktin që prindërit nuk duhet t’a dinë. Ndërkohë, Kadiri ka mbetur në errësirë sëbashku me familjen e xhaxhait, për faj të Ogulxhanit që nuk ka paguar paratë e energjisë elektrike dhe gjithashtu u shkakton humbjen e punës, festës së asaj nate.

PREMTIMI/Xhemreja arrin të hakmerret ndaj Xhavidanës

Xhemreja e godet Xhavidanën pas koke, i merr çantën dhe e kyç në atë vend, duke e lënë pa ndjenja. Vetëm pak çaste pasi Xhemreja largohet që aty, Xhavidana zgjohet, e tmerruar që është e mbyllur në një vend me minj.

Për të mos lënë gjurmë në asnjë vend, Xhemreja, me telefonin e Xhavidanës, i dërgon mesazh Emirit, ku i shkruan se është larguar jashtë vendit, për një ndërhyrje estetike për shkak të dëmtimit që i pësoi fytyra.

Kur e lexon mesazhin që i vjen nga numri i Xhavidanës, Emiri e beson, pa e dyshuar aspak. Për më tepër, Xhemreja telefonon Jonxhën, për t’i thënë se gjoja ka hequr dorë nga vendimi për hakmarrje ndaj Xhavidanës.

Jonxha gëzohet pafund dhe ashtu si Emiri, e beson. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, që vazhdimisht përpiqet pas Masallit, ndërkohë që Masalli, ka gjetur orën që i ra Narinit në shtëpinë e tyre dhe e mban fort pas vetes, pa i treguar njeriu.

PREMTIMI/Jonxha dhe Emiri bien pre e Xhemresë

Kemali, i flet edhe vetes ndërmjet propagandës që i bën Masallit për të harruar Narinin, por për asnjërin nuk funksionon, ashtu siç nuk funksionojnë as taktikat e Ojës që Kemali t’a harrojë Narinin. Ndërkohë, kjo e fundit mendon vetëm për to.

Ajo vëren që i ka rënë ora e dorës por nuk e di se atë orë e ka gjetur Masalli, e ka fshehur nga të gjithë dhe po e ruan me fanatizëm. Sakaq, në anën tjetër funksionon plani që Xhemreja ka bërë për hakmarrjen ndaj Xhavidanës.

Ajo e godet pas koke dhe largohet duke e lënë pa ndjenja në një vend të mbyllur, të mbushur me minj, nga ku Xhavidana nuk del dot. Për më tepër, Xhemreja i merr çantën me para dhe telefonin, ndërmjet të cilit vazhdon planin e saj.

Që askush të mos e gjejë Xhavidanën, Xhemre i dërgon mesazh Emirit ndërmjet telefonit të Xhavidanës, sikur është larguar jashtë vendit. Gjithashtu, ajo telefonon edhe Jonxhën, dhe e bind sikur gjoja ka hequr dorë nga hakmarrja.

AMANETI/Luka vendos t’i propozojë Nanës për martesë

Nana është shumë e mërzitur me Jamanin për shkak të sjelljes së tij me Lukën, ndaj dhe i kujton që ka menduar se janë shokë dhe tanimë e zhgënjeu, ndaj nuk e afron dot më në jetën e saj. Pas atyre fjalëve, Jamani vetëm hesht.

Ai ndan me Xhegerin dyshimet e tij për Lukën dhe një prej truprojave, i vihet nga pas atij. Në ato momente, Jusufi i tregon xhaxhait të tij se Nana po shkon pranë Lukës, me një paketë që ai i ka kërkuar t’i sjellë.

Fjalët e Jusufit, vetëm sa bindin më shumë Jamanin se Luka po punon një rreng për Nanën, ndaj vendos t’i shkojë nga pas, pa e ditur se në të vërtetë, Luka do i propozojë për martesë. Në anën tjetër, ndodhet Feriti që ngacmon Korajin.

Ai i tregon se Aisheja ka kaluar natën tek ai, ndërsa Neshe nxit Aishen që t’i japë një tjetër shans Feritit, gjë që Aisheja e kundërshton prerazi, derisa dëgjon nga vetë Feriti se ai nuk ka krijuar asnjë lidhje pas divorcit me të.

 

 

AMANETI/Jamani përndjek Nanën në takimin me Lukën

Feriti ngacmon qëllimisht Korajin ndërmjet telefonatës që ai i bën Aishes, duke ngritur zërin që Koraji t’a kuptojë se janë bashkë. Si të mos mjaftonte, Koraji do dëgjojë Aishen tek i flet Neshesë për Feritin, me një mundësi rikthimi me të.

Aisheja, atë ditë ka dëgjuar Feritin të thotë nga goja tij se pas divorcit me Aishen, nuk ka pasur asnjë lidhje tjetër në jetë. Marrë shkas nga ajo gjë, Koraji vendos të lëvizë çdo gur për t’a parandaluar rikthimin e Aishes me Feritin.

