PREMTIMI/Jonxha nuk i bindet planeve të Xhemresë

Askush nuk arrin t’a bëjë dot të lumtur Masallin, apo t’a bëjë të flasë, ndaj fshehurazi, Shehrija shkon tek Narini për të kërkuar ndihmë por ajo ngulmon se tanimë është momenti që Masalli të lidhet më tepër me babanë e saj, Kemalin.

Atë takim e mëson edhe Oja, e cila e telefonon Narinin vetëm për t’a fajësuar e për t’a bërë të ndihet keq por Narini vendos të parën Masallin dhe shkon në shtëpinë e tyre. Ai që do e ndalojë takimin, do jetë Kemali, i cili i flet si mos më keq.

Narini largohet mes lotësh nga shtëpia por së paku, Masalli e shikon nga dritarja që ajo ishte aty, për të. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, që del nga shtëpia pas telefonatës lajmëruese të Jonxhës, e cila për fat, nuk i është bindur Jonxhës.

Rejhani po shkon me të vërtetë për tek një surprizë e Emirit. Ky i fundit, ka blerë një shtëpi për Merjemin dhe Hasanin, gjë që i përlot të gjithë. Merjemi përpiqet shumë t’a kthejë mbrapsht atë vendim, por nuk ia del dhe Emiri i dorëzon çelësat.

Për familjen time/Harika shkakton probleme të mëdha

Asija nxiton për tek Doruku, i cili ka shpëtuar mrekullisht vetëm me gërvishtje të vogla. Ato pajtohen dhe më pas Doruku kthehet në shtëpi, ku shqetësimi familjarëve për të, vetëm sa do e shtojë xhelozinë e Kaanit ndaj tij.

Paralelisht, Omeri vetsakrifikohet duke marrë përsipër vjedhjen që ka bërë Harika në një market por Harika nuk mjaftohet, kthen çdo gjë përmbys dhe kështu përfundojnë të dy pas hekurave, derisa i nxjerr nëna e tyre, Suzana.

Ajo mëson edhe për bëmat e Harikës atë natë, të cilat e lëndojnë, por nuk ia del dot t’a ndryshojë karakterin e së bijës. Por Harika nuk ndalet me aq. Të nesërmen në shkollë, ajo prish shumë marrëdhënie me mesazhet që ka ruajtur në telefon.

Buzëqeshja që i krijohet nga marrëdhëniet që prish, do shuhet shpejt kur do mësojë nga Ajbykeja se Omeri ia ka paguar semestrin e shkollës. Njëkohësisht, buzëqeshja do i shuhet edhe Kadirit, nga xhelozia Melisës për Xhemilenë.

Për familjen time/Harika mëson sakrificën e Omerit

Omeri gjen Harikën në një market duke vjedhur gjëra dhe përpiqet t’a ndalojë por nuk ia del dot, ndaj kur e zënë, ai e merr përsipër fajin, që ajo të mos burgoset por Harika nuk e pranon dhe të dy përfundojnë pas hekurave.

Suzana i nxjerr që aty, falenderon pafund Omerin si dhe lëndohet kur mëson për videon që Harika i ka bërë Ajbykesë dhe Asijes. Të nesërmen në shkollë, Harika do hakmerret duke nxjerrë zbuluar çdo gjë që shoqet kanë thënë për njëra tjetrën tek ajo.

Ajo prish shoqërinë e shoqeve si dhe lidhjet me të dashurit e tyre. Atë buzëqeshje që fiton, do ia shuajë sërish Ajbykeja, e cila i tregon se Omeri ia ka paguar semestrin shkollor. Larg tyre, ndodhet Asija me Dorukun, që sapo janë pajtuar.

Ndërsa paralelisht, Melisa me Kadirin do pësojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, për shkak të xhelozisë që shkakton Kadiri tek Melisa me mbrojtjen që ai i bën Xhemilesë vazhdimisht, duke e menduar në detaje si t’a ndihmojë.

Sekrete familjare/Xhejlina hedh një hap të madh drejt Metinit

Ereni dëshmon një moment emocionues, ku Xhejlina e vendos babanë e Ilgazit në vendin e babait të saj dhe sapo e përqafon, në krahun e tij, përtej xhaketës, shikohet njolla e gjakut, gjë që Erenin e tmerron si  mos më keq.

Ai e merr veçmas eprorin e tij, Metinin dhe e pyet se si i është bërë plaga në krah. Metini sajon një gënjeshtër të cilën Ereni nuk e kundërshton dot por megjithatë, nuk bindet fare se ai po tregon të vërtetën, ndaj dhe nuk qetësohet dot.

