Dhunë ndaj femrave dhe burg, ja e shkuara e errët e Joz Markut

Pas incidentit në Big Brother VIP Albania 4, ku Jozef Marku (i njohur si Jozi) goditi fizikisht artistin Gjesti, janë zbuluar informacione shqetësuese për të kaluarën e tij.

Një ish-partnere e tij e ka denoncuar për dhunë gjatë bashkëjetesës në Zvicër, çka ka çuar në burgimin e tij nga viti 2020 deri në 2023.

Burimi pranë ish-partneres së tij ka theksuar se pas burgosjes, Jozi dhe ish-partnerja nuk kanë pasur më kontakt, ndërsa vendi ku ai kreu dënimin ka qenë një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Ekspertët zviceranë theksojnë se dënimet e rënda me afat të gjatë aplikohen në rastet recidiviste me prova të forta të dhunës ndaj femrave.

U la i lire nga Policia e Shtetit, ja reagimi i fundit nga Jozi

Nje ngjarje e paprecedent eshte regjistruar mbremjen e djeshme ne BBVA!

Jozi dhe Loredana u eleminuan nga gara, gjate ndarjes me banoret dhe momentit te daljes se tyre nga shtepia ndodhi ajo qe nuk e kishte imagjinuar askush.

Jozi goditi me shuplake Gjestin.

Ky i fundit u shemb ne toke dhe per disa momente nuk u ndje shume mire.

Kjo ngjarje i ka tronditur te gjithe, troditi produksionin si dhe ndjekesit e ketij formati.

Menjehere per Jozin jane marre masa, ai eshte shoqeruar nga policia ne komisiaratin me te afert.

Diten e sotme u njoftua nga policia qe Jozi eshte lene i lire dhe po procedohet ne gjendje te lire.

Lirimi i tij ka sjell shume diskutime ne rrjet dhe kudo.

Ajo qe po i habit te gjithe eshte qe akoma nuk ka asnje reagim nga Jozi dhe familja e tij.

Nuk e dime nese Jozi do beje nje deklarate ku te kerkoj ndjes ndaj veprimit te pafalshem te tijin.

Kjo gje mbetet per tu pare me kalimin e kohes.

I doli në mbrojtje Gjestit, G-Bani kërcënohet nga njerëz pranë Jozit: “Unë jap jetë dhe nuk pranoj të…”

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, G-Bani ka deklaruar se kanë nisur ta kërcënojnë pasi i doli në krah Gjestit dhe dënoi aktin e dhunës nga Jozefin Marku.

“Kanë fillu kërcënimet e para nga njerëz që asociohen me Jozin siç thonë. Gjithë ju që kërcënoni, jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj.

Jetën e jap, hajde, jetën e jap! Po mendimin tim do të them gjithmonë, përherë. Kjo që ka bërë është e papranueshme, jam kundër nuk do ta bëja kurrë, distancohem nga ajo gjë 1000%, as nuk dua lidhje fare me një njeri që sillet ashtu. Ishte pabesi. E dyta, ju, fansat e mi, që thoni dhe ‘ti e ke godit, unë nuk e kam godit me gjithë forcën time, më ka prek më ka ofendu e kam shtyrë por jo me gjithë forcën time…

Nëse jeni mbështetësit e mi për atë fakt, nëse jeni fansat e mi veç për atë gjë që kam bëre me Gjestin ikni, se nuk jeni fansat e mi e as nuk dua t’u kem”, shprehet G-Bani.

Pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother ku Gjesti u godit nga Jozi, përmes një videoje ku shfaqej i prekur dhe i përlotur, G-Bani i doli në mbrojtje Gjestit dhe shprehet se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Ai shprehu solidaritetin e tij ndaj Gjestit duke thënë se nuk e meritonte këtë dhe se distancohet nga akti i Jozefin Markut.

“Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde keni solidaritetin tim”, tha mes të tjerash G Bani.

Incidenti me Jozin, reagojnë për herë të parë familjarët e Gjestit

Një akt i papranueshëm dhune ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania, ku një prej konkurrentëve të eliminuar, Jozefin Marku, sulmoi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë, ka reaguar familja e Gjestit. Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, ka postuar një ‘story’ në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.

“Në pa mundësi për t’i kthyer krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për të”-ka shkruar Blerina.

Jozi goditi Gjestin, reagon G-Bani: “Edhe sa do…”

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u godit nga Joz Marku në transmetim live, një tjetër personazh i njohur, G-Bani, ka reaguar me emocione të forta.

Në një video të publikuar së fundmi, ai shfaqet i përlotur dhe i del hapur në mbështetje Gjestit, duke shprehur keqardhje për gjithçka ka ndodhur. Ai pranoi se edhe vetë ka bërë gabime në të kaluarën, por dhuna ndaj Gjestit ishte e pajustifikueshme.

“O Gjest, o yll o dritë o njish o bish. Sa do durosh më shumë. Je i paparë. I fole mamit e babit direkt dhe u the jam mirë.