Sakaq, Jamani nuk i flet dot Nanës kundër Lukës, edhe pse dyshimet e tij janë kthyer në bindje. Për më tepër, ajo i thotë se nuk do e afrojë më në jetën e saj, sepse ai e zhgënjeu pasi pandehu se ishin shokë. Sërish, Jamani hesht.

Të nesërmen, ai i vihet nga pas Nanës në një takim që ajo lë me Lukën, duke qenë mëse i bindur se Luka po krijon një kurth për Nanën por në të vërtetë, Luka po organizon propozimin për martesë ndaj saj.

OSMANI/Dikush zbulon lojën e Ballës dhe Malhunit

Sulltanesha i mbledh të gjithë në një sofër, ku Balla do shfrytëzojë prezencën e saj për t’a vënë Bengin në siklet, që ajo të pranojë që Alçiçeku të marrë pjesë në ushtrinë e femrave, dhe ashtu ndodh. Teksa ato bisedojnë, misioni vazhdon në kuzhinë.

Ulgeni vepron siç i ka Balla porosi dhe kështu, sapo Sulltanesha prek me buzë gotën e saj, ajo bie pa ndjenja. Balla i merr nga brezi vulën, për të cilën e kishte filluar gjithë misionin bashkë me të tjerët dhe pa humbur kohë, niset për rrugë.

Ajo mbërrin tek Osmani dhe ia dorëzon vulën e shumëkërkuar, ndërkohë që askush nuk dyshon për helmim të lehtë të Sulltaneshës sepse Edeballë është i përfshirë në atë mision dhe ai thotë se alivanosja ka ardhur nga rënia e imunitetit.

Në ato çaste, Bengi mëson nga krahu saj i djathë, Esma, se gjithçka mes Ballës dhe Malhumit ka qenë lojë. Sulltanesha xhindoset kur Bengi ia përcjell informacionin dhe urdhëron arrestimin e Ballës, ndërkohë që vetë shkon pranë Konurit për t’i ofruar atij pasurinë e botës në këmbim të shitjes së Osmanit, por ai nuk e bën.

OSMANI/Balla përfundon me sukses misionin që i dha Osmani

Gratë e fiseve mblidhen në darkimin që ka organizuar Sulltanesha, në të cilin, Balla do shfrytëzojë rastin për të marrë lejen e Bengit për Alçiçekun, që ajo t’i bashkohet ushtrisë së femrave. E zënë ngushtë, Bengi pranon.

Teksa ato flasin, në kuzhinë, Ulgeni hedh helmin e lehtë në gotën e Sulltaneshës, kjo e fundit alivanoset sapo e konsumon sherbetin e hedhur në gotë dhe Balla arrin qëllimin e saj, duke ia marrë nga brezi vulën që i ka lënë porosi Osmani.

Ndërmjet bashkëpunimit me Edeballënë që është mjeku i të gjithëve, ai nuk e pranon të jetë helmuar lehtë por thotë se vetëm i ka rënë forca e trupit. Veçmas, krahu i djathtë i Bengit, Esma, rrëfen para saj se gjithçka është lojë mes Ballës dhe Malhunit.

Ajo zemërohet pafund dhe ia përcjell Sulltaneshës, e cila urdhëron kapjen e Ballës por tanimë është shumë vonë sepse Balla ka mbërritur tek Osmani dhe e ka dorëzuar vulën. Sulltanesha tenton edhe ndërmjet Konurit, të cilit i premton pasurinë e botës në këmbim të shitjes së Osmanit por ai nuk e bën.

PREMTIMI/Kemali përzë Narinin nga shtëpia

Rejhani del nga shtëpia e shoqëruar nga shoferi i familjes, por pa ditur aspak se ku po shkojnë. Lajmërimi që i ka bërë Jonxha, ka qenë i vërtetë sepse ajo nuk i është bindur Xhemresë dhe planeve të saj djallëzore.

Rejhani takohet me Emirin dhe surpriza e vërtetë është për Merjemin me Hasanin e vogël, të cilët i gëzojnë me një shtëpi të madhe, të cilën Merjemi e pranon me shumë vështirësi e më pas i falenderon pafund.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Masalli, më e trishtuar se kurrë, ndaj Shehrija vepron fshehurazi për t’a ndihmuar atë. Ajo kërkon ndihmë nga Narini, e cila thotë se tanimë është koha që Masalli të lidhet me Kemalin më shumë.

Oja mëson çfarë ka bërë Shehrija dhe e telefonon Narinin për t’a bërë të ndihet në faj për situatën por ndodh e kundërta dhe Narini u shkon në shtëpi për hir të Masallit. Ai që do e përzërë Narinin, do jetë vetë Kemali, i cili nuk e lejon as t’a takojë Masallin.