Irritimin e tij, do e vërejë edhe Parsi, gjatë punës me të, por nuk ka asnjë shpjegim për t’i dhënë asaj sjelljeje, veçse t’i tërheqë vëmendjen. Paralelisht, Xhejlina nxiton për në shtëpi me një frymë pasi nëna saj nuk e dëgjon telefonin.

Pasi qetësohet, ajo mirëpret në shtëpi edhe Laçinin, nënën e vrasësit që u mori atyre Inxhin, por asnjëri prej tyre nuk e fajëson Laçinin, veçanërisht pasi ajo humbi edhe të birin. Ato pranojnë ngushëllimet e saj të sinqerta dhe e përqafojnë.

Sekrete familjare/Përqafimi Xhejlinës zbulon të fshehtën e Metinit

Xhejlina del përballë Metinit, të cilit i shprehet me superlativa, duke e falenderuar për gjithë ngushëllimin dhe duke e vendosur atë në vendin e babait të saj të vdekur, gjë që Metinin e sikletos aq shumë saqë nuk flet dot fare.

Xhejlina i afrohet për t’a përqafuar dhe në ato moment, Ereni shikon gjakun që rrjedh nga krahu i Metinit. I tmerruar sa më s’ka, ai e merr veçmas për t’a pyetur se ku i është bërë plaga në krah por Metini sajon menjëherë një gënjeshtër.

Pavarësisht justifikimit të Metinit, Ereni nuk e beson dot plotësisht dhe dyshimet në kokën e tij, i shkaktojnë irritim tepër të lartë, aq sa e vëren edhe Parsi që po punon me Erenin, ndaj dhe ia tërheq vëmendjen.

Ndërkohë, Xhejlina do mirëpresë në shtëpi një tjetër person me zemrën plagë, njësoj si ato. Ajo është nëna e vrasësit të Inxhit, Laçini. Duke mos e fajësuar fare atë për çfarë ka bërë i biri, ato e përqafojnë dhe i pranojnë ngushëllimet nga ajo.

Vajza në dritare/Nalani zhgënjen Bilurën dhe Muzon

Gylxhihani bie në tokë pa ndjenja, në një moment fare të papritur. Ajo dërgohet me urgjencë në spital, ku Rafeti me Xhavitin mësojnë njëherazi nga doktori se gjendja e Gylxhihanës është shumë kritike. Paralelisht, dikush po gëzon falë Rafetit.

Ajo është Nalani, e cila suprizohet me ndryshimin e shtëpisë por Bilura nuk i tregon dot se ia ka bërë Rafeti, sepse Nalani nuk do pranonte. Buzëqeshjet që u përshkojnë fytyrën, do zhduken brenda fare pak çastesh, për Nalanin dhe Bilurën.

Në dhomën e saj, Nalani rrëfen gjithë mënyrën si është lënë shtatzënë nëna saj Semaja, si është rritur Nalani për shkak të vdekjes që ka shkaktuar me lindjen e saj dhe se si çdo gjë në jetë, e përjetoi me Hajriun dhe mësoi nga ai çdo gjë.

Bilura vetëm qan teksa e dëgjon, ndërsa Nalani vendos të pranojë ftesën e Tyrkanës, por pa i treguar Bilurës. Kjo e fundit, sëbashku me Muzon, i vihen asaj nga pas dhe zhgënjehen po aq sa shokohen kur shikojnë Nalanin duke u përqafuar me Tyrkanën.

 

Vajza në dritare/Nalani pranon ftesën e Tyrkanës

 

Nalani surprizohet pafund nga shtëpia që ia ka ndryshuar Rafeti me Bilurën por kjo e fundit ia lë meritat vetëm vetes dhe Hafizesë, sepse e di që Nalani nuk do pranonte asgjë nga Korollutë. Por gëzimi zgjat shumë pak.

Në dhomën e saj, Nalani i rrëfen Bilurës historinë e përdhunimit të nënës së saj Semasë, jetës së vështirë me Feridenë dhe se si Hajriu e ka nxjerrë në jetë, në çdo aspekt. Vetëm pak çaste më vonë, Nalani do të largohet për tek shtëpia tij.

Ajo e gënjen Bilurën se për ku po largohet por Bilura sëbashku me Muzon i shkojnë nga pas. Ato e shikojnë duke u përqafuar me Tyrkanën dhe mbesin të shokuar, ndërsa Tyrkana lumturohet pafund që ajo iu përgjigj ftesës së saj.