Se di Gjest po e pe ndonjëherë këtë video duhet të dish se jam me ty plako për këtë gjë. Okej hape derën nuk ka lidhje, jemi të rritur për ta kuptuar se është lojë nervash. Mënyra sesi mori hov me tërë forcë ishte goditje me të dhemb dhe me të gjujt. Sot e kam bërë syrin operacion, sa herë lotoj më dhemb, edhe për ty lotova.

Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde keni solidaritetin tim.

Mu dhimbse se nuk e meritoje, ti je tipi që ngacmon, kjo është loja. Më vjen keq për atë që ndodhi, nuk dua asgjë nga karriera jote, ke rrugën tënde unë timen. Të dua shumë uroj të jesh shumë mirë dhe të lumtë (përlotet)”-shprehet G-Bani.

E turpshme, Jozi godet Gjestin në BBVA! Policia…

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Jozi dhe Loredana u eliminuan nga shtëpia por teksa po largoheshin, Jozi ka goditur me shuplakë Gjestin.

Pas ngjarjes Jozi është shoqëruar nga Policia ndërsa Gjesti ndodhet nën kujdesin shëndetësor.

Gjesti dhe Egli nuk përmbahen më: Ja cfarë ndodhi natën mes tyre në shtrat

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, atmosfera është bërë më e ngrohtë vetëm pak ditë para finales së madhe.

Gjatë natës, Gjesti dhe Egli janë shfaqur të afërt teksa ndodheshin të shtrirë në krevat dhe shkëmbyen një puthje.

Në atë moment, në dhomë hynë Loredana dhe Danja, të cilat i ngacmuan me humor. Reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm: “Ikni se është e nxehtë situata.”

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit e programit.

Konfirmohet finalisja e tretë, fotoja e Sara Hoxhës tregon gjithçka

Producentja e Big Brother VIP Albania 4, Sara Hoxha, ka ndezur rrjetin me një postim në InstaStory që shumë fansa po e konsiderojnë si konfirmim të heshtur të finalistes së tretë.

Në foton e shpërndarë nga Sara, shihet pamja nga Prime-i i fundit i spektaklit, i cili ka grumbulluar mbi 2.7 milionë shikime në YouTube – një sukses i jashtëzakonshëm për produksionin.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk janë shifrat, por fytyra e zgjedhur për këtë foto: Egli Tako.

Fakti që Sara ka zgjedhur pikërisht Eglin për ta vendosur në qendër të këtij momenti ka ngjallur shumë dyshime se ajo mund të jetë finalistja e tretë e BBVA4, pas Rozanës dhe Laertit.

A është ky një spoiler i qëllimshëm apo thjesht një zgjedhje e rastësishme?

Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mbetet për t’u parë në Prime-in e radhës nëse dyshimet do të shndërrohen në realitet.

E papritur, Sara Gjordeni i dërgon një mesazh Eglit

Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP 4” janë surprizuar nga mesazhet që fansat, miqtë dhe familjarët kanë dërguar për ta në “Big Love”.

Egli ka marrë mesazhe të shumta, por vëmendjen më të madhe e mori ai i Sara Gjordenit. Kjo e fundit e ka mbështetur herë pas here banoren duke bërë postime në rrjetet e saj sociale për të.

“Dallgët nuk e mbysin një varkë, ajo fundoset vetëm nëse një gropë hapet brenda saj… Sara Gjordeni”, shkruante ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Ndërkohë Egli e falënderon shumë Sarën për gjithë mbështetjen që i ka dhënë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Sara faleminderit shumë, shumë, shumë, të kam patur suport edhe jashtë. faleminderit shumë, jam shumë mirënjohëse. E di që ke qenë një vajzë me një histori paksa të vështirë këtu. Si vajza vajzës, të puth fort. Puthe bebin, të fala Bardhit. Je shumë e mirë. Faleminderit”, thotë Egli e emocionuar.

Aldo ofendoi Valbonën, G-Bani i kthehet ashpër: “Ti ishe më…”

Pas deklaratës së Aldo Markut në një intervistë ku e cilësoi Valbonën si “budallaqja më e madhe” e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, nuk ka vonuar reagimi nga G Bani.

Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-banori i BBVA4 e ka cilësuar Aldon si personin që “u fsheh pas gishtit gjithë sezonin” për ndjenjat ndaj Danijes dhe në fund “e shiti si lojë”.

Ai shton se Valbona nuk ishte aspak budallaqe, përkundrazi ishte e sinqertë dhe nuk e përdori askënd për përfitime.


“Po pse nuk e përdore Valbonën në favorin tënd nëse ishte budallaqe?”, shkruan Bani, duke theksuar se Aldo është prekur nga fakti që ata (ai dhe Valbona) ishin të lumtur dhe kishin krijuar një marrëdhënie të sinqertë.

Në përfundim, ai e quajti Aldon “budalla i vërtetë” që shiti veten si mbrojtës i femrave, por që përfundoi duke ofenduar një grua publikisht. “Budalla! Që u shite për mbrojtës i femrave… dhe gjete të ofendosh një femër”, mbyll reagimin e tij G Bani.