Përveç tyre, Hajriu do mbetet po aq i shokuar ndërsa Nalani do frikësojë Tyrkanën duke i sqaruar se nuk do kthehet me Hajriun, edhe nëse ato divorcohen. Sakaq, frika bie edhe në shtëpinë e Korolluve, sepse Gylxhihana alivanoset, dërgohet në spital dhe u thonë se nuk ka shumë shpresa për të.

AMANETI/Jamani gabon para Lukës

Nana do darkojë me Lukën por prezent në atë restorant do gjejë edhe Jamanin, i cili justifikohet duke thënë se i ka dhënë fjalën varrit të Azizit se do ia mbronte të motrën, por Nana refuzon të mbrohet nga Luka, duke thënë se i beson totalisht.

Jamani nevrikoset kur ajo ngrihet për të kërcyer me Lukën dhe nxitimthi shkon në shtëpi. Gjatë asaj kohe, ka pyetur Feritin nëse Luka ka bërë denoncim për pashaportën e humbur. Informacionin ia jep Ibo, por ngatërrohet dhe e keqinformon.

Jamani gjen shkak për t’i kërkuar llogari Lukës duke thënë se nuk i ka humbur ndonjëherë pashaporta por në çast, Ibo i dërgon mesazh ku rregullon gabimin e tij. Luka, i ofenduar, bën gadi valixhen për t’u larguar.

Jamani mendon se duke e pasur në shtëpinë e tij, mund t’a zbulojë më lehtë se çfarë po fsheh, ndaj me një gur qëllon dy zogj dhe përveçse mban Lukën në shtëpi, fiton edhe pëlqimin e Nanës që e përgëzon Jamanin që e ftoi Lukën të qëndrojë më gjatë.

AMANETI/Feriti kërkon rikthim me Aishen

Feriti fton në shtëpi Aishen me familjen e saj dhe që në natën e parë, tenton t’i rikujtojë Aishes sa të lumtur kanë qenë bashkë, por Aisheja, e cila ende beson se ai e ka tradhëtuar, nuk pranon të afrohet fare me të.

Gjatë asaj kohe, Jamani i është vënë nga pas Nanës dhe Lukës në darkimin e tyre në restorant, ku justifikohet se do bëjë një mbledhje pune ndërkohë që ruan amanetin e Azizit, Nanën, por kjo e fundit thotë se nuk ka nevojë për mbrojtje.

Jamani kthehet në shtëpi dhe kërkon nga Feriti që të kontrollojë nëse Luka ka bërë denoncim për humbje pashaporte, gjë që Feriti ia ngarkon Ibos dhe ky i fundit ngatërron emrin, duke i dhënë Jamanit informacion të gabuar.

Jamani kërkon llogari nga Luka derisa i vjen mesazhi i Ibos me korrigjimin e informacionit. Luka merr valixhen për t’u larguar por për t’a pasur më nën kontroll, Jamani e fton të qëndrojë dhe pranon gabimin e tij, në një kohë që nuk e di se Nedimi sapo ka marrë një valixhe me para sepse e ka shitur Jamanin.

Sekrete familjare/Ereni qëllon me armë Metinin

Çinari e lëshon veten nga frika se do mësohet se ai e ka vrarë Zaferin, gjë që gjyshi tij Merdani e kupton, ndaj dhe ulet pranë tij për t’a këshilluar, duke i kujtuar se duhet t’a mbajë veten, përndryshe do e kalbë edhe Metinin në burg.

Në ato momente, Metini dëgjon një bisedë të fshehtë mes komisar Erenit dhe të dyshuarit të pafajshëm për vrasjen e Zaferit. Ai i tregon se ka kamera në një vend në shtëpi, nga ku mund t’a vërtetojnë se ditën e vrasjes ka qenë vetëm në shtëpi.

Ereni mbërrin në shtëpinë e të dyshuarit, pa e ditur se para tij ka shkuar Metini. Ky i fundit tenton t’ia mbathë pa e zënë Ereni por nuk ka se si, ndaj e godet atë pas koke. Paa se të bjerë në tokë, Ereni e qëllon Metinin me plumb në krah.

Ai nuk e shikon se është Metini por vetëm e qëllon. Që aty, Metini shkon në shtëpi dhe fshehurazi nga të gjithë pastron plagën në tualet. Ndërkohë, djali tij Ilgazi po qetëson Xhejlinën e cila për një çast mendon se nëna saj nuk po merr frymë në gjumë dhe ka vdekur.